1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Fikhu dhe bazat e fikhut

Hadithi “Në namazin e Bajramit isha i pranishëm tek Omer ibën Hatabi (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i cili tha: “I Dërguari i Allahut ﷺ ka ndaluar agjërimin e këtyre dy ditëve: ditën kur e përfundoni agjërimin tuaj (dita e Bajramit të Fitrit) dhe ditën kur hani prej kurbaneve (dita e Bajramit të Kurbanit).”

عَنْ أَبِي عُبَيْدٍ، مَوْلَى ابْنِ أَزْهَرَ، قَالَ:
شَهِدْتُ العِيدَ مَعَ عُمَرَ بْنِ الخَطَّابِ رَضِيَ اللَّهُ عَنْهُ، فَقَالَ: هَذَانِ يَوْمَانِ نَهَى رَسُولُ اللَّهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ عَنْ صِيَامِهِمَا: يَوْمُ فِطْرِكُمْ مِنْ صِيَامِكُمْ، وَاليَوْمُ الآخَرُ تَأْكُلُونَ فِيهِ مِنْ نُسُكِكُمْ.

Ebu Ubejdi, i çrobëruari i Ibën Ez'herit, ka thënë:
“Në namazin e Bajramit isha i pranishëm tek Omer ibën Hatabi (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i cili tha: “I Dërguari i Allahut ﷺ ka ndaluar agjërimin e këtyre dy ditëve: ditën kur e përfundoni agjërimin tuaj (dita e Bajramit të Fitrit) dhe ditën kur hani prej kurbaneve (dita e Bajramit të Kurbanit).”

Sahih Muttefek alejhi Sahihu i Buhariut - 1990

Shpjegimi

Profeti ﷺ e ndaloi agjërimin në ditët e Bajramit të Fitrit dhe të Kurbanit. Sa i përket Bajramit të Fitrit, ajo është dita e prishjes së agjërimit pas muajit Ramazan, ndërsa sa i përket ditës së Bajramit të Kurbanit, ajo është dita e ngrënies nga kurbanët.

Mësime nga hadithi

  1. Është e ndaluar të agjërohet në ditët e Bajramit të Fitrit, Bajramit të Kurbanit dhe në ditët e Teshrikut (tri ditët pas ditës së parë të Bajramit të Kurbanit), pasi ato janë të lidhura me ditën e Bajramit të Kurbanit, përveç atij që nuk ka kafshë për kurban, atij i lejohet të agjërojë në ditët e Teshrikut (teksa është në haxh).
  2. Ibën Haxheri ka thënë: "Thuhet se dobia e përshkrimit të këtyre dy ditëve është të tregojë shkakun pse është i obliguar mosagjërimi i tyre. Pra, të bëhet ndarje mes agjërimit dhe Bajramit dhe të shfaqet plotësimi i agjërimit përmes mosagjërimit pas Ramazanit. Ndërsa tjetri për shkak të kurbanit, me të cilin synohet afrimi tek Allahu përmes therjes së tij, me qëllim të ngrënies prej tij."
  3. Pëlqehet që ligjëruesi (hatibi) të përmendë në hutben e tij ato që kanë lidhje me kohën aktuale në aspektin e dispozitave dhe të jetë i kujdesshëm ndaj sezonave të adhurimeve.
  4. Lejueshmëria e ngrënies nga kurbani.

Shfaq përkthimet

46 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
UG ئۇيغۇرچە Ujgurisht
BN বাংলা Bangalisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
TA தமிழ் Tamilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
DE Deutsch Gjermanisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
SV Svenska Suedisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
NE नेपाली Nepalisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
MOS Moore الموري
MG Malagasy Malagasisht
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
WO Wolof الولوف
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية