1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Vlerat dhe rregullat

Hadithi All-llãhumme innĩ es’elukel ‘ãfijete fid-dun’jã wel ãḣirah

عَنِ ابنِ عُمَرَ رضي الله عنهما قَالَ:
لَمْ يَكُنْ رَسُولُ اللَّهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ يَدَعُ هَؤُلَاءِ الدَّعَوَاتِ، حِينَ يُمْسِي وَحِينَ يُصْبِحُ: «اللَّهُمَّ إِنِّي أَسْأَلُكَ الْعَافِيَةَ فِي الدُّنْيَا وَالْآخِرَةِ، اللَّهُمَّ إِنِّي أَسْأَلُكَ الْعَفْوَ وَالْعَافِيَةَ فِي دِينِي وَدُنْيَايَ وَأَهْلِي وَمَالِي، اللَّهُمَّ اسْتُرْ عَوْرَتِي -أَو: عَوْرَاتِي- وَآمِنْ رَوْعَاتِي، اللَّهُمَّ احْفَظْنِي مِنْ بَيْنِ يَدَيَّ، وَمِنْ خَلْفِي، وَعَنْ يَمِينِي، وَعَنْ شِمَالِي، وَمِنْ فَوْقِي، وَأَعُوذُ بِعَظَمَتِكَ أَنْ أُغْتَالَ مِنْ تَحْتِي».

Ibën Omeri (Allahu qoftë i kënaqu me të dy!) tregon se
i Dërguari i Allahut ﷺ nuk i linte këto lutje kur gdhihej dhe kur ngrysej: "All-llãhumme innĩ es’elukel ‘ãfijete fid-dun’jã wel ãḣirah, All-llãhumme innĩ es’elukel ‘afwe wel ‘ãfijete fĩ dĩnĩ we dun’jãje we ehlĩ we mãlĩ, All-llãhummestur ‘awrãtĩ, we ãmin raw’ãtĩ. All-llãhumme iḥfeḍhnĩ min bejni jedejje, we min ḣalfĩ, we ‘an jemĩnĩ we ‘an shimãlĩ, we min fewḳĩ, we e’ũdhu bi aḍhametike en uġtãle min taḥtĩ - O Allah! Të kërkoj të më ruash nga çdo e keqe në këtë botë dhe në botën tjetër. O Allah! Të lutem të më falësh dhe të më ruash nga të këqijat e të metat në fenë time, në jetën time të këtushme, në familjen time dhe në pasurinë time. O Allah! M’i mbulo të metat dhe më qetëso nga gjërat frikësuese. O Allah! Më ruaj nga para dhe nga prapa, nga e djathta dhe nga e majta, si dhe nga lart. Mbrohem me madhërinë Tënde, që të mos më përpijë toka nga poshtë!"

Sahih Transmeton Ebu Davudi, Nesaiu, Ibn Maxhe dhe Ahmedi Suneni i Ebu Davudit - 5074

Shpjegimi

I Dërguari i Allahut ﷺ nuk i linte këto lutje kur gdhihej dhe kur ngrysej:
"O Allah! Të kërkoj të më ruash nga çdo e keqe" dhe të më shpëtosh nga sëmundjet, fatkeqësitë dhe vështirësitë e kësaj bote, si dhe nga dëshirat dhe sprovat që kanë të bëjnë me fenë "në këtë botë dhe në botën tjetër", qofshin ato të menjëhershme apo të ardhshme."
"O Allah! Të lutem të më falësh", të m'i shlyesh mëkatet dhe të m'i tejkalon ato, "...dhe të më ruash" dhe të më shpëtosh nga të metat "...në fenë time", qofshin shirk (idhujtari), bidate (risi në fe) apo mëkate, dhe "në jetën time të këtushme", nga fatkeqësitë, lëndimet dhe të këqijat, dhe "në familjen time", gruan, fëmijët dhe të afërmit e mi, "dhe në pasurinë time", që e zotëroj dhe në punët e mia.
"O Allah! M’i mbulo të metat" dhe çfarëdo të metash, defekte dhe mangësish që kam, shlyeji mëkatet e mia, "...dhe më qetëso nga gjërat frikësuese", si paniku e të ngjashme.
"O Allah! Më ruaj" dhe largoji nga unë fatkeqësitë, mundimet dhe sprovimet. "...nga para dhe nga prapa, nga e djathta dhe nga e majta, si dhe nga lart." Profeti ﷺ e luti Allahun ta ruajë nga të gjitha drejtimet, sepse sprovimet dhe dëmet i afrohen njeriut nga këto drejtime.
"Mbrohem me madhërinë Tënde, që të mos më përpijë toka", ose të kapem e të ndëshkohem befasisht, "...nga poshtë!", dhe të shkatërrohem me shembje.

Mësime nga hadithi

  1. Përkujdesja për këto fjalë, duke e ndjekur kështu Profetin ﷺ."
  2. Njeriu, ashtu siç është urdhëruar të kërkojë nga Allahu që ta ruajë në fe, ashtu është urdhëruar të kërkojë edhe në këtë botë.
  3. Tibiu ka thënë: "(Kjo lutje) ka përfshirë gjashtë drejtimet, sepse të këqijat vijnë prej tyre, si dhe ka theksuar posaçërisht drejtimin e poshtëm për shkak se të këqijat vijnë prej tij."
  4. Më e mira për thënien e dhikrit është në mëngjes. Është koha nga lindja e agimit deri në lindjen e diellit në fillim të ditës, dhe pas ikindisë deri para perëndimit të diellit. Nëse e thotë pas këtyre kohëve, pra, në mëngjes pas ngritjes së diellit, i llogaritet tamam. Po ashtu, nëse e thotë pas drekës, i llogaritet tamam, dhe po ashtu pas akshamit, i llogaritet tamam, meqë kjo është koha për dhikër.
  5. Nëse argumenti tregon se dhikri ka kohë të caktuar gjatë natës, siç është leximi i dy ajeteve të fundit të surës el-Bekare, atëherë ato lexohen natën, që pas perëndimit të diellit.

Shfaq përkthimet

51 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
UG ئۇيغۇرچە Ujgurisht
BN বাংলা Bangalisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
TA தமிழ் Tamilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
DE Deutsch Gjermanisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
SV Svenska Suedisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
KY Кыргызча Kyrgyzisht
NE नेपाली Nepalisht
LT Lietuvių Lituanisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
TG тоҷикӣ Taxhikisht
RW Kinyarwanda Kinjaruandisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
MOS Moore الموري
MG Malagasy Malagasisht
OM Oromoo Oromisht
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
WO Wolof الولوف
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية