1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Vlerat dhe rregullat

Hadithi All-llahumme inni eseluke minel hajri kul-lihi, axhilihi ue axhilihi, ma alimtu minhu ue ma lem a'lam, ue eudhu bike minesh-sherri kul-lihi, axhilihi ue axhilihi, ma alimtu minhu ue ma lem a'lem. All-llahumme inni eseluke min hajri ma seeleke abduke ue nebij-juke, ue eudhu bike min sherri ma adhe bihi abduke ue nebij-juke. All-llahumme inni eselukel xhennete, ue ma karrabe ilejha min kaulin ue amelin, ue eudhu bike minen nar, ue ma karrabe ilejha min kaulin ue amelin, ue eseluke en texhale ala kul-li kadain kadajtehu li hajran! - O Allah, e kërkoj prej Teje çdo të mirë, atë të menjëhershmen dhe të vonuarën, atë që e di dhe atë që nuk e di. Dhe kërkoj mbrojtje tek Ti nga çdo e keqe, ajo e menjëhershmja dhe e vonuara, atë që e di dhe atë që nuk e di

عَنْ عَائِشَةَ أُمِّ المُؤْمِنينَ رضي الله عنها أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ عَلَّمَهَا هَذَا الدُّعَاءَ:
«اللَّهُمَّ إِنِّي أَسْأَلُكَ مِنْ الْخَيْرِ كُلِّهِ، عَاجِلِهِ وَآجِلِهِ، مَا عَلِمْتُ مِنْهُ وَمَا لَمْ أَعْلَمْ، وَأَعُوذُ بِكَ مِنْ الشَّرِّ كُلِّهِ، عَاجِلِهِ وَآجِلِهِ، مَا عَلِمْتُ مِنْهُ وَمَا لَمْ أَعْلَمْ، اللَّهُمَّ إِنِّي أَسْأَلُكَ مِنْ خَيْرِ مَا سَأَلَكَ عَبْدُكَ وَنَبِيُّكَ، وَأَعُوذُ بِكَ مِنْ شَرِّ مَا عَاذَ بِهِ عَبْدُكَ وَنَبِيُّكَ، اللَّهُمَّ إِنِّي أَسْأَلُكَ الْجَنَّةَ، وَمَا قَرَّبَ إِلَيْهَا مِنْ قَوْلٍ أَوْ عَمَلٍ، وَأَعُوذُ بِكَ مِنْ النَّارِ، وَمَا قَرَّبَ إِلَيْهَا مِنْ قَوْلٍ أَوْ عَمَلٍ، وَأَسْأَلُكَ أَنْ تَجْعَلَ كُلَّ قَضَاءٍ قَضَيْتَهُ لِي خَيْرًا».

Aishja, nëna e besimtarëve (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ia mësoi këtë lutje:
"All-llahumme inni eseluke minel hajri kul-lihi, axhilihi ue axhilihi, ma alimtu minhu ue ma lem a'lam, ue eudhu bike minesh-sherri kul-lihi, axhilihi ue axhilihi, ma alimtu minhu ue ma lem a'lem. All-llahumme inni eseluke min hajri ma seeleke abduke ue nebij-juke, ue eudhu bike min sherri ma adhe bihi abduke ue nebij-juke. All-llahumme inni eselukel xhennete, ue ma karrabe ilejha min kaulin ue amelin, ue eudhu bike minen nar, ue ma karrabe ilejha min kaulin ue amelin, ue eseluke en texhale ala kul-li kadain kadajtehu li hajran! - O Allah, e kërkoj prej Teje çdo të mirë, atë të menjëhershmen dhe të vonuarën, atë që e di dhe atë që nuk e di. Dhe kërkoj mbrojtje tek Ti nga çdo e keqe, ajo e menjëhershmja dhe e vonuara, atë që e di dhe atë që nuk e di. O Allah, e kërkoj prej Teje çdo të mirë që ta ka kërkuar robi dhe Profeti Yt, dhe kërkoj mbrojtje tek Ti nga çdo e keqe prej së cilës të ka kërkuar mbrojtje robi dhe Profeti Yt. O Allah, e kërkoj prej Teje Xhenetin dhe çdo gjë që të afron tek ai, qoftë fjalë apo vepër, dhe kërkoj mbrojtje tek Ti nga Zjarri dhe çdo gjë që të afron tek ai, qoftë fjalë apo vepër. Dhe të lus që çdo caktim që ke caktuar për mua ta bësh të mirë!"

Sahih رواه ابن ماجه وأحمد Suneni i Ibn Maxhes - 3846

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith ia mësoi Aishes (Allahu qoftë i kënaqur me të!) lutjet gjithëpërfshirëse, të cilat janë katër lutje:
E para: Lutje gjithëpërfshirëse për çdo mirësi: "O Allah, e kërkoj prej Teje çdo të mirë, atë të menjëhershmen dhe të vonuarën, atë që e di", që ma ke mësuar "dhe atë që nuk e di" që është në dijen Tënde, o i Lartësuar! Në këtë lutje ka dorëzim të çështjes tek Allahu, i Gjithëdituri, i Mirinformuari dhe i Buti; kështu që Allahu i Lartësuar zgjedh për muslimanin atë që është më e mira dhe më e përsosura. "Dhe kërkoj mbrojtje", mbështetem dhe strehohem "tek Ti nga çdo e keqe, ajo e menjëhershmja dhe e vonuara, atë që e di dhe atë që nuk e di."
E dyta: Kjo është një mbrojtje për muslimanin që mos t'i tejkalojë kufijtë në lutje. "O Allah, e kërkoj prej Teje", të lus për "çdo të mirë që ta ka kërkuar robi dhe Profeti Yt", Muhamedi ﷺ "dhe kërkoj mbrojtje tek Ti", strehohem dhe mbështetem të më ruash "nga çdo e keqe prej së cilës të ka kërkuar mbrojtje robi dhe Profeti Yt." Kjo është një lutje dhe kërkesë drejtuar Allahut që t’i japë lutësit nga ato që i ka kërkuar dhe e ka lutur për vete Profeti Muhamed ﷺ, pa përmendur llojet e veçanta të lutjeve që ai ﷺ i ka bërë.
E treta: Kërkesa për hyrjen në Xhenet dhe largimin nga Zjarri, e cila është dëshira e çdo muslimani dhe synimi i veprave të tij. "O Allah, e kërkoj prej Teje Xhenetin" dhe që të shpëtoj në të "...dhe çdo gjë që të afron tek ai, qoftë fjalë apo vepër" e mirë që të kënaq Ty, "...dhe kërkoj mbrojtje tek Ti nga Zjarri", sepse nuk ka shpëtim nga veprat e shëmtuara, veçse me mirësinë Tënde. "...dhe çdo gjë që të afron tek ai, qoftë fjalë apo vepër", nga mëkatet që të zemërojnë Ty.
E katërta: Lutja për të qenë i kënaqur me caktimin e Allahut. "Dhe të lus që çdo caktim që ke caktuar për mua ta bësh të mirë!" D.m.th., çdo çështje që Allahu ka caktuar për mua, ta bëjë të jetë në të mirën time. Kjo është një lutje për të qenë i kënaqur me caktimin e Allahut.

Mësime nga hadithi

  1. Nga ky hadith përfitojmë që bashkëshorti t'ia mësojë bashkëshortes gjërat e dobishme që kanë të bëjnë me çështjet e fesë dhe të kësaj bote, ashtu siç e mësoi Profeti ﷺ Aishen (Allahu qoftë i kënaqur me të!).
  2. Më e mira për muslimanin është t'i mësojë lutjet që kanë ardhur nga Profeti ﷺ, sepse ato janë nga lutjet gjithëpërfshirëse.
  3. Dijetarët kanë thënë për këtë hadith: "Ky është hadithi më i plotë ku e lusim Allahun për të mirat dhe i kërkojmë mbrojtje të na ruajë nga të këqijat. Ky është nga lutjet gjithëpërfshirëse që i janë dhënë Profetit ﷺ."
  4. Ndër shkaqet për hyrje në Xhenet, pas mëshirës së Allahut, janë veprat dhe fjalët e mira.

Shfaq përkthimet

50 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
BN বাংলা Bangalisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
TA தமிழ் Tamilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
DE Deutsch Gjermanisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
SV Svenska Suedisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
KY Кыргызча Kyrgyzisht
NE नेपाली Nepalisht
LT Lietuvių Lituanisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
TG тоҷикӣ Taxhikisht
RW Kinyarwanda Kinjaruandisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
MOS Moore الموري
MG Malagasy Malagasisht
OM Oromoo Oromisht
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
WO Wolof الولوف
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية