عن النعمان بن بَشِير رضي الله عنه قال: سمعت النبيَّ صلى الله عليه وسلم يقول:
«الدُّعَاءُ هُوَ الْعِبَادَةُ»، ثُمَّ قَرَأَ: «{وَقَالَ رَبُّكُمُ ادْعُونِي أَسْتَجِبْ لَكُمْ إِنَّ الَّذِينَ يَسْتَكْبِرُونَ عَنْ عِبَادَتِي سَيَدْخُلُونَ جَهَنَّمَ دَاخِرِينَ} [غافر: 60]».

Numan ibën Beshiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka dëgjuar Profetin ﷺ të thotë:
"Lutja është vetë adhurimi." Pastaj e lexoi (ajetin): "Zoti juaj ka thënë: “Lutmuni Mua, se do t’ju përgjigjem! Me të vërtetë, ata që tregohen mendjemëdhenj e nuk duan të më adhurojnë, do të hyjnë në Xhehenem të poshtëruar!" (Gafir, 60)

Sahih Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu, ibn Maxhe dhe Ahmedi Suneni i Tirmidhiut - 3247

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith na tregon se lutja është vetë adhurimi, prandaj duhet të jetë e gjitha e sinqertë ndaj Allahut, qoftë kjo (1) lutje kërkesë, pra, ta lusë Allahun e Lartësuar për gjërat që do t'i bëjnë dobi dhe ta lusë që t'ia largojë atë që e dëmton në këtë botë dhe në botën tjetër; qoftë (2) lutje adhurimi, e cila nënkupton gjithçka që Allahu e do dhe është i kënaqur, qoftë fjalë, qoftë vepër, e jashtme apo e brendshme. Adhurimet janë të zemrës, të trupit dhe që kanë të bëjnë me pasurinë.
Më pas Profeti ﷺ për këtë çështje u argumentua me këtë ajet kuranor, ku Allahu thotë: “Lutmuni Mua, se do t’ju përgjigjem! Me të vërtetë, ata që tregohen mendjemëdhenj e nuk duan të më adhurojnë, do të hyjnë në Xhehenem të poshtëruar!”

Mësime nga hadithi

  1. Lutja është themeli i adhurimit dhe si e tillë nuk lejohet t'i kushtohet dikujt tjetër pos Allahut.
  2. Lutja ngërthen në vete realitetin e robërimit (ndaj Allahut), pohimin se Allahu i Lartësuar është i panevojë (për ndokënd) e është i Fuqishëm dhe se robi është nevojtar për Të.
  3. Kërcënimi i ashpër (i përmendur në ajet) është dënimi për faktin se u treguan mendjemëdhenj ndaj adhurimit të Allahut dhe e lanë anash lutjen drejtuar Atij. Ata që janë mendjemëdhenj e nuk e lusin Allahun, do të hyjnë në Xhehenem të poshtëruar dhe të përçmuar.

Shfaq përkthimet

67 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
UG ئۇيغۇرچە Ujgurisht
BN বাংলা Bangalisht
FR Français Frëngjisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
TA தமிழ் Tamilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
DE Deutsch Gjermanisht
JA 日本語 Japonisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
SV Svenska Suedisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
KY Кыргызча Kyrgyzisht
NE नेपाली Nepalisht
YO Yorùbá Jorubisht
LT Lietuvių Lituanisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
TG тоҷикӣ Taxhikisht
RW Kinyarwanda Kinjaruandisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
CS Čeština Çekisht
MOS Moore الموري
MG Malagasy Malagasisht
FF Fulfulde Fulanisht
IT Italiano Italisht
OM Oromoo Oromisht
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
WO Wolof الولوف
BG Български البلغارية
AZ Azərbaycan Azerisht
EL Ελληνικά اليونانية
AK Akan الأكانية
UZ O‘zbek Uzbekisht
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
LN Lingala اللينجالا
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
BM Bambara البامبارية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية
RN Kirundi الكيروندي
YAO Yao الياو
KMR Kurmancî الكرمنجية