1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Vlerat dhe rregullat

Hadithi “Vërtet Zoti juaj është i Turpshëm dhe Bujar. Ai turpërohet nga robi i Tij që ky t’i ngrejë duart dhe Ai ta kthejë pa asgjë.”

عَنْ سَلْمَانَ رضي الله عنه قَالَ: قَالَ رَسُولُ اللَّهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ:
«إِنَّ رَبَّكُمْ حَيِيٌّ كَرِيمٌ، يَسْتَحْيِي مِنْ عَبْدِهِ إِذَا رَفَعَ يَدَيْهِ إِلَيْهِ أَنْ يَرُدَّهُمَا صِفْرًا».

Selmani (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Vërtet Zoti juaj është i Turpshëm dhe Bujar. Ai turpërohet nga robi i Tij që ky t’i ngrejë duart dhe Ai ta kthejë pa asgjë.”

Hasen Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe Ibn Maxhe Suneni i Ebu Davudit - 1488

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith ka inkurajuar ngritjen e duarve gjatë lutjes dhe ka treguar se Allahu i Lartësuar është i Turpshëm, pra zotëron një turp të madh dhe nuk e pengon dhënien. Ai vepron për robin e Tij atë që e gëzon dhe e largon prej tij atë që i sjell dëm. Është Bujar, Ai jep pa iu kërkuar, e çfarë të thuhet pastaj kur i kërkohet?! Ai turpërohet nga robi i Tij besimtar ta kthejë duart e ngritura në lutje pa përgjigje dhe të zhgënjyer.

Mësime nga hadithi

  1. Sa më shumë që njeriu shfaq nevojën e tij për Allahun e Lartësuar dhe e adhuron Atë, aq më shumë ka gjasa që lutja e tij të pranohet.
  2. Inkurajimi për të bërë lutje dhe theksimi se është e pëlqyeshme të ngrihen duart gjatë lutjes, pasi kjo është prej shkaqeve që ndihmojnë në pranimin e saj.
  3. Sqarimi i mirësisë së gjerë dhe mëshirës së madhe të Allahut ndaj robërve të Tij.

Shfaq përkthimet

45 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
BN বাংলা Bangalisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
TA தமிழ் Tamilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
DE Deutsch Gjermanisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
SV Svenska Suedisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
NE नेपाली Nepalisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
MOS Moore الموري
MG Malagasy Malagasisht
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
WO Wolof الولوف
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية