1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Kueani fisnik dhe shkencat e Kuranit

Hadithi “Ai që e di Kuranin përmendsh, shëmbëllen me pronarin e devesë së lidhur: nëse e mban për litari, ajo rri, e, nëse e lëshon, ikën.”

عَنِ ابْنِ عُمَرَ رَضِيَ اللَّهُ عَنْهُمَا أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ قَالَ:
«إِنَّمَا مَثَلُ صَاحِبِ القُرْآنِ كَمَثَلِ صَاحِبِ الإِبِلِ المُعَقَّلَةِ، إِنْ عَاهَدَ عَلَيْهَا أَمْسَكَهَا، وَإِنْ أَطْلَقَهَا ذَهَبَتْ».

Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Ai që e di Kuranin përmendsh, shëmbëllen me pronarin e devesë së lidhur: nëse e mban për litari, ajo rri, e, nëse e lëshon, ikën.”

Sahih Muttefek alejhi Sahihu i Buhariut - 5031

Shpjegimi

Profeti ﷺ e shëmbëlleu atë që e mëson Kuranin dhe është i rregullt në leximin e tij, qoftë duke e lexuar nga mushafi apo përmendsh, me një njeri që ka deve të lidhura nga gjunjët me litar. Nëse i mban të lidhura, ato mbeten nën kontrollin e tij, por nëse ua zgjidh lidhëset, ato ikin dhe largohen. Po kështu, shoqëruesi, hafizi i Kuranit, për sa kohë që e lexon, e mban mend atë, ndërsa nëse e lë pas dore, e harron. Sa kohë që lidhja me të ruhet vazhdimisht, edhe memorizimi mbetet i qëndrueshëm.

Mësime nga hadithi

  1. Nxitja për ta ruajtur vazhdimisht lidhjen me Kuranin, për ta lexuar rregullisht dhe për t'u ruajtur nga lënia e tij derisa të harrohet.
  2. Leximi i vazhdueshëm i Kuranit e stërvit gjuhën dhe e bën leximin e tij më të lehtë. Ndërsa, nëse lihet pas dore, leximi bëhet i vështirë dhe i rëndë.
  3. Kadi Ijadi ka thënë: "Kuptimi i shprehjes "shoqërues i Kuranit (sahibul Kuran)" është ai që është i familjarizuar me të. Shoqërimi do të thotë familjarizim. Kjo është njësoj si të thuhet: filani është shoqërues i filanit, ose si shprehjet "banorët e Xhenetit (ashabul xhenneh)" dhe "banorët e Zjarrit (ashabun nar)".
  4. Përdorimi i shembujve është një nga metodat e davetit (thirrjes në Islam).
  5. Ibn Haxheri ka thënë: "Ai i përmendi veçanërisht devetë, sepse ato janë kafshët shtëpiake më të vështira për t'u mbajtur nën kontroll. Pasi mësohen me lirinë, është e vështirë të rikthehen sërish nën kontroll."

Shfaq përkthimet

40 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
UG ئۇيغۇرچە Ujgurisht
BN বাংলা Bangalisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
MOS Moore الموري
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية