1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Vlerat dhe rregullat

Hadithi O djalosh! Thuaj: "Bismilah", ha me të djathtën dhe ha pranë vetes!

عن عُمر بن أبي سلمة رضي الله عنه قال:
كُنْتُ غُلَامًا فِي حَجْرِ رَسُولِ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ، وَكَانَتْ يَدِي تَطِيشُ فِي الصَّحْفَةِ، فَقَالَ لِي رَسُولُ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ: «يَا غُلَامُ، سَمِّ اللهَ، وَكُلْ بِيَمِينِكَ، وَكُلْ مِمَّا يَلِيكَ» فَمَا زَالَتْ تِلْكَ طِعْمَتِي بَعْدُ.

Omer ibën Ebi Seleme (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon:
"Isha djalosh i vogël nën përkujdesjen e të Dërguarit të Allahut ﷺ. Teksa hanim, dora ime shkonte andej-këndej nëpër pjatë. I Dërguari i Allahut ﷺ më tha: “O djalosh! Thuaj: "Bismilah", ha me të djathtën dhe ha pranë vetes!” Që nga ai çast, vazhdimisht veproj ashtu gjatë ngrënies.”

Sahih Muttefek alejhi Sahihu i Buhariut - 5376

Shpjegimi

Omer ibën Ebi Seleme (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i cili ishte i biri i gruas së Profetit ﷺ, Umu Selemes (Allahu qoftë i kënaqur me të!), dhe jetonte nën edukimin dhe përkujdesjen e tij, tregon se gjatë ngrënies i lëvizte duart nëpër të gjithë pjatën për të marrë ushqim andej-këndej. Prandaj, Profeti ﷺ ia mësoi atij këto tri rregulla të edukatës së të ngrënit:
1. Përmendja e emrit të Allahut, me "bismilah", në fillim të ngrënies.
2. Ngrënia me dorën e djathtë.
3. Të hahet nga ajo anë e ushqimit që është më afër tij.

Mësime nga hadithi

  1. Prej rregullave të të ngrënit është të fillohet me bismilah (përmendjen e emrit të Allahut).
  2. Fëmijëve t'u mësohen rregullat e edukatës, veçanërisht atyre që janë nën kujdesin e ndonjë njeriu.
  3. Butësia e Profetit ﷺ dhe shpirtgjerësia e tij në mësimin dhe disiplinimin e fëmijëve.
  4. Pjesë e edukatës së të ngrënit është që njeriu të hajë para vetes, përjashtim bën vetëm nëse ka lloje të ndryshme (ushqimesh a frutash), e në atë rast lejohet të merret (edhe në anët e tjera).
  5. Sahabët (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) u përmbaheshin rregullave që ua jepte Profeti ﷺ, e kjo përfitohet nga fjala e Omerit: "Që nga ai çast, vazhdimisht veproj ashtu gjatë ngrënies.”

Shfaq përkthimet

61 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
UG ئۇيغۇرچە Ujgurisht
BN বাংলা Bangalisht
FR Français Frëngjisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
TA தமிழ் Tamilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
DE Deutsch Gjermanisht
JA 日本語 Japonisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
SV Svenska Suedisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
KY Кыргызча Kyrgyzisht
NE नेपाली Nepalisht
YO Yorùbá Jorubisht
LT Lietuvių Lituanisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
SO Soomaali Somalisht
TG тоҷикӣ Taxhikisht
RW Kinyarwanda Kinjaruandisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
CS Čeština Çekisht
MOS Moore الموري
MG Malagasy Malagasisht
IT Italiano Italisht
OM Oromoo Oromisht
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
WO Wolof الولوف
AZ Azərbaycan Azerisht
UZ O‘zbek Uzbekisht
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
BM Bambara البامبارية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية
KMR Kurmancî الكرمنجية