1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Vlerat dhe rregullat

Hadithi “Ruhuni nga kjo ndyrësi që Allahu e ka ndaluar. Ai që e kryen, le ta fshehë veten me mbulimin e Allahut dhe le të pendohet tek Ai, sepse, kushdo që na e zbulon hapur mëkatin e tij, ne do ta zbatojmë mbi të Librin e Allahut të Lartmadhëruar

عَنْ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ عُمَرَ رضي الله عنهما أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ صلى الله عليه وسلم قَامَ بَعْدَ أَنْ رَجَمَ الْأَسْلَمِيَّ فَقَالَ:
«اجْتَنِبُوا ‌هَذِهِ ‌الْقَاذُورَةَ الَّتِي نَهَى اللَّهُ عَنْهَا فَمَنْ أَلَمَّ فَلْيَسْتَتِرْ بِسِتْرِ اللَّهِ وَلْيُتُبْ إِلَى اللَّهِ، فَإِنَّهُ مَنْ يُبْدِ لْنَا صَفْحَتَهُ نُقِمْ عَلَيْهِ كِتَابَ اللَّهِ عز وجل».

Abdullah ibën Umeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se, pasi u gurëzua një burrë nga fisi i Eslemëve, i Dërguari i Allahut ﷺ u ngrit dhe tha:
“Ruhuni nga kjo ndyrësi që Allahu e ka ndaluar. Ai që e kryen, le ta fshehë veten me mbulimin e Allahut dhe le të pendohet tek Ai, sepse, kushdo që na e zbulon hapur mëkatin e tij, ne do ta zbatojmë mbi të Librin e Allahut të Lartmadhëruar."

Sahih رواه الحاكم والبيهقي Mustedreku i Sahihajnit - 7615

Shpjegimi

Ibën Umeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka njoftuar se Profeti ﷺ mbajti një fjalim pas gurëzimit të Maiz ibën Malik Eslemiut (Allahu qoftë i kënaqur me të!), dispozitë që parashikohet me sheriat për atë që ka kryer imoralitet, dhe u foli njerëzve duke thënë: Ruhuni nga kjo ndyrësi dhe nga mëkatet e neveritshme e të shëmtuara që Allahu i ka ndaluar. Kush kryen një nga këto mëkate, duhet të bëjë dy gjëra: E para: Ta mbulojë veten, ashtu siç e ka mbuluar Allahu, dhe të mos e zbulojë mëkatin e tij. E dyta: Të nxitojë të pendohet tek Allahu dhe të mos këmbëngulë në të. Ndërsa ai, mëkati i të cilit bëhet publik për ne, ne do të zbatojmë mbi të ndëshkimin e paracaktur ligjërisht, që është në Librin e Allahut të Lartmadhërishëm për atë mëkat.

Mësime nga hadithi

  1. Inkurajimi që mëkatari ta mbulojë veten dhe të pendohet për mëkatin në mënyrë private mes tij dhe Zotit.
  2. Pasi udhëheqësi të njoftohet për shkeljen që ka të bëjë me ndëshkimet e parcaktuara ligjërisht (ar. hudud), atëherë bëhet e domosdoshme zbatimi i tyre.
  3. Është detyrim që të shmangen mëkatet dhe të bëhet pendim për to.

Shfaq përkthimet

58 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
UG ئۇيغۇرچە Ujgurisht
BN বাংলা Bangalisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
TA தமிழ் Tamilisht
TH ไทย Tajlandisht
DE Deutsch Gjermanisht
JA 日本語 Japonisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
KY Кыргызча Kyrgyzisht
NE नेपाली Nepalisht
LT Lietuvių Lituanisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
TG тоҷикӣ Taxhikisht
RW Kinyarwanda Kinjaruandisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
CS Čeština Çekisht
MOS Moore الموري
MG Malagasy Malagasisht
OM Oromoo Oromisht
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
WO Wolof الولوف
AZ Azərbaycan Azerisht
UZ O‘zbek Uzbekisht
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
BM Bambara البامبارية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية
DA Dansk الدنماركية
RN Kirundi الكيروندي
KMR Kurmancî الكرمنجية
MS Bahasa Melayu الملايو