1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Vlerat dhe rregullat

Hadithi Thuaj: Allahummekfini bihalalike an haramike, ue agnini bifadlike ammen siuake. (O Allah, më mjafto me atë që Ti e ke bërë hallall, që të mos kem nevojë për atë që Ti e ke bërë haram, dhe me mirësinë Tënde më bëj të mos kem nevojë për askënd tjetër veç Teje.)

عَنْ عَلِيٍّ رَضيَ اللهُ عنهُ أَنَّ مُكَاتَبًا جَاءَهُ، فَقَالَ: إِنِّي قَدْ عَجَزْتُ عَنْ مُكَاتَبَتِي فَأَعِنِّي، قَالَ: أَلاَ أُعَلِّمُكَ كَلِمَاتٍ عَلَّمَنِيهِنَّ رَسُولُ اللهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ، لَوْ كَانَ عَلَيْكَ مِثْلُ جَبَلِ صِيرٍ دَيْنًا أَدَّاهُ اللَّهُ عَنْكَ، قَالَ:
«قُلْ: اللَّهُمَّ اكْفِنِي بِحَلاَلِكَ عَنْ حَرَامِكَ، وَأَغْنِنِي بِفَضْلِكَ عَمَّنْ سِوَاكَ».

Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmetoi se një mukateb (robi që ka lidhur marrëveshje me zotërinë e tij për ta blerë lirinë e vet) erdhi tek ai dhe i tha: "Nuk kam mundur ta përmbush marrëveshjen time të mukatebes, prandaj më ndihmo." Ai tha: "A të mos t'i mësoj fjalët që m'i mësoi i Dërguari i Allahut ﷺ? Edhe sikur të kishe një borxh sa mali i Sirit, Allahu do ta shlyente atë për ty." Ai tha:
"Thuaj: Allahummekfini bihalalike an haramike, ue agnini bifadlike ammen siuake. (O Allah, më mjafto me atë që Ti e ke bërë hallall, që të mos kem nevojë për atë që Ti e ke bërë haram, dhe me mirësinë Tënde më bëj të mos kem nevojë për askënd tjetër veç Teje.)"

Hasen Transmeton Tirmidhiu Suneni i Tirmidhiut - 3563

Shpjegimi

Një burrë, i cili ishte rob, vajti te prijësi i besimtarëve, Ali ibn Ebi Talibi (Allahu qoftë i kënaqur me të!). Ai kishte lidhur marrëveshje me zotërinë e tij për ta blerë lirinë e vet, por nuk kishte pasur mundësi ta siguronte shumën e nevojshme për ta përmbushur atë. Ai tha: "Nuk kam mundur ta shlyej atë që kam detyrim, prandaj më ndihmo ta përmbush atë, qoftë me pasuri ose me mësim e udhëzim." Prijësi i besimtarëve i tha: "A të mos t'i mësoj fjalët që m'i mësoi i Dërguari i Allahut ﷺ? Edhe sikur të kishe borxh sa një mal që quhet Sir, i cili i përkiste fisit Taj, Allahu do ta shlyente atë për ty dhe do të të çlironte nga poshtërimi i tij." Ai tha: Thuaj: "Allahummekfini bihalalike an haramike, ue agnini bifadlike ammen siuake. (O Allah, më mjafto me atë që Ti e ke bërë hallall, që të më largosh nga ajo që Ti e ke bërë haram, dhe me mirësinë e bujarinë Tënde më bëj të mos kem nevojë për askënd tjetër përveç Teje.)"

Mësime nga hadithi

  1. Nxitja për t'u këshilluar dhe për të kërkuar mendimin e dijetarëve dhe njerëzve të devotshëm.
  2. Dijetarët dhe thirrësit në fenë e Allahut e kanë detyrë t'i udhëzojnë njerëzit drejt zgjidhjeve që i ndihmojnë në përballimin e problemeve të tyre.
  3. Nxitja për ta ndihmuar robin që ka lidhur marrëveshje (ar. mukateb) për ta fituar lirinë e tij.
  4. Nxitja për ta mësuar këtë lutje dhe për t'iu drejtuar Allahut me të.
  5. Furnizimi hallall, edhe nëse është i pakët, është më i mirë se pasuria haram, edhe nëse kjo është e shumtë.
  6. Të mjaftohesh me Allahun dhe të mos kesh nevojë për krijesat.
  7. Nxitja që kërkuesit t'i jepet një përgjigje e mirë, edhe kur nuk ke mundësi t'i japësh diçka.

Shfaq përkthimet

40 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
UG ئۇيغۇرچە Ujgurisht
BN বাংলা Bangalisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
MOS Moore الموري
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية