1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Vlerat dhe rregullat

Hadithi “Nuk ka besuar ndokush prej jush derisa të më dojë mua më shumë sesa prindin, fëmijën dhe të gjithë njerëzit e tjerë.”

عن أنس رضي الله عنه قال: قال النبي صلى الله عليه وسلم:
«لَا يُؤْمِنُ أَحَدُكُمْ حَتَّى أَكُونَ أَحَبَّ إِلَيْهِ مِنْ وَالِدِهِ وَوَلَدِهِ وَالنَّاسِ أَجْمَعِينَ».

Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë:
“Nuk ka besuar ndokush prej jush derisa të më dojë mua më shumë sesa prindin, fëmijën dhe të gjithë njerëzit e tjerë.”

Sahih Muttefek alejhi Sahihu i Buhariut - 15

Shpjegimi

I Dërguari i Allahut ﷺ në këtë hadith na tregon se një musliman nuk është besimplotë derisa t'i japë përparësi dashurisë për të Dërguarin e Allahut ﷺ kundrejt dashurisë ndaj nënës, babait, djalit, vajzës dhe të gjithë njerëzve. Kjo dashuri e bën të domosdoshme që t'i bindesh Profetit ﷺ, ta ndihmosh dhe të mos e kundërshtosh.

Mësime nga hadithi

  1. Është obligim që i Dërguari ﷺ të duhet dhe t'i jepet përparësi kësaj dashurie ndaj dashurisë së çdo krijese.
  2. Shenjë e dashurisë së përsosur është përkrahja e Sunetit të të Dërguarit të Allahut ﷺ dhe sakrifikimi i jetës dhe pasurisë për këtë.
  3. Dashuria për të Dërguarin ﷺ nënkupton t'i bindemi në atë që na urdhëron, t'i besojmë asaj që na tregon, t'i largohemi asaj që na qorton dhe ndalon e ta ndjekim e t'i braktisim bidatet (risitë në fe), nga të cilat na paralajmëron.
  4. E drejta e Profetit ﷺ është më e madhe se e të gjithë njerëzve, sepse ishte shkak që ne të udhëzoheshim e të shpëtonim nga devijimi, si dhe të na shpëtonte nga Xhehenemi e ta fitonim Xhenetin.

Shfaq përkthimet

65 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
UG ئۇيغۇرچە Ujgurisht
BN বাংলা Bangalisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
TA தமிழ் Tamilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
DE Deutsch Gjermanisht
JA 日本語 Japonisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
SV Svenska Suedisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
KY Кыргызча Kyrgyzisht
NE नेपाली Nepalisht
YO Yorùbá Jorubisht
LT Lietuvių Lituanisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
SO Soomaali Somalisht
TG тоҷикӣ Taxhikisht
RW Kinyarwanda Kinjaruandisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
CS Čeština Çekisht
MOS Moore الموري
MG Malagasy Malagasisht
FF Fulfulde Fulanisht
IT Italiano Italisht
OM Oromoo Oromisht
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
WO Wolof الولوف
BG Български البلغارية
AZ Azərbaycan Azerisht
UZ O‘zbek Uzbekisht
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
BM Bambara البامبارية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية
DA Dansk الدنماركية
RN Kirundi الكيروندي
KMR Kurmancî الكرمنجية
MS Bahasa Melayu الملايو