1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Vlerat dhe rregullat

Hadithi “Mos e mallkoni erën. Nëse shihni prej saj diçka që nuk e pëlqeni, atëherë thoni: "O Allah, të kërkojmë prej Teje të mirën e kësaj ere, të mirën që gjendet në të dhe të mirën me të cilën është urdhëruar. Dhe kërkojmë mbrojtje tek Ti nga e keqja e kësaj ere, nga e keqja që gjendet në të dhe nga e keqja me të cilën është urdhëruar.’”

عَنْ أُبَيِّ بْنِ كَعْبٍ رضي الله عنه قَالَ: قَالَ رَسُولُ اللهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ:
«لاَ تَسُبُّوا الرِّيحَ، فَإِذَا رَأَيْتُمْ مَا تَكْرَهُونَ فَقُولُوا: اللَّهُمَّ إِنَّا نَسْأَلُكَ مِنْ خَيْرِ هَذِهِ الرِّيحِ وَخَيْرِ مَا فِيهَا وَخَيْرِ مَا أُمِرَتْ بِهِ، وَنَعُوذُ بِكَ مِنْ شَرِّ هَذِهِ الرِّيحِ وَشَرِّ مَا فِيهَا وَشَرِّ مَا أُمِرَتْ بِهِ».

Ubej ibn Kabi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Mos e mallkoni erën. Nëse shihni prej saj diçka që nuk e pëlqeni, atëherë thoni: "O Allah, të kërkojmë prej Teje të mirën e kësaj ere, të mirën që gjendet në të dhe të mirën me të cilën është urdhëruar. Dhe kërkojmë mbrojtje tek Ti nga e keqja e kësaj ere, nga e keqja që gjendet në të dhe nga e keqja me të cilën është urdhëruar.’”

Sahih Transmeton Tirmidhiu Suneni i Tirmidhiut - 2252

Shpjegimi

I Dërguari i Allahut ﷺ e ndaloi fyerjen dhe mallkimin e erës, sepse ajo është e urdhëruar nga Krijuesi i saj. Ajo vjen si me mëshirë, ashtu edhe me ndëshkim, dhe mallkimi i saj është njësoj si mallkimi i Allahut, Krijuesit të saj, dhe shprehje e pakënaqësisë ndaj caktimit të Tij. Pastaj, i Dërguari i Allahut ﷺ na udhëzoi që t’i drejtohemi Allahut, Krijuesit të saj, duke i kërkuar prej Tij të mirën e erës, të mirën që gjendet në të dhe të mirën për të cilën është dërguar, siç është sjellja e shiut apo bartja e polenit dhe dobi të ngjashme. Po ashtu, na mësoi të kërkojmë mbrojtje te Allahu nga e keqja e saj, nga e keqja që gjendet në të dhe nga e keqja për të cilën është dërguar, siç është shkatërrimi i të mbjellave, i pemëve, i bagëtive, rrëzimi i ndërtesave e të ngjashme. Kërkimi i Allahut në këtë formë është pohim i robërisë dhe nënshtrimit ndaj Tij.

Mësime nga hadithi

  1. Ndalimi i mallkimit të erës është për shkak se ajo është një krijesë e cila drejtohet nga urdhri hyjnor. Për pasojë, mallkimi i saj në fund kthehet te Krijuesi dhe Rregulluesi i saj, gjë që shfaq mangësi në teuhid.
  2. Kthimi tek Allahu dhe të kërkimi mbrojtje prej Tij nga e keqja e asaj që Ai ka krijuar.
  3. Era mund të urdhërohet të sjellë të mira, dhe mund të urdhërohet gjithashtu të sjellë të këqija.
  4. Ibn Bazi ka thënë: "Mallkimi i erës bën pjesë te mëkatet, ngase ajo është krijesë e cila drejtohet me urdhër hyjnor dhe është dërguar si me të mira, ashtu edhe me të këqija. Për këtë arsye, nuk lejohet të fyhet, e as të thuhet: “Allahu e mallkoftë erën”, ose “Allahu e luftoftë erën”, ose “Allahu mos e bekoftë këtë erë”, apo diçka e ngjashme. Përkundrazi, besimtari duhet të veprojë sipas udhëzimit të Profetit ﷺ.
  5. Ky ndalim i mallkimit dhe fyerjes së erës përfshin gjithashtu edhe gjëra të tjera që lidhen me vapën, të ftohtin, diellin, pluhurin dhe gjithçka tjetër që bën pjesë në krijimin dhe administrimin e Allahut."

Shfaq përkthimet

47 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
UG ئۇيغۇرچە Ujgurisht
BN বাংলা Bangalisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
TA தமிழ் Tamilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
DE Deutsch Gjermanisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
SV Svenska Suedisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
NE नेपाली Nepalisht
YO Yorùbá Jorubisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
MOS Moore الموري
MG Malagasy Malagasisht
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
WO Wolof الولوف
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية