1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Vlerat dhe rregullat

Hadithi “Betimi (në tregti) mundëson shitjen e produktit, por e zhduk bereqetin.”

عَن أَبي هُرَيْرَةَ رضي الله عنه قَالَ: سَمِعْتُ رَسُولَ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ يَقُولُ:
«الْحَلِفُ مَنْفَقَةٌ لِلسِّلْعَةِ، مَمْحَقَةٌ لِلرِّبْحِ».

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë:
“Betimi (në tregti) mundëson shitjen e produktit, por e zhduk bereqetin.”

Sahih Muttefek alejhi Sahihu i Muslimit - 1606

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith ka paralajmëruar kundër betimit dhe përsëritjes së tij të shpeshtë, edhe nëse njeriu është i sinqertë gjatë shitblerjes. Ai ka treguar se një gjë e tillë mund të ndihmojë në shitjen e mallit dhe në promovimin e tij, por në të vërtetë e pakëson dhe ia zhduk bereqetin fitimit. Allahu i Lartësuar mund ta shkatërrojë këtë pasuri në forma të ndryshme: përmes vjedhjes, zjarrit, fundosjes, konfiskimit, plaçkitjes ose në çfarëdo mënyre tjetër që e çon në humbjen e pasurisë së njeriut.

Mësime nga hadithi

  1. Madhështia e betimit në emër të Allahut dhe se ai duhet bërë vetëm kur është i domosdoshëm.
  2. Fitimi i ndaluar, edhe nëse është i madh në sasi, është i privuar nga begatia dhe i zbrazët nga e mira.
  3. El Kariu ka thënë: "Humbja e begatisë në pasurinë e fituar mund të ndodhë përmes shkatërrimit, që e godet atë pasuri, përmes shpenzimit në mënyra që nuk i sjellin asnjë dobi në këtë botë e as shpërblim në botën tjetër; ose mbetet me të, por ai privohet nga përfitimi i saj; ose e trashëgon dikush që nuk e vlerëson."
  4. Neveviu ka thënë: "Prej dobive të këtij hadithi është ndalimi i betimit të shpeshtë në shitblerje, pasi betimi pa nevojë është i qortuar. Për më tepër, ai e promovon mallin, ndërsa blerësi mund të mashtrohet nga betimi."
  5. Betimi i shpeshtë është mangësi në besim dhe mangësi në teuhid, sepse betimi i tepërt çon në dy gjëra: E para, në pakujdesi dhe moskokëçarje ndaj kësaj çështjeje. E dyta, në gënjeshtër, sepse ai që betohet shpesh rrezikon të bie në gënjeshtër. Prandaj, njeriu duhet ta minimizojë këtë dhe të përmbahet nga betimi i tepërt, e për këtë Allahu i Lartësuar thotë: "Por ruajini betimet tuaja!" (El Maide, 89)

Shfaq përkthimet

45 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
BN বাংলা Bangalisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
TA தமிழ் Tamilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
DE Deutsch Gjermanisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
SV Svenska Suedisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
NE नेपाली Nepalisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
MOS Moore الموري
MG Malagasy Malagasisht
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
WO Wolof الولوف
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية