1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Vlerat dhe rregullat

Hadithi “I poshtëruar qoftë ai njeri, tek i cili përmendem dhe nuk dërgon salavat mbi mua. I poshtëruar qoftë ai njeri që e arrin muajin Ramazan e pastaj ai kalon pa iu falur mëkatet. I poshtëruar qoftë ai njeri njeri që i ka prindërit gjallë në pleqëri e nuk bëhen shkak që ai të hyjë në Xhenet.”

عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ رضي الله عنه قَالَ: قَالَ رَسُولُ اللهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ:
«رَغِمَ أَنْفُ رَجُلٍ ذُكِرْتُ عِنْدَهُ فَلَمْ يُصَلِّ عَلَيَّ، وَرَغِمَ أَنْفُ رَجُلٍ دَخَلَ عَلَيْهِ رَمَضَانُ ثُمَّ انْسَلَخَ قَبْلَ أَنْ يُغْفَرَ لَهُ، وَرَغِمَ أَنْفُ رَجُلٍ أَدْرَكَ عِنْدَهُ أَبَوَاهُ الكِبَرَ فَلَمْ يُدْخِلاَهُ الجَنَّةَ».

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“I poshtëruar qoftë ai njeri, tek i cili përmendem dhe nuk dërgon salavat mbi mua. I poshtëruar qoftë ai njeri që e arrin muajin Ramazan e pastaj ai kalon pa iu falur mëkatet. I poshtëruar qoftë ai njeri njeri që i ka prindërit gjallë në pleqëri e nuk bëhen shkak që ai të hyjë në Xhenet.”

Sahih Transmetojnë Tirmidhiu dhe Ahmedi Suneni i Tirmidhiut - 3545

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith ka bërë lutje kundër tre llojeve të njerëzve, që hundët e tyre të ngjiten në pluhur, si shenjë poshtërimi, turpërimi dhe humbjeje: Lloji i parë: Ai në praninë e të cilit përmendet Profeti ﷺ, por ai nuk dërgon salavate mbi të, duke thënë: "Sal-lallahu alejhi ue selem" ose ngjashëm me këtë. Lloji i dytë: Ai që e arrin muajin Ramazan dhe pastaj ky muaj i kalon pa iu falur, për shkak të pakujdesisë së tij në kryerjen e veprave të bindjes ndaj Allahut. Lloji i tretë: Ai njeri, të cilit prindërit i arrijnë pleqërinë pranë tij, por ata nuk bëhen shkak që ai të hyjë në Xhenet, për shkak të mosbindjes dhe neglizhencës së tij në përmbushjen e të drejtave të tyre.

Mësime nga hadithi

  1. Sindiu ka thënë: "Në përfundim, secili prej këtyre njerëzve ka pasur një mundësi, dhe sikur të mos ishte pakujdesia e tyre, ata do të kishin fituar një pjesë të madhe të mirësisë. Meqë u treguan të mangët dhe e humbën atë, ata vërtet kanë dështuar dhe kanë pësuar humbje."
  2. Ky hadith inkurajon për Dërgimin e salavateve mbi Profetin ﷺ sa herë që përmendet emri i tij.
  3. Angazhimin dhe përkushtimin në adhurim gjatë muajit Ramazan.
  4. Kujdesin dhe zellin në respektimin e prindërve dhe nderimin e tyre, sidomos në pleqëri.

Shfaq përkthimet

46 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
UG ئۇيغۇرچە Ujgurisht
BN বাংলা Bangalisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
TA தமிழ் Tamilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
DE Deutsch Gjermanisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
SV Svenska Suedisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
NE नेपाली Nepalisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
MOS Moore الموري
MG Malagasy Malagasisht
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
WO Wolof الولوف
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية