1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Vlerat dhe rregullat

Hadithi 'Thuaj, nuk ka të adhuruar tjetër veç Allahut, i Cili është i Vetëm, pa ortak, Allahu është më i Madhi, Atij i takon falënderimi i shumtë, i Pastër është Allahu, Zoti i botëve, nuk ka ndryshim dhe as fuqi veçse nëpërmjet Allahut të Gjithëfuqishmit, të Urtit.'

عَنْ سَعْدٍ رضي الله عنها قَالَ:
جَاءَ أَعْرَابِيٌّ إِلَى رَسُولِ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ، فَقَالَ: عَلِّمْنِي كَلَامًا أَقُولُهُ، قَالَ: «قُلْ: لَا إِلَهَ إِلَّا اللهُ وَحْدَهُ لَا شَرِيكَ لَهُ، اللهُ أَكْبَرُ كَبِيرًا، وَالْحَمْدُ لِلَّهِ كَثِيرًا، سُبْحَانَ اللهِ رَبِّ الْعَالَمِينَ، لَا حَوْلَ وَلَا قُوَّةَ إِلَّا بِاللهِ الْعَزِيزِ الْحَكِيمِ» قَالَ: فَهَؤُلَاءِ لِرَبِّي، فَمَا لِي؟ قَالَ: «قُلْ: اللهُمَّ اغْفِرْ لِي وَارْحَمْنِي وَاهْدِنِي وَارْزُقْنِي».

Nga Sa'di (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përcillet se ka thënë:
"Një beduin erdhi te Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) dhe i tha: 'Më mëso disa fjalë që t'i them!' Pejgamberi tha: 'Thuaj, nuk ka të adhuruar tjetër veç Allahut, i Cili është i Vetëm, pa ortak, Allahu është më i Madhi, Atij i takon falënderimi i shumtë, i Pastër është Allahu, Zoti i botëve, nuk ka ndryshim dhe as fuqi veçse nëpërmjet Allahut të Gjithëfuqishmit, të Urtit.' Beduini tha: 'Këto fjalë janë për Zotin tim, po për mua çfarë ka?' Pejgamberi i tha: 'Thuaj: O Allah, më fal, më mëshiro, më udhëzo dhe më furnizo!'"

Sahih Transmeton Muslimi Sahihu i Muslimit - 2696

Shpjegimi

Një burrë nga banorët e shkretëtirës i kërkoi Pejgamberit (paqja qoftë mbi të!) t'i mësonte një dhikër që ta bënte dhe Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) i tha: Thuaj: "Nuk ka të adhuruar tjetër veç Allahut, i Cili është i Vetëm, pa ortak." Pejgamberi e filloi porosinë me dëshminë e teuhidit, kuptimi i së cilës është se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut. "Allahu është më i Madhi!" D.m.th: Allahu është më i madh dhe më madhështor se çdo gjë. "Falënderimi i shumtë i takon Allahut!" D.m.th: Allahut i takon falënderimi i shumtë për cilësitë, veprimet dhe mirësitë e Tij të panumërta. "I Pastër është Allahu, Zoti i botëve!" D.m.th: Ai është i pastër nga çdo e metë. "Nuk ka ndryshim dhe as fuqi veçse nëpërmjet Allahut, të Gjithëfuqishmit, të Urtit." D.m.th: Nuk kalohet nga një gjendje te tjetra, veçse falë Allahut, falë ndihmës dhe orientimit të Tij. Burri tha: “Këto fjalë janë për Zotin tim për ta përkujtuar dhe madhëruar Atë. Po unë çfarë lutjesh mund të bëj për veten time?” Dhe Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) i tha: "Thuaj: OAllah, më fal mua!" Me anë të fshirjes dhe mbulimit të mëkateve. "Dhe më mëshiro!" Duke më sjellë dobi dhe mirësi në fe dhe në jetën materiale. "Dhe më udhëzo!" Duke më orientuar te gjendja më e mirë dhe rruga e drejtë. "Dhe më furnizo me rrizk!" D.m.th: më furnizo me pasuri të pastër, me shëndet, me mirëqenie dhe me çdo gjë të mirë.

Mësime nga hadithi

  1. Nxitja për kujtimin e Allahut të Madhëruar me anë të thënies; La ilahe il-lallah, Allahu ekber, Elhamdulilah dhe Subhanallah.
  2. Pëlqehet që të përmendet dhe të lëvdohet Allahu i Madhëruar para se të lutemi.
  3. Pëlqehet që njeriu të përzgjedhë duatë më të mira, ato që janë të transmetuara nga Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) dhe që përfshijnë mirësitë e kësaj jete dhe të jetës tjetër. Sidoqoftë, ai mund të lutet për çdo gjë që dëshiron.
  4. Njeriu duhet të ketë zell për të mësuar çështjet që i sjellin dobi atij në këtë jetë dhe në jetën tjetër.
  5. Nxitja për të kërkuar falje, mëshirë dhe rrizk ngase këto përfshijnë gjithë të mirat.
  6. Meraku i Pejgamberit (paqja qoftë mbi të!) për t'i mësuar umetit të tij çështjet që u sjellin atyre dobi.
  7. Mëshira është renditur pas faljes, në mënyrë që të plotësohet procesi i pastrimit; falja është mbulim dhe fshirje e mëkateve dhe shpëtim nga Zjarri, ndërsa mëshira është përçim i mirësive dhe hyrje në Xhenet. Pikërisht kjo është fitorja e madhe.

Shfaq përkthimet

58 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
UG ئۇيغۇرچە Ujgurisht
BN বাংলা Bangalisht
FR Français Frëngjisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
DE Deutsch Gjermanisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
SV Svenska Suedisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
KY Кыргызча Kyrgyzisht
NE नेपाली Nepalisht
YO Yorùbá Jorubisht
LT Lietuvių Lituanisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
SO Soomaali Somalisht
TG тоҷикӣ Taxhikisht
RW Kinyarwanda Kinjaruandisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
CS Čeština Çekisht
MOS Moore الموري
MG Malagasy Malagasisht
IT Italiano Italisht
OM Oromoo Oromisht
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
WO Wolof الولوف
AZ Azərbaycan Azerisht
UZ O‘zbek Uzbekisht
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية
KMR Kurmancî الكرمنجية