1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Vlerat dhe rregullat

Hadithi Atë që thotë: 'Bismil-lahi el-ledhi la jedurru measmihi shejun filardi ua la fis-semai ue huves-semiul alim, - Me emrin e Allahut, me të cilin asgjë nuk mund të dëmtojë në tokë dhe në qiell, dhe Ai është Gjithëdëgjuesi, i Gjithëdituri", tri herë, nuk do ta godasë ndonjë fatkeqësi e papritur deri në mëngjes

عَنْ أَبَانَ بْنِ عُثْمَانَ قَالَ: سَمِعْتُ عُثْمَانَ ابْنِ عَفَّانَ رضي الله عنه يَقُولُ: سَمِعْتُ رَسُولَ اللَّهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ يَقُولُ:
«مَنْ قَالَ بِسْمِ اللَّهِ الَّذِي لَا يَضُرُّ مَعَ اسْمِهِ شَيْءٌ، فِي الْأَرْضِ، وَلَا فِي السَّمَاءِ، وَهُوَ السَّمِيعُ الْعَلِيمُ، ثَلَاثَ مَرَّاتٍ، لَمْ تُصِبْهُ فَجْأَةُ بَلَاءٍ، حَتَّى يُصْبِحَ، وَمَنْ قَالَهَا حِينَ يُصْبِحُ ثَلَاثُ مَرَّاتٍ، لَمْ تُصِبْهُ فَجْأَةُ بَلَاءٍ حَتَّى يُمْسِيَ»، قَالَ: فَأَصَابَ أَبَانَ بْنَ عُثْمَانَ الْفَالِجُ، فَجَعَلَ الرَّجُلُ الَّذِي سَمِعَ مِنْهُ الْحَدِيثَ يَنْظُرُ إِلَيْهِ، فَقَالَ لَهُ: مَا لَكَ تَنْظُرُ إِلَيَّ؟ فَوَاللَّهِ مَا كَذَبْتُ عَلَى عُثْمَانَ، وَلَا كَذَبَ عُثْمَانُ عَلَى النَّبِيِّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ، وَلَكِنَّ الْيَوْمَ الَّذِي أَصَابَنِي فِيهِ مَا أَصَابَنِي غَضِبْتُ فَنَسِيتُ أَنْ أَقُولَهَا.

Eban ibën Othmani transmeton se e ka dëgjuar Othman ibën Afanin (Allahu qoftë i kënaqur me të!) duke thënë: "E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ të thotë:
"Atë që thotë: 'Bismil-lahi el-ledhi la jedurru measmihi shejun filardi ua la fis-semai ue huves-semiul alim, - Me emrin e Allahut, me të cilin asgjë nuk mund të dëmtojë në tokë dhe në qiell, dhe Ai është Gjithëdëgjuesi, i Gjithëdituri", tri herë, nuk do ta godasë ndonjë fatkeqësi e papritur deri në mëngjes. Gjithashtu atë që e thotë këtë në mëngjes tri herë, nuk do ta godasë ndonjë fatkeqësi e papritur deri në mbrëmje." Eban ibën Othmanin e godit paraliza, kësisoj njeriu që e kishte dëgjuar këtë hadith prej tij e shikoi (me habi). Atëherë Ebani i tha: "Pse më shikon ashtu? Pasha Allahun, nuk kam gënjyer për Othmanin dhe as Othmani nuk ka gënjyer për Profetin ﷺ, por ditën kur më goditi kjo që më goditi, isha i zemëruar dhe e harrova ta thosha këtë lutje."

Sahih Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu, Nesaiu në “Es-Sunen el-kubra”, Ibn Maxhe dhe Ahmedi Suneni i Ebu Davudit - 5088

Shpjegimi

Profeti ﷺ ka sqaruar se kush thotë çdo mëngjes pas lindjes së agimit dhe çdo mbrëmje para perëndimit të diellit, tri herë: "Bismil-lah, - Me emrin e Allahut'' kërkoj ndihmë dhe mbrohem nga çdo gjë që mund të dëmtojë. " me të cilin asgjë nuk mund të dëmtojë", pra, kur të përmendet emri i Tij asgjë nuk mund të të dëmtojë, sado e madhe qoftë ajo "në tokë" apo që del jashtë saj nga fatkeqësitë, qoftë "në qiell", apo nga fatkeqësitë që zbresin prej tij. "Ai është Gjithëdëgjuesi" i fjalëve tona dhe "i Gjithëdituri" për gjendjen tonë (të tillin nuk e godet gjë).
Atë që e thotë këtë lutje në mbrëmje, nuk do ta godasë fatkeqësia papritur deri në mëngjes, sikurse atë që e thotë atë në mëngjes, nuk do ta godasë fatkeqësia papritur deri në mbrëmje.
Transmetuesi i hadithit, Eban ibn Othmani u godit nga paraliza (në njërën anë të trupit). Njeriu që e kishte dëgjuar hadithin prej tij e shikonte me habi! Atëherë Ebani i tha: "Pse më shikon kështu?! Pasha Allahun, unë nuk kam gënjyer për Othmanin dhe as Othmani nuk ka gënjyer për Profetin ﷺ. Por atë ditë kur më goditi kjo sëmundje, Allahu nuk kishte caktuar që ta thosha këtë lutje. Më kishte kapluar zemërimi dhe e harrova t’i shqiptoja këto fjalë të përmendura (në këtë lutje)."

Mësime nga hadithi

  1. Pëlqehet të thuhet ky dhikër në mëngjes dhe në mbrëmje, që njeriu të jetë i mbrojtur, me lejen e Allahut të Lartësuar, nga fatkeqësitë e papritura, dëmet apo sprovat e ngjashme.
  2. Bindja e fortë e gjeneratave të para të Islamit ndaj Allahut dhe besimi i tyre i plotë në atë që ka njoftuar i Dërguari i Allahut ﷺ.
  3. Një nga përfitimet e kufizimit të dhikrit në mëngjes dhe mbrëmje është këputja e shkujdesjes për muslimanin dhe kujdesi i tij i vazhdueshëm se ai është rob i Allahut të Lartësuar.
  4. Në përpjestim me besimin e atij që e përmend Allahun, përulësinë, praninë e zemrës, sinqeritetin dhe bindjen, do të realizohet ndikimi i dhikrit.

Shfaq përkthimet

51 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
UG ئۇيغۇرچە Ujgurisht
BN বাংলা Bangalisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
TA தமிழ் Tamilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
DE Deutsch Gjermanisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
SV Svenska Suedisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
KY Кыргызча Kyrgyzisht
NE नेपाली Nepalisht
LT Lietuvių Lituanisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
TG тоҷикӣ Taxhikisht
RW Kinyarwanda Kinjaruandisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
MOS Moore الموري
MG Malagasy Malagasisht
OM Oromoo Oromisht
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
WO Wolof الولوف
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية