1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Vlerat dhe rregullat

Hadithi “Sikur ta dinin njerëzit çfarë shpërblimi përmban ezani dhe safi i parë, e për këtë të mos u mbetej asnjë zgjidhje tjetër, përveçse duke hedhur short mes vete, atëherë do ta bënin

عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ رَضيَ اللهُ عنهُ أَنَّ رَسُولَ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ قَالَ:
«لَوْ يَعْلَمُ النَّاسُ مَا فِي النِّدَاءِ وَالصَّفِّ الْأَوَّلِ ثُمَّ لَمْ يَجِدُوا إِلَّا أَنْ يَسْتَهِمُوا عَلَيْهِ لَاسْتَهَمُوا، وَلَوْ يَعْلَمُونَ مَا فِي التَّهْجِيرِ لَاسْتَبَقُوا إِلَيْهِ، وَلَوْ يَعْلَمُونَ مَا فِي الْعَتَمَةِ وَالصُّبْحِ لَأَتَوْهُمَا وَلَوْ حَبْوًا».

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Sikur ta dinin njerëzit çfarë shpërblimi përmban ezani dhe safi i parë, e për këtë të mos u mbetej asnjë zgjidhje tjetër, përveçse duke hedhur short mes vete, atëherë do ta bënin. Po ashtu, sikur ta dinin çfarë shpërblimi ka vajtja herët për namaz, do të garonin për të. Sikur ta dinin çfarë përmban namazi i Jacisë dhe ai i Sabahut, do të shkonin për t'i falur, qoftë dhe këmbadoras .”

Sahih Muttefek alejhi Sahihu i Muslimit - 437

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith tregoi se sikur njerëzit ta dinin vlerën, mirësinë dhe bekimin që gjendet në ezan (thirrjen për namaz) dhe në rreshtin e parë, e sikur të mos kishin asnjë mënyrë tjetër për t'i dhënë përparësi dikujt përveçse përmes hedhjes së shortit për të përcaktuar se kush i meriton më shumë, ata do ta bënin këtë. Sikur ta dinin shpërblimin e nxitimit për në namaz në kohën e tij më të hershme, do të garonin për të. Dhe sikur ta dinin shpërblimin e ardhjes në namazin e Jacisë dhe të Sabahut, do ta kishin të lehtë të shkonin edhe sikur t'u duhej të ecnin këmbadoras, ashtu siç nis të ecë fëmija.

Mësime nga hadithi

  1. Vënia në dukje e vlerës së ezanit.
  2. Vënia në dukje e vlerës së rreshtit të parë dhe të qenët pranë imamit.
  3. Vlera e nxitimit për në namaz, në kohën e tij të parë e të pëlqyer, për shkak të vlerës së tij të madhe dhe dobisë së shumtë. Këto përfshijnë: arritjen e rreshtit të parë, kapjen e namazit që nga fillimi i tij, faljen e namazit nafile, leximin e Kuranit, kërkimin e faljes për të nga ana e melekëve, si dhe faktin që personi konsiderohet sikur është në namaz gjatë kohës që pret namazin, si dhe shpërblimeve të tjera.
  4. Nxitja e fortë për pjesëmarrje në namazin me xhemat të këtyre dy namazeve dhe shpërblimi i madh që lidhet me këtë, për shkak të vështirësisë që ato i shkaktojnë shpirtit, duke ndërprerë si fillimin, ashtu edhe fundin e gjumit. Për këtë arsye, ato janë namazet më të rënda për hipokritët.
  5. Neveviu ka thënë: "Kjo vërteton vlefshmërinë e hedhjes së shortit për të drejtat që kontestohen ose kur ka konkurrencë për to."
  6. Rreshti i dytë është më i mirë se i treti, i treti është më i mirë se i katërti, e kështu me radhë.

Shfaq përkthimet

40 Gjuha
EN English Anglisht
ID Indonesia Indonezisht
BN বাংলা Bangalisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
TA தமிழ் Tamilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
SV Svenska Suedisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
MOS Moore الموري
MG Malagasy Malagasisht
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
WO Wolof الولوف
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية