1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Fikhu dhe bazat e fikhut

Hadithi Kryeni vazhdimisht Haxhin dhe Umren, sepse ato i largojnë varfërinë dhe mëkatet, ashtu siç heq zjarri i farkëtarit papastërtitë nga hekuri, ari dhe argjendi. Ndërsa Haxhi i pranuar nuk ka shpërblim tjetër përveç Xhenetit

عَنْ عَبْدِ اللهِ بْنِ مَسْعُودٍ قَالَ: قَالَ رَسُولُ اللهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ:
«تَابِعُوا بَيْنَ الحَجِّ وَالعُمْرَةِ، فَإِنَّهُمَا يَنْفِيَانِ الفَقْرَ وَالذُّنُوبَ كَمَا يَنْفِي الكِيرُ خَبَثَ الحَدِيدِ، وَالذَّهَبِ، وَالفِضَّةِ، وَلَيْسَ لِلْحَجَّةِ الْمَبْرُورَةِ ثَوَابٌ إِلاَّ الجَنَّةُ».

Abdullah ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
"Kryeni vazhdimisht Haxhin dhe Umren, sepse ato i largojnë varfërinë dhe mëkatet, ashtu siç heq zjarri i farkëtarit papastërtitë nga hekuri, ari dhe argjendi. Ndërsa Haxhi i pranuar nuk ka shpërblim tjetër përveç Xhenetit."

Sahih رواه الترمذي والنسائي وأحمد Suneni i Tirmidhiut - 810

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith inkurajoi kryerjen e riteve të Haxhit dhe riteve të Umrës në vazhdimësi, pa ndërprerje, sa herë që njeriu është në gjendje t'i kryejë. Kjo sepse kryerja e tyre shërben si një mënyrë për të larguar varfërinë dhe mëkatet, si dhe efektin e tyre mbi zemrën, ashtu si e fryra e zjarrit me gjyryk largon papastërtitë dhe metale të tjera nga hekuri.

Mësime nga hadithi

  1. Vlera e kryerjes së Haxhit dhe Umres në vazhdimësi dhe inkurajimi për një gjë të tillë.
  2. Kryerja e Haxhit dhe Umres janë ndër mjetet për fitimin e pasurisë dhe faljen e mëkateve.
  3. Mubarekfuri, për pjesën: “...largojnë varfërinë”, ka thënë: "Domethënë e heqin atë. Kjo mund t’i referohet si varfërisë së jashtme, e cila lehtësohet me fitimin e pasurisë, ashtu edhe varfërisë së brendshme, e cila largohet duke e pasuruar zemrën."

Shfaq përkthimet

34 Gjuha
EN English Anglisht
ID Indonesia Indonezisht
BN বাংলা Bangalisht
TR Türkçe Turqisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
MOS Moore الموري
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية