عَنْ أَبِي بُرْدَةَ، عَنْ أَبِيهِ أَبِي مُوسَى الأَشْعَريِّ رَضِيَ اللَّهُ عَنْهُ:
أَنَّ النَّبِيَّ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ بَعَثَهُ إِلَى اليَمَنِ، فَسَأَلَهُ عَنْ أَشْرِبَةٍ تُصْنَعُ بِهَا، فَقَالَ: وَمَا هِيَ؟، قَالَ: «البِتْعُ وَالمِزْرُ»، فَقِيلَ لِأَبِي بُرْدَةَ: مَا البِتْعُ؟ قَالَ: نَبِيذُ العَسَلِ، وَالمِزْرُ: نَبِيذُ الشَّعِيرِ، فَقَالَ: «كُلُّ مُسْكِرٍ حَرَامٌ» خرجه البخاري. وَخَرَّجَهُ مُسْلِمٌ وَلَفْظُهُ: قَالَ: بَعَثَنِي رَسُولُ اَلله أَنَا وَمُعَاذٌ إِلَى اَليَمَنِ، فَقُلْتُ: يَا رَسُولُ اَللَّهِ! إِنَّ شَرَابًا يُصْنَعُ بِأَرْضِنَا يُقَال لَهُ: المِزَرُ مِنَ الشَّعِيرِ، وَشَرَابٌ يُقَالُ لَهُ: البِتْعُ مِنَ العَسَلِ، فَقَالَ: «كُلُّ مُسْكِرٍ حَرَامٌ». وَفِي رِوَايَةٍ لِمُسْلِمٍ: «فَقَالَ: كُلُّ مَا أَسْكَرَ عَنِ الصَّلَاةِ فَهُوَ حَرَامٌ». وَفِي رِوَايَةٍ لَهُ: «وَكَانَ رَسُولُ الله قَدْ أُعْطِيَ جَوَامِعَ الكَلِمِ بِخَوَاتِمِهِ، فَقَالَ: أَنْهَى عَنْ كُلِّ مُسْكِرٍ أَسْكَرَ عَنْ الصَّلَاةِ».

Ebu Burde përcjell nga babai i tij e ky nga Ebu Musa Eshariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!)
se i Dërguari i Allahut ﷺ e kishte dërguar atë në Jemen, ndërsa ky e kishte pyetur për disa pije që prodhoheshin atje. I Dërguari e pyeti: "Cilat janë ato?" Ky i tha: "Bit'i dhe mizri". -Njerëzit e pyetën Ebu Burden: “Ç'është bit'i?” Ai iu përgjigj: “Bit'i është pije e (prodhuar) nga mjalti, kurse mizri pije e (prodhuar) nga elbi.- Atëherë i Dërguari ﷺ tha: "Çdo lëndë dehëse është haram." Transmetoi Buhariu. Edhe Muslimi e ka transmetuar këtë hadith dhe teksti i tij është kështu: Ebu Musa Eshariu, Allahu qoftë i kënaqur me të!)) ka thënë: “I Dërguari ﷺ më dërgoi mua dhe Muadh ibën Xhebelin në Jemen.” (Kur u ktheva) unë e pyeta: “O i Dërguari i Allahut, në vendin ku ishim ne (Jemen) prodhohej një pije prej elbit që quhej mizër dhe një pije prej mjalti, që quhej bit'ë. Ai ﷺ tha: “Çdo pije dehëse është haram.” Në një version tjetër të Muslimit, thuhet: "Profeti tha: 'Çdo pije që deh duke u bërë pengesë për faljen e namazit, është haram.'" Gjithashtu në një version tjetër të tij, thuhet se Ebu Musa Eshariu, (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Të Dërguarit ﷺ i ishte dhënë aftësia e të shprehurit me fjalë gjithëpërfshirëse dhe kuptimplota, kësisoj ai tha: “Ju ndaloj nga çdo pije dehëse, e cila për shkak të dehjes bëhet pengesë për faljen e namazit.”

Sahih رواه البخاري ومسلم الأربعون النووية - 46

Shpjegimi

Ebu Musa Eshariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari ﷺ e dërgoi atë në Jemen, dhe e pyeti për disa pije që prodhoheshin atje, nëse ishin haram apo jo. Atëherë Pejgamberi ﷺ kërkoi sqarime rreth tyre. Ebu Musai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) i tregoi se bëhej fjalë për dy pije. Njëra quhej “Bit'ë", pije e (prodhuar) nga mjalti, kurse tjetra quhej "Mizër", pije e (prodhuar) nga elbi." I Dërguari ﷺ, të cilit i ishte dhënë aftësia e të shprehurit me fjalë gjithëpërfshirëse, tha: "Çdo pije dehëse është haram."

Mësime nga hadithi

  1. Nebidhi (arb): është uji në të cilin hidhet hurma, ose mjalt, ose elb apo gjëra të tjera të ngjashme me to dhe ai merr prej tyre një shije të ëmbël, dhe më pas mund të fermentohet dhe të bëhet dehës.
  2. Hadithi shërben si rregull për ndalimin e të gjitha llojeve të lëndëve dehëse, si vera, hashashi etj.
  3. Rëndësia e pyetjes për ato gjëra që i nevojiten muslimanit.
  4. Hera e parë që u ndalua alkooli ishte në kohën e faljes së namazit, sepse disa prej muhaxhirëve u falën dhe gjatë leximit në namaz e ngatërruan leximin e tyre; atëherë zbriti fjala e Allahut të Lartësuar: "O besimtarë! Mos u falni kur jeni të dehur, prisni të kthjelloheni e të dini se ç’flisni..." (En Nisa, 43) Lajmëtari i Profetit ﷺ thërriste: “I dehuri të mos i afrohet namazit!” E më pas Allahu e ndaloi atë në mënyrë absolute me fjalën e Tij: "O besimtarë! Me të vërtetë, pijet alkoolike, bixhozi, idhujt dhe shigjetat e fallit janë vepra të ndyta nga punët e djallit. Prandaj, largohuni nga ato, që të shpëtoni! Vërtet, djalli me pije alkoolike dhe me bixhoz kërkon që të fusë midis jush armiqësi e urrejtje dhe t’ju pengojë nga përmendja e Allahut dhe kryerja e namazit. Andaj, a po hiqni dorë?" (El Maide: 90-91)
  5. Allahu i Lartësuar e bëri haram alkoolin, sepse ai përmban dëme dhe rreziqe të mëdha.
  6. Kriteri për ndalimin e një lënde është prania e vetisë së dehjes në të; kështu që nëse nebidhi merr vetinë e dehjes, atëherë ai është i ndaluar, e nëse nuk e merr vetinë e dehjes, atëherë ai është i lejuar.

Shfaq përkthimet

57 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
BN বাংলা Bangalisht
FR Français Frëngjisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
TA தமிழ் Tamilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
DE Deutsch Gjermanisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
KY Кыргызча Kyrgyzisht
NE नेपाली Nepalisht
LT Lietuvių Lituanisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
TG тоҷикӣ Taxhikisht
RW Kinyarwanda Kinjaruandisht
HU Magyar Hungarisht
CS Čeština Çekisht
MOS Moore الموري
MG Malagasy Malagasisht
OM Oromoo Oromisht
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
WO Wolof الولوف
AZ Azərbaycan Azerisht
UZ O‘zbek Uzbekisht
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
BM Bambara البامبارية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية
DA Dansk الدنماركية
RN Kirundi الكيروندي
KMR Kurmancî الكرمنجية
MS Bahasa Melayu الملايو