1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Vlerat dhe rregullat

Hadithi “Pasi banorët e Xhenetit të hyjnë në të, Allahu i Lartësuar u thotë: “A dëshironi t'ju jap edhe më shumë?”

عَنْ صُهَيْبٍ رضي الله عنه عَنِ النَّبِيِّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ قَالَ:
«إِذَا دَخَلَ أَهْلُ الْجَنَّةِ الْجَنَّةَ، قَالَ: يَقُولُ اللهُ تَبَارَكَ وَتَعَالَى: تُرِيدُونَ شَيْئًا أَزِيدُكُمْ؟ فَيَقُولُونَ: أَلَمْ تُبَيِّضْ وُجُوهَنَا؟ أَلَمْ تُدْخِلْنَا الْجَنَّةَ، وَتُنَجِّنَا مِنَ النَّارِ؟ قَالَ: فَيَكْشِفُ الْحِجَابَ، فَمَا أُعْطُوا شَيْئًا أَحَبَّ إِلَيْهِمْ مِنَ النَّظَرِ إِلَى رَبِّهِمْ عَزَّ وَجَلَّ».

Suhejbi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë:
“Pasi banorët e Xhenetit të hyjnë në të, Allahu i Lartësuar u thotë: “A dëshironi t'ju jap edhe më shumë?” Ata thonë: “A nuk na i ke zbardhur fytyrat? A nuk na ke futur në Xhenet dhe na ke shpëtuar nga Zjarri?” Atëherë Ai e largon perden, saqë, atyre nuk u është dhënë diçka më e dashur sesa shikimi në Zotin e tyre të Lartmadhërishëm.”

Sahih Transmeton Muslimi Sahihu i Muslimit - 181

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith tregon se kur banorët e Xhenetit të hyjnë në Xhenet, Allahu i Lartësuar do t’u thotë:
A dëshironi diçka që t'ju shtoj më shumë?
Atëherë banorët e Xhenetit, që të gjithë do të thonë: ''A nuk na i zbardhe fytyrat tona? A nuk na fute në Xhenet dhe na shpëtove nga Zjarri?''
Atëherë Allahu do ta largojë perden dhe do ta ngrejë atë; perdja e Tij është drita. Atyre nuk do t’u jepet asgjë më e dashur sesa ta shohin Zotin e tyre, të Lartësuar dhe të Madhëruar.

Mësime nga hadithi

  1. Largimi i perdes për banorët e Xhenetit, kësisoj do ta shohin Zotin e tyre, ndërsa jobesimtarët do të jenë të privuar nga kjo.
  2. Begatia më e madhe në Xhenet është kur besimtarët do ta shohin Zotin e tyre.
  3. Të gjithë banorët e Xhenetit, pavarësisht nga pozitat e tyre, do ta shohin Zotin e tyre, të Lartësuar dhe të Madhëruar.
  4. Mirësia e Allahut ndaj besimtarëve, meqë i fut ata në Xhenet.
  5. Rëndësia e nxitimit për në Xhenet, përmes veprave të mira dhe bindjes ndaj Allahut të Lartësuar dhe Dërguarit të Tij ﷺ.

Shfaq përkthimet

50 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
BN বাংলা Bangalisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
TA தமிழ் Tamilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
DE Deutsch Gjermanisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
SV Svenska Suedisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
KY Кыргызча Kyrgyzisht
NE नेपाली Nepalisht
LT Lietuvių Lituanisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
TG тоҷикӣ Taxhikisht
RW Kinyarwanda Kinjaruandisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
MOS Moore الموري
MG Malagasy Malagasisht
OM Oromoo Oromisht
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
WO Wolof الولوف
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية