1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Vlerat dhe rregullat

Hadithi E kam pyetur të Dërguarin e Allahut ﷺ (a bëj mëkat) në lidhje me shikimin e paqëllimshëm (në femrën e ndaluar), e ai më urdhëroi që ta ndal shikimin e të mos e vazhdoj atë

عَنْ جَرِيرِ بْنِ عَبْدِ اللهِ رَضيَ اللهُ عنه قَالَ:
سَأَلْتُ رَسُولَ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ عَنْ نَظَرِ الْفُجَاءَةِ فَأَمَرَنِي أَنْ أَصْرِفَ بَصَرِي.

Xherir ibën Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë:
"E kam pyetur të Dërguarin e Allahut ﷺ (a bëj mëkat) në lidhje me shikimin e paqëllimshëm (në femrën e ndaluar), e ai më urdhëroi që ta ndal shikimin e të mos e vazhdoj atë."

Sahih Transmeton Muslimi Sahihu i Muslimit - 2159

Shpjegimi

Xherir ibën Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) e pyeti Profetin ﷺ për një burrë që shikon një grua të huaj befas, paqëllimshëm, kësisoj Profeti ﷺ e urdhëroi që ta kthejë fytyrën nga ana tjetër sapo ta marrë vesh (se nuk e ka të lejuar ta shohë të tillën), kështu që nuk ka mëkat për këtë.

Mësime nga hadithi

  1. Inkurajimi për ta ulur shikimin (nga harami).
  2. Tërheqja e vërejtjes kundër vazhdimit të shikimit në atë që është e ndaluar të shikohet, nëse shikimi rastis në të befas, paqëllishëm.
  3. Prej dobive të këtij hadithi është se të qenët haram shikimi i grave është një çështje e vërtetuar në mesin e sahabëve, siç dëshmohet nga fakti se Xheriri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) e pyeti Profetin ﷺ nëse shikimi i tij rastis mbi një grua paqëllimshëm se a është njësoj ky vendim sikurse vendimi për atë që qëllimshëm e shikon (një grua të huaj).
  4. Këtu shfaqet kujdesi i fesë për interesat e njerëzve, pasi ajo ua ka ndaluar atyre shikimin e grave për shkak të dëmeve që sjell, si në këtë botë, ashtu dhe në botën tjetër.
  5. Kthimi i sahabëve te Profeti ﷺ dhe pyetja e tij për atë që u dukej e paqartë është një shembull se si njerëzit e zakonshëm duhet të kthehen te dijetarët e tyre dhe t’u bëjnë pyetje për gjërat e paqarta.

Shfaq përkthimet

52 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
BN বাংলা Bangalisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
TA தமிழ் Tamilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
DE Deutsch Gjermanisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
SV Svenska Suedisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
KY Кыргызча Kyrgyzisht
NE नेपाली Nepalisht
LT Lietuvių Lituanisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
TG тоҷикӣ Taxhikisht
RW Kinyarwanda Kinjaruandisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
CS Čeština Çekisht
MOS Moore الموري
MG Malagasy Malagasisht
OM Oromoo Oromisht
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
WO Wolof الولوف
AZ Azərbaycan Azerisht
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية