1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Vlerat dhe rregullat

Hadithi Dy lloje njerëzish që janë nga banorët e Zjarrit, nuk i kam parë (ende). Lloji i parë: njerëz që kanë kamxhikë si bishtat e lopëve, me të cilët i godasin njerëzit (padrejtësisht). Lloji i dytë: gra të veshura e të zhveshura; të lakuara e të anuara!

عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ رضي الله عنه قَالَ: قَالَ رَسُولُ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ:
«صِنْفَانِ مِنْ أَهْلِ النَّارِ لَمْ أَرَهُمَا، قَوْمٌ مَعَهُمْ سِيَاطٌ كَأَذْنَابِ الْبَقَرِ يَضْرِبُونَ بِهَا النَّاسَ، وَنِسَاءٌ كَاسِيَاتٌ عَارِيَاتٌ مُمِيلَاتٌ مَائِلَاتٌ، رُؤُوسُهُنَّ كَأَسْنِمَةِ الْبُخْتِ الْمَائِلَةِ، لَا يَدْخُلْنَ الْجَنَّةَ، وَلَا يَجِدْنَ رِيحَهَا، وَإِنَّ رِيحَهَا لَيُوجَدُ مِنْ مَسِيرَةِ كَذَا وَكَذَا».

Nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përcillet se Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) ka thënë:
"Dy lloje njerëzish që janë nga banorët e Zjarrit, nuk i kam parë (ende). Lloji i parë: njerëz që kanë kamxhikë si bishtat e lopëve, me të cilët i godasin njerëzit (padrejtësisht). Lloji i dytë: gra të veshura e të zhveshura; të lakuara e të anuara! Kokat e tyre i kanë si gungat e anuara të devesë. Këto lloj grash s’kanë për të hyrë në Xhenet dhe as që kanë për ta nuhatur aromën e tij, e cila nuhatet nga shumë larg.”

Sahih Transmeton Muslimi Sahihu i Muslimit - 2128

Shpjegimi

Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) paralajmëron nga dy lloje njerëzish prej banorëve të zjarrit, që nuk i ka parë dhe që nuk ishin të pranishëm në kohën e tij, por që do të shfaqeshin më vonë.
Lloji i parë: disa njerëz që mbajnë me vete kamxhikë të gjatë si bishtat e lopëve, me të cilët godasin njerëzit. Bëhet fjalë për policinë dhe përkrahësit e tiranëve, të cilët i dhunojnë njerëzit padrejtësisht.
Lloji i dytë: disa femra, të cilat do ta heqin prej trupit të tyre rrobën e ndershmërisë dhe të turpit, që e karakterizon femrën zakonisht.
Ato janë përshkruar si të veshura në të vërtetë dhe të zhveshura nga ana morale, ngase rrobat që ato veshin janë të holla dhe të tejdukshme dhe e mbulojnë trupin pjesërisht. Ato e bëjnë këtë për të shfaqur bukurinë e tyre. Ato i lakojnë zemrat e burrave me veshjen dhe kapardisjen e tyre në ecje, duke lëkundur supet e tyre. Kësisoj, ato i tërheqin të tjerët drejt devijimit në të cilin gjenden vetë. Prej tipareve të tyre është se kokat e tyre janë si gunga e anuar e devesë; ato i zmadhojnë kokat e tyre, duke i lidhur me mbulesa ose copa pëlhure. Përngjasimi me gungat e deveve lidhet me flokët e tyre të lartë dhe gërshetat e tyre që ngrihen mbi kokat e tyre, duke i lidhur ato në një mënyrë që të anohen nga njëra anë e kokës, siç anohet gunga e devesë. Ato femra që i kanë këto tipare janë pjesë e këtij kërcënimi të ashpër; që nuk do të mund të hyjnë në Xhenet dhe nuk do të mund ta nuhasin aromën e tij, edhe pse aroma e tij nuhatet nga shumë larg.

Mësime nga hadithi

  1. Ndalimi i rrahjes dhe i lëndimit të njerëzve që nuk kanë bërë faj a mëkat.
  2. Ndalimi i përkrahjes së mizorëve në mizorinë e tyre.
  3. Paralajmërimi i femrave nga pispillosja dhe lakuriqësia dhe nga rrobat e ngushta ose të tejdukshme, që përshkruajnë pjesët intime ose formën e trupit.
  4. Nxitja e femrës muslimane që t'i përmbahet urdhëresave të Allahut dhe largimi i saj nga gjërat që e hidhërojnë Atë dhe që e bëjnë atë të denjë për të marrë ndëshkim të rreptë dhe të amshueshëm në jetën e përtejme.
  5. Ky hadith është një prej dëshmive të pejgamberisë së Pejgamberit tonë (paqja qoftë mbi të!), ngase përmes tij ai ka lajmëruar për çështje të fshehta, që nuk kishin ndodhur ende dhe ato ndodhën ashtu siç pati lajmëruar ai.

Shfaq përkthimet

57 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
UG ئۇيغۇرچە Ujgurisht
BN বাংলা Bangalisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
DE Deutsch Gjermanisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
SV Svenska Suedisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
KY Кыргызча Kyrgyzisht
NE नेपाली Nepalisht
YO Yorùbá Jorubisht
LT Lietuvių Lituanisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
SO Soomaali Somalisht
TG тоҷикӣ Taxhikisht
RW Kinyarwanda Kinjaruandisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
CS Čeština Çekisht
MOS Moore الموري
MG Malagasy Malagasisht
IT Italiano Italisht
OM Oromoo Oromisht
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
WO Wolof الولوف
AZ Azərbaycan Azerisht
UZ O‘zbek Uzbekisht
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية
KMR Kurmancî الكرمنجية