1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Fikhu dhe bazat e fikhut

Hadithi “Kur dikush ka dyshime në namaz dhe nuk di sa rekate i ka falur, tri apo katër, le ta shpërfillë dyshimin dhe le të mbështetet në atë që është i sigurt. Pastaj le t'i bëjë dy sexhde para se të japë selam

عَنْ أَبِي سَعِيدٍ الْخُدْرِيِّ رضي الله عنه قَالَ: قَالَ رَسُولُ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ:
«إِذَا شَكَّ أَحَدُكُمْ فِي صَلَاتِهِ، فَلَمْ يَدْرِ كَمْ صَلَّى ثَلَاثًا أَمْ أَرْبَعًا، فَلْيَطْرَحِ الشَّكَّ، وَلْيَبْنِ عَلَى مَا اسْتَيْقَنَ، ثُمَّ يَسْجُدُ سَجْدَتَيْنِ قَبْلَ أَنْ يُسَلِّمَ، فَإِنْ كَانَ صَلَّى خَمْسًا شَفَعْنَ لَهُ صَلَاتَهُ، وَإِنْ كَانَ صَلَّى إِتْمَامًا لِأَرْبَعٍ كَانَتَا تَرْغِيمًا لِلشَّيْطَانِ».

Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Kur dikush ka dyshime në namaz dhe nuk di sa rekate i ka falur, tri apo katër, le ta shpërfillë dyshimin dhe le të mbështetet në atë që është i sigurt. Pastaj le t'i bëjë dy sexhde para se të japë selam. Nëse i ka falur pesë rekate, këto dy sexhde do t'ia bëjnë namazin çift, e, nëse i ka plotësuar katër rekate, atëherë dy sexhdet do ta poshtërojnë shejtanin.”

Sahih Transmeton Muslimi Sahihu i Muslimit - 571

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith sqaron se, nëse namazliu është në mëdyshje rreth namazit të tij dhe nuk e di sa rekate ka falur, tri apo katër, atëherë të heqë numrin shtesë për të cilin dyshon dhe të mos e marrë për bazë. Në këtë rast trerekatëshi është i sigurt, kësisoj ai duhet të falë rekatin e katërt, pastaj të bëjë dy sexhde para se të japë selam.
Nëse realisht namazliu i ka falur katër rekate, atëherë me shtimin e një rekati janë bërë pesë, e dy sexhdet janë zëvendësim për një rekat, rrjedhimisht numri do të jetë çift e jo tek. Ndërkaq, nëse me rekatin shtesë në fakt i ka falur katër rekate, atëherë e ka kryer atë që e ka pasur obligim, pa shtuar e pa cunguar gjë.
Dy sexhdet e harresës shërbejnë si poshtërim e mposhtje për shejtanin dhe bëjnë që ai të largohet i përbuzuar, larg nga synimi i tij, sepse ai ia ngatërroi namazin besimtarit dhe bëri përpjekje për t'ia prishur, mirëpo namazi i birit të Ademit u plotësua kur ai e zbatoi urdhrin e Allahut të Lartësuar dhe e bëri sexhden, ndërsa Iblisi mëkatoi kur refuzoi t'i bindet Allahut për t'i bërë sexhde Ademit.

Mësime nga hadithi

  1. Nëse namazliu dyshon në namazin e tij dhe njëra prej këtyre dy numrave (tri a katër rekate) nuk mbizotëron tek ai, atëherë ai duhet të shpërfillë dyshimin dhe të veprojë me atë që është i bindur, që në këtë rast është numri më i vogël (tri rekate), kështu që duhet ta plotësojë namazin dhe t'i dy bëjë dy sexhde të harresës para se të japë selam, e pastaj jep selam për ta përfunduar namazin.
  2. Këto dy sexhde e plotësojnë namazin dhe e kthejnë shejtanin mbrapsht të poshtëruar, të nënçmuar, larg asaj që synon.
  3. Dyshimi në këtë hadith nënkupton dilemën, pa asnjë anim tek njëri prej dy mendimeve, e nëse ekziston një mendim që mbizotëron mbi tjetrin, atëherë veprohet sipas tij.
  4. Inkurajimi për t'i luftuar dhe për t'i larguar vesveset përmes zbatimit të urdhrave të fesë.

Shfaq përkthimet

56 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
BN বাংলা Bangalisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
TA தமிழ் Tamilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
DE Deutsch Gjermanisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
SV Svenska Suedisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
KY Кыргызча Kyrgyzisht
NE नेपाली Nepalisht
YO Yorùbá Jorubisht
LT Lietuvių Lituanisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
SO Soomaali Somalisht
TG тоҷикӣ Taxhikisht
RW Kinyarwanda Kinjaruandisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
CS Čeština Çekisht
MOS Moore الموري
MG Malagasy Malagasisht
OM Oromoo Oromisht
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
WO Wolof الولوف
AZ Azərbaycan Azerisht
UZ O‘zbek Uzbekisht
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية
KMR Kurmancî الكرمنجية