1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Akidja

Hadithi “Unë e di mirë se je thjesht gur: nuk bën as dëm, as dobi. Sikur të mos e kisha parë Profetin ﷺ duke të puthur, nuk do të të puthja as unë.”

عَنْ عُمَرَ رَضِيَ اللَّهُ عَنْهُ:
أَنَّهُ جَاءَ إِلَى الحَجَرِ الأَسْوَدِ فَقَبَّلَهُ، فَقَالَ: إِنِّي أَعْلَمُ أَنَّكَ حَجَرٌ، لاَ تَضُرُّ وَلاَ تَنْفَعُ، وَلَوْلاَ أَنِّي رَأَيْتُ النَّبِيَّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ يُقَبِّلُكَ مَا قَبَّلْتُكَ.

Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!)
shkoi te Guri i Zi, e puthi dhe i tha: “Unë e di mirë se je thjesht gur: nuk bën as dëm, as dobi. Sikur të mos e kisha parë Profetin ﷺ duke të puthur, nuk do të të puthja as unë.”

Sahih Muttefek alejhi Sahihu i Buhariut - 1597

Shpjegimi

Omer ibn Hatabi, prijësi i besimtarëve (Allahu qoftë i kënaqur me të!), shkoi te Guri i Zi në këndin e Qabesë dhe e puthi atë. Pastaj, tha: “Unë e di mirë se je thjesht gur, nuk bën as dëm as dobi. Sikur të mos e kisha parë Profetin ﷺ duke të puthur, nuk do të të puthja as unë.”

Mësime nga hadithi

  1. Lejohet puthja e Gurit të Zi për ata që kryejnë tavaf, kur kalojnë pranë tij, nëse kjo mund të lehtësohet.
  2. Qëllimi i puthjes së Gurit të Zi është pasimi i të Dërguarit të Allahut ﷺ.
  3. Neveviu ka thënë: "Kuptimi është se ai nuk ka fuqi të sjellë dobi apo dëm. Është një gur i krijuar si krijesat e tjera, që as nuk dëmton e as nuk sjell dobi. Omeri e kumtoi këtë gjatë sezonit të Haxhit, që njerëzit nga vende të ndryshme ta dëgjonin dhe ta ruanin prej tij."
  4. Adhurimet janë teukifije (të përcaktuara nga Kurani dhe Suneti), prandaj asgjë prej tyre nuk është e ligjshme, përveç asaj që e ka ligjësuar Allahu dhe i Dërguari i Tij.
  5. Nëse një adhurim është vërtetuar në mënyrë autentike, ai duhet praktikuar edhe nëse urtësia e tij nuk dihet, sepse një nga qëllimet e tij është nënshtrimi dhe bindja e njerëzve në zbatimin e tij.
  6. Ndalohet puthja e gurëve apo e objekteve të tjera si akt adhurimi, përveç nëse kjo është e përcaktuar në sheriat (fe).

Shfaq përkthimet

43 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
BN বাংলা Bangalisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
TA தமிழ் Tamilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
SV Svenska Suedisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
MOS Moore الموري
MG Malagasy Malagasisht
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
WO Wolof الولوف
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية