1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Akidja

Hadithi Shko tek ai dhe thuaji se ai nuk është banor i Zjarrit, por banor i Xhenetit.”

عَنْ ‌أَنَسِ بْنِ مَالِكٍ رَضِيَ اللهُ عَنْهُ:
أَنَّ النَّبِيَّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ افْتَقَدَ ثَابِتَ بْنَ قَيْسٍ، فَقَالَ رَجُلٌ: يَا رَسُولَ اللهِ، أَنَا أَعْلَمُ لَكَ عِلْمَهُ، فَأَتَاهُ فَوَجَدَهُ جَالِسًا فِي بَيْتِهِ، مُنَكِّسًا رَأْسَهُ، فَقَالَ: مَا شَأْنُكَ؟ فَقَالَ شَرٌّ، كَانَ يَرْفَعُ صَوْتَهُ فَوْقَ صَوْتِ النَّبِيِّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ، فَقَدْ حَبِطَ عَمَلُهُ، وَهُوَ مِنْ أَهْلِ النَّارِ، فَأَتَى الرَّجُلُ فَأَخْبَرَهُ أَنَّهُ قَالَ كَذَا وَكَذَا، فَرَجَعَ الْمَرَّةَ الْآخِرَةَ بِبِشَارَةٍ عَظِيمَةٍ، فَقَالَ: «اذْهَبْ إِلَيْهِ فَقُلْ لَهُ: إِنَّكَ لَسْتَ مِنْ أَهْلِ النَّارِ، وَلَكِنْ مِنْ أَهْلِ الْجَنَّةِ».

Enes ibën Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon:
Profeti ﷺ vuri re se mungonte Thabit ibn Kajsi, andaj pyeti për të. Një burrë i tha: "O i Dërguari i Allahut, unë do të të njoftoj për të." Kështu, shkoi tek ai, të cilin e gjeti kokulur në shtëpi, andaj e pyeti: "Çfarë ke?" Ai iu përgjigj: "Vetëm sherr." Pastaj tregoi se si ai e ngrinte zërin mbi atë të Profetit ﷺ, gjë për të cilën i janë shkatërruar veprat, prandaj është bërë banor i Zjarrit. Lajmëtari shkoi te Profeti ﷺ dhe i tregoi se ai paska thënë kështu e kështu. Pastaj (lajmëtari) u kthye sërish (te Thabiti) me një përgëzim të madh dhe i tha se Profeti ﷺ ka thënë: “Shko tek ai dhe thuaji se ai nuk është banor i Zjarrit, por banor i Xhenetit.”

Sahih Muttefek alejhi Sahihu i Buhariut - 3613

Shpjegimi

Profeti ﷺ vuri re se mungonte Thabit ibn Kajsi (Allahu qoftë i kënaqur me të!), andaj pyeti për të. Një burrë i tha: "O i Dërguari i Allahut, unë do të të njoftoj për të dhe do të ta tregoj shkakun përse po mungon." Kështu, shkoi tek ai dhe e gjeti të pikëlluar, kokulur në shtëpinë e tij, prandaj e pyeti: "Çfarë ke?" Thabiti i tha se çfarë sherri e kishte goditur, sepse ai e ngrinte zërin mbi zërin e Profetit ﷺ, e Allahu kishte kërcënuar këdo që e bënte këtë se do t'i shkatërrohej vepra dhe do të ishte nga banorët e Zjarrit.
Kështu, personi në fjalë u kthye te Profeti ﷺ dhe i tregoi për këtë, e Profeti ﷺ e urdhëroi që të kthehej te Thabiti dhe t'i jepte lajmin e mirë se ai nuk është prej banorëve të Xhehenemit, por prej banorëve të Xhenetit. Kjo, se zëri i tij ishte i lartë natyrshëm dhe për shkak se ai ishte ligjëruesi i të Dërguarit të Allahut ﷺ dhe ligjëruesi i ensarëve.

Mësime nga hadithi

  1. Sqarimi i vlerës së Thabit ibn Kajsit (Allahu qoftë i kënaqur me të!) dhe se ai ishte nga banorët e Xhenetit.
  2. Interesimi i Profetit ﷺ për sahabët kur nuk ishin të pranishëm.
  3. Frika e sahabëve (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) mos u shkatërrohen veprat.
  4. Teksa ishte gjallë Profeti ﷺ, ishte obligim edukata kur ai ligjëronte, e edhe ulja e zërit kur të dëgjohet suneti - hadithi i tij, pas vdekjes së tij.

Shfaq përkthimet

62 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
UG ئۇيغۇرچە Ujgurisht
BN বাংলা Bangalisht
FR Français Frëngjisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
TA தமிழ் Tamilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
DE Deutsch Gjermanisht
JA 日本語 Japonisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
SV Svenska Suedisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
KY Кыргызча Kyrgyzisht
NE नेपाली Nepalisht
YO Yorùbá Jorubisht
LT Lietuvių Lituanisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
SO Soomaali Somalisht
TG тоҷикӣ Taxhikisht
RW Kinyarwanda Kinjaruandisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
CS Čeština Çekisht
MOS Moore الموري
MG Malagasy Malagasisht
FF Fulfulde Fulanisht
IT Italiano Italisht
OM Oromoo Oromisht
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
WO Wolof الولوف
AZ Azərbaycan Azerisht
UZ O‘zbek Uzbekisht
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
BM Bambara البامبارية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية
KMR Kurmancî الكرمنجية