1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Fikhu dhe bazat e fikhut

Hadithi Të mjaftonte të bëje me duart a tua kështu; mandej ai i përplasi duart e tij në tokë një herë dhe fërkoi shuplakën e djathtë me të majtën dhe pjesën e sipërme të duarve dhe fytyrën

عَنْ عَمَّارِ بنِ ياسِرٍ رضي الله عنه قال:
بَعَثَنِي رَسُولُ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ فِي حَاجَةٍ، فَأَجْنَبْتُ فَلَمْ أَجِدِ الْمَاءَ، فَتَمَرَّغْتُ فِي الصَّعِيدِ كَمَا تَمَرَّغُ الدَّابَّةُ ثُمَّ أَتَيْتُ النَّبِيَّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ، فَذَكَرْتُ ذَلِكَ لَهُ فَقَالَ: «إِنَّمَا كَانَ يَكْفِيكَ أَنْ تَقُولَ بِيَدَيْكَ هَكَذَا» ثُمَّ ضَرَبَ بِيَدَيْهِ الْأَرْضَ ضَرْبَةً وَاحِدَةً، ثُمَّ مَسَحَ الشِّمَالَ عَلَى الْيَمِينِ، وَظَاهِرَ كَفَّيْهِ وَوَجْهَهُ.

Nga Amar ibën Jasiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përcillet se ka thënë:
"Më dërgoi Profeti i Allahut (paqja qoftë mbi të!) për një nevojë dhe u bëra xhunub, dhe ngaqë nuk gjeta ujë u rrokullisa në dhe ashtu siç rrokulliset kafsha. Kur u ktheva te Profeti (paqja qoftë mbi të!), ia përmenda atë që bëra dhe ai më tha: "Të mjaftonte të bëje me duart a tua kështu; mandej ai i përplasi duart e tij në tokë një herë dhe fërkoi shuplakën e djathtë me të majtën dhe pjesën e sipërme të duarve dhe fytyrën."

Sahih Muttefek alejhi Sahihu i Muslimit - 368

Shpjegimi

Profeti (paqja qoftë mbi të!) e dërgoi Amar ibën Jasirin (Allahu qoftë i kënaqur me të!) në një udhëtim për një nevojë. Ndërkohë, gjatë udhëtimit ai u bë xhunub nga marrëdhënia intime bashkëshortore ose në gjumë dhe nuk gjeti ujë për t'u larë. Ai nuk e dinte dispozitën e tejemumit për xhunubllëkun, por dinte vetëm dispozitën e tij për abdesin. Kështu që, ai nxori një gjykim nga ana e tij dhe mendoi se meqenëse fërkohen me dhe disa gjymtyrë të abdesit, atëherë për shkak të xhunubllëkut duhet fërkuar me dhe i gjithë trupi! Duke bërë kështu analogji me larjen e trupit me ujë. Kësisoj, ai u rrokullis në tokë, derisa e fërkoi të gjithë trupin me dhe, dhe fali namazin. Kur u kthye te Profeti (paqja qoftë mbi të!) ia përmendi atij atë që kishte bërë, për të parë nëse ajo që kishte bërë ishte e saktë apo jo! Kësisoj, Profeti (paqja qoftë mbi të!) i shpjegoi atij se mënyra e pastrimit nga papastërtia e vogël si: urinimi, dhe nga papastërtia e madhe si: xhunubllëku, është që të përplasë shuplakat në dhe, një herë, dhe të fërkojë shuplakën e djathtë me të majtën dhe pjesën e jashtme të të dyja duarve dhe fytyrën.

Mësime nga hadithi

  1. Obligimi i kërkimit të ujit para marrjes së tejemumit.
  2. Lejimi i marrjes së tejemumit në rast xhunubllëku kur nuk ka ujë.
  3. Tejemumi nga papastërtia e madhe është i njëjtë si tejemumi nga papastërtia e vogël.

Shfaq përkthimet

59 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
UG ئۇيغۇرچە Ujgurisht
BN বাংলা Bangalisht
FR Français Frëngjisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
TA தமிழ் Tamilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
DE Deutsch Gjermanisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
SV Svenska Suedisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
KY Кыргызча Kyrgyzisht
NE नेपाली Nepalisht
YO Yorùbá Jorubisht
LT Lietuvių Lituanisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
SO Soomaali Somalisht
TG тоҷикӣ Taxhikisht
RW Kinyarwanda Kinjaruandisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
CS Čeština Çekisht
MOS Moore الموري
MG Malagasy Malagasisht
IT Italiano Italisht
OM Oromoo Oromisht
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
WO Wolof الولوف
AZ Azərbaycan Azerisht
UZ O‘zbek Uzbekisht
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية
KMR Kurmancî الكرمنجية