1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Akidja

Hadithi “A doni t'ju tregoj për banorët e Xhenetit? Çdo i dobët e modest, i cili sikur të betohej në Allahun për diçka, Ai do t'ia çonte në vend betimin. A doni t'ju tregoj për banorët e Zjarrit? Çdo i vrazhdë, arrogant dhe mendjemadh.”

عَنْ حَارِثَةَ بْنِ وَهْبٍ الخُزَاعِيِّ رضي الله عنه قَالَ: سَمِعْتُ النَّبِيَّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ يَقُولُ:
«أَلاَ أُخْبِرُكُمْ بِأَهْلِ الجَنَّةِ؟ كُلُّ ضَعِيفٍ مُتَضَعِّفٍ، لَوْ أَقْسَمَ عَلَى اللَّهِ لَأَبَرَّهُ، أَلاَ أُخْبِرُكُمْ بِأَهْلِ النَّارِ: كُلُّ عُتُلٍّ جَوَّاظٍ مُسْتَكْبِرٍ».

Harithe ibn Vehb Huzaiu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka dëgjuar Profetin ﷺ duke thënë:
“A doni t'ju tregoj për banorët e Xhenetit? Çdo i dobët e modest, i cili sikur të betohej në Allahun për diçka, Ai do t'ia çonte në vend betimin. A doni t'ju tregoj për banorët e Zjarrit? Çdo i vrazhdë, arrogant dhe mendjemadh.”

Sahih Muttefek alejhi Sahihu i Buhariut - 4918

Shpjegimi

Në këtë hadith Profeti ﷺ tregoi për disa cilësi të banorëve të Xhenetit dhe banorëve të Zjarrit.
Shumica e banorëve të Xhenetit janë: “Çdo i dobët e modest”, domethënë ai që është i thjeshtë dhe i përulur ndaj Allahut të Lartësuar, që e ul veten para Tij, aq shumë, saqë disa njerëz mund ta shtypin dhe ta përçmojnë. Nëse ky person, që është i përulur ndaj Allahut, betohet në Allahun, Allahu do ta përmbushë betimin e tij, do ta bëjë të realizojë atë që kërkon dhe do t’i përgjigjet lutjes së tij.
Shumica e banorëve të Zjarrit janë: Çdo "utul", domethënë i vrazhdë, arrogant, i egër në debat ose person i pamoralshëm që nuk bën asnjë të mirë; "xhevadh", domethënë njeri arrogant dhe i pangopur, që ka një trup të madh dhe ecën me një qëndrim mburravec, duke pasur sjellje të këqija; dhe "mustekbir", ai që refuzon të vërtetën dhe i shikon të tjerët me përçmim.

Mësime nga hadithi

  1. Inkurajimi për t’u pajisur me cilësitë e banorëve të Xhenetit dhe paralajmërimi nga cilësitë e banorëve të Zjarrit.
  2. Përulësia është ndaj Allahut të Lartësuar, ndaj urdhrave dhe ndalesave të Tij dhe nënshtrimi ndaj tyre. Ajo është gjithashtu ndaj njerëzve, duke mos u treguar mendjemadh ndaj tyre.
  3. Ibn Haxheri ka thënë: "Kjo do të thotë se këta janë shumica e banorëve të Xhenetit, dhe të tjerët janë shumica e banorëve të Zjarrit, por nuk do të thotë se ata përbëjnë të gjithë banorët e secilës palë."

Shfaq përkthimet

51 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
UG ئۇيغۇرچە Ujgurisht
BN বাংলা Bangalisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
TA தமிழ் Tamilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
DE Deutsch Gjermanisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
SV Svenska Suedisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
NE नेपाली Nepalisht
YO Yorùbá Jorubisht
LT Lietuvių Lituanisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
TG тоҷикӣ Taxhikisht
RW Kinyarwanda Kinjaruandisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
MOS Moore الموري
MG Malagasy Malagasisht
OM Oromoo Oromisht
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
WO Wolof الولوف
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية