1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Vlerat dhe rregullat

Hadithi “A doni t'ju tregoj për një gjë, me të cilën Allahu jua fshin mëkatet dhe jua lartëson gradat?

عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ رضي الله عنه أَنَّ رَسُولَ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ قَالَ:
«أَلَا أَدُلُّكُمْ عَلَى مَا يَمْحُو اللهُ بِهِ الْخَطَايَا، وَيَرْفَعُ بِهِ الدَّرَجَاتِ؟» قَالُوا بَلَى يَا رَسُولَ اللهِ قَالَ: «إِسْبَاغُ الْوُضُوءِ عَلَى الْمَكَارِهِ، وَكَثْرَةُ الْخُطَا إِلَى الْمَسَاجِدِ، وَانْتِظَارُ الصَّلَاةِ بَعْدَ الصَّلَاةِ، فَذَلِكُمُ الرِّبَاطُ».

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“A doni t'ju tregoj për një gjë, me të cilën Allahu jua fshin mëkatet dhe jua lartëson gradat?” - Posi, o i Dërguari i Allahut! - thanë të pranishmit. Ai tha: “Përsosja e abdesit në kohë vështirësie, hapat e shumtë për në xhami dhe pritja e namazit pas namazit, kjo konsiderohet "ribat" (qëndrim në gatishmëri ushtarake nëpër kufij).”

Sahih Transmeton Muslimi Sahihu i Muslimit - 251

Shpjegimi

Profeti ﷺ i pyeti shokët e tij nëse dëshironin që t'u tregonte për vepra që do të ishin shkak për faljen e mëkateve dhe fshirjen e tyre nga regjistrat e melekëve shkrues, si dhe në ngritjen e pozitave të larta në Xhenet?
Sahabët thanë: "Po, e duam një gjë të tillë."
E para: plotësimi dhe përsosja e abdesit në raste vështirësie, si: i ftohti, mungesa e ujit, dhimbjet e trupit dhe uji i nxehtë.
E dyta: hapat e shumtë për të shkuar në xhami, edhe nëse është larg.
E treta: pritja e kohës së namazit, lidhja e zemrës me të, gatishmëria për të dhe ulja në xhami për të pritur namazin me xhemat, dhe qëndrimi pas faljes në vendin e tij për faljen e namazit tjetër.
Pastaj Profeti ﷺ sqaroi se këto vepra janë gatishmëria e vërtetë, për shkak se ua mbyllin rrugët shejtanit që të sundojë mbi shpirtin, i mposhtin dëshirat e shfrenuara dhe e mbrojnë shpirtin nga cytjet, kështu që ushtria e Allahut i mund ushtarët e shejtanit përmes këtyre adhurimeve, e ky është xhihadi më i madh, andaj kjo konsiderohet si gjendje gatishmërie në kufi me armikun.

Mësime nga hadithi

  1. Rëndësia e faljes së namazit me xhemat në xhami në mënyrë të rregullt, kushtimi i vëmendjes ndaj namazeve dhe mosneglizhimi i tyre.
  2. Profeti ﷺ e parashtroi këtë çështje në mënyrë të bukur për t'i motivuar sahabët; ai e nisi bisedën me një shpërblim të madh, në formë pyetëse, e kjo është një nga mënyrat e mësimdhënies.
  3. Dobia e parashtrimit të çështjes në formë pyetje-përgjigje është se fjala ka ndikim më të madh në shpirt.
  4. Neveviu (Allahu e pastë mëshiruar!) ka thënë: "Kjo është gatishmëria (ribat)" d.m.th. gatishmëria e lakmueshme dhe e pëlqyeshme. Fjala "ribat" nga ana gjuhësore ka kuptimin e lidhjes së diçkaje, e në këtë rast ajo merr kuptimin e lidhjes së vetes për të kryer këto adhurime. Thuhet se kjo është gatishmëria më e mirë bazuar në shprehjen "Xhihadi më i mië është xhihadi kundër vetes - unit." Mirëpo ka gjasa që Pejgamberi (paqja qoftë me të!) me fjalët " Kjo është gatishmëria (ribat)" të ketë pasur për qëllim që: kjo është një nga llojet e gatishmërisë që mund ta bëjë cilido.
  5. Fjala "ribat" është përsëritur disa herë dhe ka ardhur në formë të shquar, për të treguar se këto vepra kanë një rëndësi të madhe.

Shfaq përkthimet

56 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
BN বাংলা Bangalisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
TA தமிழ் Tamilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
DE Deutsch Gjermanisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
SV Svenska Suedisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
KY Кыргызча Kyrgyzisht
NE नेपाली Nepalisht
YO Yorùbá Jorubisht
LT Lietuvių Lituanisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
SO Soomaali Somalisht
TG тоҷикӣ Taxhikisht
RW Kinyarwanda Kinjaruandisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
CS Čeština Çekisht
MOS Moore الموري
MG Malagasy Malagasisht
OM Oromoo Oromisht
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
WO Wolof الولوف
AZ Azərbaycan Azerisht
UZ O‘zbek Uzbekisht
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية
KMR Kurmancî الكرمنجية