1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Fikhu dhe bazat e fikhut

Hadithi një njeri u përmend në prani të Profetit ﷺ, për të cilin u tha se ka fjetur tërë natën deri në mëngjes, e nuk është ngritur për namaz. Atëherë Profeti ﷺ tha: “Shejtani ka urinuar në dy veshët e tij, - ose ka thënë: në veshin e tij.”

عَنْ عَبْدِ اللَّهِ بنِ مسعُودٍ رَضِيَ اللَّهُ عَنْهُ قَالَ:
ذُكِرَ عِنْدَ النَّبِيِّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ رَجُلٌ نَامَ لَيْلَهُ حَتَّى أَصْبَحَ، قَالَ: «ذَاكَ رَجُلٌ بَالَ الشَّيْطَانُ فِي أُذُنَيْهِ، أَوْ قَالَ: فِي أُذُنِهِ».

Abdullah ibën Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se
një njeri u përmend në prani të Profetit ﷺ, për të cilin u tha se ka fjetur tërë natën deri në mëngjes, e nuk është ngritur për namaz. Atëherë Profeti ﷺ tha: “Shejtani ka urinuar në dy veshët e tij, - ose ka thënë: në veshin e tij.”

Sahih Muttefek alejhi Sahihu i Buhariut - 3270

Shpjegimi

Është përmendur në prani të Profetit ﷺ një njeri që kishte fjetur deri në mëngjes, derisa ka lindur dielli, kështu që nuk ishte zgjuar për ta falur namazin e obliguar (të sabahut). Kësisoj Profeti ﷺ tha: Ai është një njeri, në veshin e të cilit ka urinuar shejtani.

Mësime nga hadithi

  1. Lënia e namazit të natës është e papëlqyer, dhe shejtani është shkaktar i kësaj.
  2. Ruaju nga shejtani, i cili i zë pritë njeriut në çdo rrugë, për ta penguar atë nga bindja ndaj Allahut të Lartmadhëruar.
  3. Ibën Haxheri ka thënë: "Fjala e tij: "...e nuk është ngritur për namaz" nënkupton ose namazin e natës, ose namazin farz (të obliguar)."
  4. Tībiu ka thënë: "Profeti ﷺ i përmendi posaçërisht veshët, edhe pse sytë do të ishin më të përshtatshëm në kontekstin e gjumit, për të treguar se gjumi ishte i rëndë. Veshët lidhen më shumë me vëmendjen. Ai e përmendi gjithashtu urinën, sepse ajo depërton lehtë dhe shpejt në zgavra dhe vena, duke i prekur kështu të gjithë gjymtyrët me plogështi."

Shfaq përkthimet

51 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
UG ئۇيغۇرچە Ujgurisht
BN বাংলা Bangalisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
TA தமிழ் Tamilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
DE Deutsch Gjermanisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
SV Svenska Suedisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
NE नेपाली Nepalisht
YO Yorùbá Jorubisht
LT Lietuvių Lituanisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
TG тоҷикӣ Taxhikisht
RW Kinyarwanda Kinjaruandisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
MOS Moore الموري
MG Malagasy Malagasisht
OM Oromoo Oromisht
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
WO Wolof الولوف
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية