1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Akidja

Hadithi “Dita e premte është dita më e mirë në të cilën ka lindur Dielli

عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ رضي الله عنه أَنَّ النَّبِيَّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ قَالَ:
«خَيْرُ يَوْمٍ طَلَعَتْ عَلَيْهِ الشَّمْسُ يَوْمُ الْجُمُعَةِ، فِيهِ خُلِقَ آدَمُ، وَفِيهِ أُدْخِلَ الْجَنَّةَ، وَفِيهِ أُخْرِجَ مِنْهَا، وَلَا تَقُومُ السَّاعَةُ إِلَّا فِي يَوْمِ الْجُمُعَةِ».

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë:
“Dita e premte është dita më e mirë në të cilën ka lindur Dielli: në këtë ditë është krijuar Ademi, në të është futur në Xhenet dhe në këtë ditë është nxjerrë prej tij, dhe kiameti nuk do të ndodhë vetëm se në ditën e premte.”

Sahih Transmeton Muslimi Sahihu i Muslimit - 854

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith na tregon se dita më e mirë në të cilën lind dielli është dita e xhuma. Prej veçorive të kësaj ditë është se Allahu e krijoi Ademin (paqja qoftë mbi të!) në këtë ditë dhe po në këtë ditë e futi në Xhenet, gjithashtu në këtë ditë e nxori prej Xhenetit dhe e zbriti në tokë. Po ashtu në ditën e premte do të ndodhë dhe kiameti.

Mësime nga hadithi

  1. Vlera e ditës së premte kundrejt ditëve të tjera të javës.
  2. Inkurajimi për shtimin e veprave të mira ditën e premte dhe përgatitja për të fituar mëshirën e Allahut të Lartësuar dhe për të larguar dënimin e Tij.
  3. Këto veçori të ditës së premte, të cilat përmendën në këtë hadith, thuhet se nuk janë përmendur si vlerë për të premten, sepse dëbimi i Ademit (paqja qoftë mbi të!) nga Xheneti dhe ndodhja e kiametit në këtë ditë nuk konsiderohen vlerë. Por gjithashtu thuhet se të gjitha këto konsiderohen vlera, sepse dëbimi i Ademit (paqja qoftë mbi të!) është shkak për ekzistimin e pasardhësve të tij, si: të dërguarit, profetët dhe njerëzit e mirë, kurse ndodhja e kiametit është shkak për përshpejtimin e shpërblimit ndaj njerëzve të mirë dhe fitimin e begative që Allahu i ka përgatitur për ta.
  4. Janë përmendur edhe veçori të tjera të së premtes, përveç atyre që u përmendën në këtë transmetim, si: në të Ademit iu pranua pendimi, në të vdiq dhe në të është një orë, të cilën asnjë rob besimtar nuk e has duke u lutur e duke i kërkuar Allahut diçka, veçse do t'ia japë atij atë.
  5. Dita më e mirë e vitit është dita e Arafatit. Ka mendime se është dita e Kurbanit. Ndërsa dita më e mirë e javës është dita e premte (e xhuma) dhe nata më e mirë është nata e Kadrit.

Shfaq përkthimet

56 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
BN বাংলা Bangalisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
TA தமிழ் Tamilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
DE Deutsch Gjermanisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
SV Svenska Suedisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
KY Кыргызча Kyrgyzisht
NE नेपाली Nepalisht
YO Yorùbá Jorubisht
LT Lietuvių Lituanisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
SO Soomaali Somalisht
TG тоҷикӣ Taxhikisht
RW Kinyarwanda Kinjaruandisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
CS Čeština Çekisht
MOS Moore الموري
MG Malagasy Malagasisht
OM Oromoo Oromisht
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
WO Wolof الولوف
AZ Azərbaycan Azerisht
UZ O‘zbek Uzbekisht
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية
KMR Kurmancî الكرمنجية