1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Akidja

Hadithi “Vërtet Allahu ia ka falur umetit tim gabimet që i bën pa qëllim, gabimet që i bën nga harresa dhe ato që i bën duke qenë i detyruar (nga të tjerët).”

عَنْ ابْنِ عَبَّاسٍ رَضِيَ اللَّهُ عَنْهُمَا أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ قَالَ:
«إنَّ اللَّهَ تَجَاوَزَ لِي عَنْ أُمَّتِي الخَطَأَ وَالنِّسْيَانَ وَمَا اسْتُكْرِهُوا عَلَيْهِ».

Ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Vërtet Allahu ia ka falur umetit tim gabimet që i bën pa qëllim, gabimet që i bën nga harresa dhe ato që i bën duke qenë i detyruar (nga të tjerët).”

قال النووي: حديث حسن رواه ابن ماجه والبيهقي وغيرهما الأربعون النووية - 39

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith tregon se Allahu ia ka falur umetit të tij tri gjëra: E para: Gjërat e bëra gabimisht. Pra, ato gjëra që janë bërë nga ata pa qëllim, d.m.th. kur muslimani synon me veprimin e tij diçka, mirëpo ndodh diçka tjetër nga ajo që ai kishte synuar. E dyta: Gjërat e bëra nga harresa. Si rasti i një muslimani i cili e di diçka, por në momentin e veprimit e harron. Në këtë rast nuk ngarkohet me mëkat. E treta: Gjërat e bëra me detyrim. Njeriu mund të detyrohet të bëjë diçka që nuk e dëshiron, duke mos pasur mundësi ta shmangë imponimin, në këtë rast ai nuk ngarkohet me mëkat. Këtu duhet sqaruar se konteksti i hadithit lidhet me detyrimet e robit ndaj Zotit të tij në rastin kur vepron një gjë të ndaluar. E, sa i përket rastit kur ai lë një urdhëresë nga harresa, ai nuk lirohet nga ajo urdhëresë. Po ashtu, nëse nga një veprim i tij shkaktohet një krim ndaj krijesave, ai nuk lirohet nga detyrimet që ka ndaj tyre. drejta e tyre, si p.sh. nëse dikush vret dikënd gabimisht, ai duhet të paguajë gjakun e viktimës, ose nëse dëmton një makinë gabimisht, ai duhet të paguajë dëmin.

Mësime nga hadithi

  1. Mëshira e gjerë e Allahut të Lartësuar dhe butësia e Tij ndaj robërve të Tij, duke ua hequr atyre barrën e mëkatit nëse bëjnë ndonjë mëkat në njërin nga këto tri raste.
  2. Mirësia e Allahut ndaj Profetit Muhamed ﷺ dhe umetit të tij.
  3. Lirimi nga mëkati nuk nënkupton lirim nga ligji apo nga përgjegjësia. Për shembull, kush e harron abdesin dhe falet duke menduar se është me abdes, nuk ka mëkat për këtë, por ai duhet të marrë abdes dhe ta përsërisë namazin.
  4. Për lirimin nga mëkati në rastin kur detyrohet nga dikush (arb. ikrah), patjetër duhet të plotësohen disa kushte, si për shembull që detyruesi të jetë i aftë ta zbatojë kërcënimin.

Shfaq përkthimet

59 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
UG ئۇيغۇرچە Ujgurisht
BN বাংলা Bangalisht
FR Français Frëngjisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
TA தமிழ் Tamilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
DE Deutsch Gjermanisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
KY Кыргызча Kyrgyzisht
NE नेपाली Nepalisht
YO Yorùbá Jorubisht
LT Lietuvių Lituanisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
TG тоҷикӣ Taxhikisht
RW Kinyarwanda Kinjaruandisht
HU Magyar Hungarisht
CS Čeština Çekisht
MOS Moore الموري
MG Malagasy Malagasisht
OM Oromoo Oromisht
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
WO Wolof الولوف
AZ Azərbaycan Azerisht
UZ O‘zbek Uzbekisht
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
BM Bambara البامبارية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية
DA Dansk الدنماركية
RN Kirundi الكيروندي
KMR Kurmancî الكرمنجية
MS Bahasa Melayu الملايو