1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Akidja

Hadithi Jam urdhëruar t'i luftoj njerëzit, derisa të dëshmojnë se askush përveç Allahut nuk meriton të adhurohet dhe se Muhamedi është i Dërguari i Allahut, të falin namazin dhe të japin zekatin

عَنِ ابْنِ عُمَرَ رضي الله عنهما أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ قَالَ:
«أُمِرْتُ أَنْ أُقَاتِلَ النَّاسَ حَتَّى يَشْهَدُوا أَنْ لاَ إِلَهَ إِلَّا اللَّهُ، وَأَنَّ مُحَمَّدًا رَسُولُ اللَّهِ، وَيُقِيمُوا الصَّلاَةَ، وَيُؤْتُوا الزَّكَاةَ، فَإِذَا فَعَلُوا ذَلِكَ عَصَمُوا مِنِّي دِمَاءَهُمْ وَأَمْوَالَهُمْ إِلَّا بِحَقِّ الإِسْلاَمِ، وَحِسَابُهُمْ عَلَى اللَّهِ».

Ibn Umeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut (paqja qoftë mbi të!) ka thënë:
"Jam urdhëruar t'i luftoj njerëzit, derisa të dëshmojnë se askush përveç Allahut nuk meriton të adhurohet dhe se Muhamedi është i Dërguari i Allahut, të falin namazin dhe të japin zekatin. E, kur ta bëjnë këtë, unë ua mbroj gjakun dhe pasurinë e tyre, përveçse me të drejtë të Islamit, ndërkaq llogaria e tyre është tek Allahu."

Sahih Muttefek alejhi Sahihu i Buhariut - 25

Shpjegimi

Profeti (paqja qoftë mbi të!) njofton se Allahu e ka urdhëruar që t'i luftojë idhujtarët, derisa të dëshmojnë se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut, i Cili është i Vetëm dhe pa ortak. Dhe të dëshmojnë se Muhamedi (paqja qoftë mbi të!) është i dërguari i Tij. Si dhe përmbushja e kërkesave të kësaj dëshmie, duke treguar kujdes ndaj pesë namazeve gjatë ditës dhe natës dhe duke ia dhënë zekatin e detyrueshëm atyre që e meritojnë. Nëse ata i zbatojnë këto gjëra, atëherë Islami garanton gjakun dhe pasurinë e tyre. Kështu që nuk lejohet vrasja e tyre, vetëm nëse kryejnë një krim apo një vepër penale, nga e cila meritojnë të vriten në bazë të legjislacionit islam. Ndërsa në Ditën e Gjykimit do të jetë Allahu, Ai i Cili do t'i gjykojë ata në bazë të dijes së Tij mbi të fshehtat e tyre.

Mësime nga hadithi

  1. Dispozitat ligjore zbatohen vetëm mbi gjërat e dukshme, ndërsa të fshehtat i gjykon vetëm Allahu i Madhëruar.
  2. Rëndësia e thirrjes në monoteizëm dhe se monoteizmi është gjëja e parë me të cilën niset thirrja.
  3. Ky hadith nuk nënkupton imponimin e idhujtarëve në pranimin e Islamit, por ata janë midis dy alternativave; të pranojnë Islamin, ose të paguajnë xhizjen. E nëse ata e refuzojnë me këmbëngulje ftesën islame, atëherë nuk mbetet gjë tjetër, veçse të luftohen në bazë të asaj që parashikon legjislacioni islam.

Shfaq përkthimet

63 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
UG ئۇيغۇرچە Ujgurisht
BN বাংলা Bangalisht
FR Français Frëngjisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
TA தமிழ் Tamilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
DE Deutsch Gjermanisht
JA 日本語 Japonisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
SV Svenska Suedisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
KY Кыргызча Kyrgyzisht
NE नेपाली Nepalisht
YO Yorùbá Jorubisht
LT Lietuvių Lituanisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
SO Soomaali Somalisht
TG тоҷикӣ Taxhikisht
RW Kinyarwanda Kinjaruandisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
CS Čeština Çekisht
MOS Moore الموري
MG Malagasy Malagasisht
OM Oromoo Oromisht
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
WO Wolof الولوف
AZ Azərbaycan Azerisht
UZ O‘zbek Uzbekisht
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
BM Bambara البامبارية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية
DA Dansk الدنماركية
RN Kirundi الكيروندي
KMR Kurmancî الكرمنجية
MS Bahasa Melayu الملايو