1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Akidja

Hadithi “Mos më pyesni për gjëra që ende nuk jua kam thënë. Ata që ishin para jush janë shkatërruar për shkak të pyetjeve (të panevojshme) dhe kundërshtimit të pejgamberëve të tyre

عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ رضي الله عنه عَنِ النَّبِيِّ صلى الله عليه وسلم قَالَ:
«دَعُونِي مَا تَرَكْتُكُمْ، إِنَّمَا هَلَكَ مَنْ كَانَ قَبْلَكُمْ بِسُؤَالِهِمْ وَاخْتِلَافِهِمْ عَلَى أَنْبِيَائِهِمْ، فَإِذَا نَهَيْتُكُمْ عَنْ شَيْءٍ فَاجْتَنِبُوهُ، وَإِذَا أَمَرْتُكُمْ بِأَمْرٍ فَأْتُوا مِنْهُ مَا اسْتَطَعْتُمْ».

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë:
“Mos më pyesni për gjëra që ende nuk jua kam thënë. Ata që ishin para jush janë shkatërruar për shkak të pyetjeve (të panevojshme) dhe kundërshtimit të pejgamberëve të tyre. Andaj, nëse jua ndaloj një gjë, largohuni prej saj, e, nëse ju urdhëroj të bëni diçka, bëjeni sa të keni mundësi.”

Sahih Muttefek alejhi Sahihu i Buhariut - 7288

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith ka përmendur se vendimet fetare ndahen në tri kategori: ato për të cilat është heshtur, ndalesat dhe urdhëresat.
E para: ajo për të cilën feja ka heshtur: ku nuk ka asnjë vendim fetar për të e, sipas parimit gjërat nuk janë të obligueshme për sa kohë që nuk ka tekst. Gjatë kohës së Profetit ﷺ ishte e obligueshme të mos parashtrohej pyetje për diçka që nuk kishte ndodhur, nga frika se mund të bëhej obligim ose mund të ndalohej për shkak të pyetjes. Allahu i Madhëruar nuk i bëri të obligueshme apo të ndalueshme këto gjëra në formë mëshire ndaj robërve të Tij. Ndërkaq, pas vdekjes së Profetit ﷺ, nëse pyetja është në formë fetvaje ose mësimi për gjëra të nevojshme në lidhje me çështjen e fesë, atëherë na lejohet madje jemi të urdhëruar ta parashtrojmë, e, nëse është në formë kokëfortësie dhe ekzagjerimi, atëherë kjo formë pyetjeje është ajo që duhet ta braktisim sipas këtij hadithi, për faktin se kjo mund të çojë në diçka të tillë si ajo që ndodhi me bijtë e Israilit kur u urdhëruan të therin një lopë e, sikur të thernin çfarëdo lope, do ta kishin zbatuar urdhrin, por ata u treguan të rreptë e për rrjedhojë Allahu u tregua i rreptë me ta.
E dyta: ndalesat, që janë gjëra për të cilat mosvepruesi shpërblehet, ndërsa vepruesi dënohet, kësisoj duhet të ruhemi nga të gjitha ndalesat.
E treta: urdhëresat, që janë gjëra për të cilat vepruesi shpërblehet, ndërsa mosvepruesi dënohet, kësisoj besimtari duhet t'i zbatojë ato sa të ketë mundësi.

Mësime nga hadithi

  1. Duhet të angazhohemi me atë që është më e rëndësishme dhe e nevojshme, e ta lëmë atë që nuk është e nevojshme për momentin dhe të mos angazhohemi me pyetje rreth gjërave që nuk kanë ndodhur ende.
  2. Është e ndaluar të parashtrohet një pyetje që mund të çojë drejt komplikimit të çështjeve dhe hapjes së derës së dyshimeve që çojnë drejt shumëfishimit të mosmarrëveshjeve.
  3. Jemi urdhëruar të heqim dorë nga të gjitha ndalesat, ngase në lënien e tyre nuk ka vështirësi dhe kjo është arsyeja që urdhri për braktisjen e tyre është i përgjithshëm.
  4. Jemi urdhëruar t'i zbatojmë urdhëresat sipas mundësisë, sepse ndodh që në zbatimin e një urdhëri të ketë stërmundim ose pafuqishmëri, prandaj jemi urdhëruar të bëjmë aq sa mundemi.
  5. Ndalimi i pyetjeve të shumta. Dijetarët i kanë ndarë pyetjet në dy pjesë: 1. Pyetje që bëhen me qëllim për të mësuar çështjet e nevojshme të fesë; këto pyetje jemi urdhëruar t'i bëjmë, të kësaj natyre qenë pyetjet që sahabët i bënin Pejgamberit (paqja qoftë mbi të). 2. Pyetje që bëhen në formën e kokëfortësisë dhe ekzagjerimit; kjo kategori e pyetjeve është e ndaluar.
  6. Ky umet është paralajmëruar që të mos e kundërshtojë Profetin ﷺ, siç ndodhi në popujt e kaluar.
  7. Pyetjet e shumta klasifikohen si të panevojshme dhe kundërshtimi i pejgamberëve është shkak i shkatërrimit, veçanërisht në çështjet që nuk mund të perceptohen, si: çështjet e së padukshmes (ar. gajb), që vetëm Allahu i di, si dhe detajet që lidhen me Ditën e Kiametit.
  8. Është e ndaluar të parashtrohen pyetje rreth çështjeve të vështira dhe të ndërlikuara. Euzaiu ka thënë: "Nëse Allahu dëshiron ta privojë robin e Tij nga begatia e diturisë, bën që ai të merret me çështjet e ngatërrueshme; kam vënë re se njerëzit e tillë janë më pak të ditur." Ibën Vehbiu ka thënë: "E kam dëgjuar Malikun duke thënë: "Polemikat rreth (çështeve të) diturisë e largojnë dritën e diturisë nga zemra e njeriut."

Shfaq përkthimet

61 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
BN বাংলা Bangalisht
FR Français Frëngjisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
TA தமிழ் Tamilisht
TH ไทย Tajlandisht
DE Deutsch Gjermanisht
JA 日本語 Japonisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
SV Svenska Suedisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
KY Кыргызча Kyrgyzisht
NE नेपाली Nepalisht
YO Yorùbá Jorubisht
LT Lietuvių Lituanisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
SO Soomaali Somalisht
TG тоҷикӣ Taxhikisht
RW Kinyarwanda Kinjaruandisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
CS Čeština Çekisht
MOS Moore الموري
MG Malagasy Malagasisht
OM Oromoo Oromisht
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
WO Wolof الولوف
AZ Azərbaycan Azerisht
UZ O‘zbek Uzbekisht
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
BM Bambara البامبارية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية
DA Dansk الدنماركية
RN Kirundi الكيروندي
KMR Kurmancî الكرمنجية
MS Bahasa Melayu الملايو