1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Vlerat dhe rregullat

Hadithi “Kije frikë Allahun kudo që të jesh, të keqen pasoje me të mirë, që kjo (e fundit) ta shlyejë atë (të keqen), si dhe sillu mirë me njerëzit.”

‌عَنْ ‌أَبِي ‌ذَرٍّ، ‌جُنْدُبِ ‌بْنِ ‌جُنَادَةَ، ‌وَأَبِي ‌عَبْدِ ‌الرَّحْمَنِ، ‌مُعَاذِ بْنِ جَبَلٍ رَضِيَ اللَّهُ عَنْهُمَا عَنْ رَسُولِ اللَّهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ قَالَ:
«اتَّقِ اللَّهَ حَيْثُمَا كُنْت، وَأَتْبِعْ السَّيِّئَةَ الْحَسَنَةَ تَمْحُهَا، وَخَالِقْ النَّاسَ بِخُلُقٍ حَسَنٍ».

Ebu Dherr Xhundub ibn Xhunade dhe Ebu Abdurrahman Muadh ibn Xhebeli (Allahu qoftë i kënaqur me ta!), transmetojnë se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Kije frikë Allahun kudo që të jesh, të keqen pasoje me të mirë, që kjo (e fundit) ta shlyejë atë (të keqen), si dhe sillu mirë me njerëzit.”

قال الترمذي: حديث حسن Transmeton Tirmidhiu الأربعون النووية - 18

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith urdhëron për tri gjëra: E para: Frikën ndaj Allahut (devotshërinë), e cila arrihet duke kryer detyrimet dhe duke lënë të ndaluarat, në çdo vend, kohë dhe gjendje: në fshehtësi dhe në publik, në mirëqenie dhe në sprovë, e në çdo rrethanë tjetër. E dyta: Nëse e bën një mëkat, atëherë pas tij bëje një vepër të mirë si; namaz, sadaka, bamirësi, mbajtje të lidhjeve farefisnore, pendim...etj, sepse këto e fshijnë mëkatin. E treta: Sillu me njerëzit me sjellje të mirë: duke u buzëqeshur në fytyrë, duke qenë i butë dhe i sjellshëm, duke bërë mirësi dhe duke mos u shkaktuar dëm.

Mësime nga hadithi

  1. Mirësia e Allahut të Lartësuar ndaj robërve të Tij qëndron në mëshirën dhe faljen e Tij.
  2. Hadithi përfshin tri të drejta: të drejtën e Allahut me devotshmëri (duke ia pasur frikën), të drejtën e vetes duke bërë vepra të mira pas mëkateve, dhe të drejtën e njerëzve duke u sjellë me moral të mirë.
  3. Inkurajimi për të bërë vepra të mira pas mëkateve dhe sjellja e mirë janë prej cilësive të devotshmërisë, por janë përmendur veçmas për shkak të nevojës për t’i sqaruar.

Shfaq përkthimet

49 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
BN বাংলা Bangalisht
FR Français Frëngjisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
TA தமிழ் Tamilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
DE Deutsch Gjermanisht
PS پښتو Gjuha Pashto
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
NE नेपाली Nepalisht
YO Yorùbá Jorubisht
LT Lietuvių Lituanisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
TG тоҷикӣ Taxhikisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
CS Čeština Çekisht
MOS Moore الموري
MG Malagasy Malagasisht
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
UZ O‘zbek Uzbekisht
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية
DA Dansk الدنماركية
KMR Kurmancî الكرمنجية