1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Vlerat dhe rregullat

Hadithi Një njeri bëri një mëkat dhe tha: “O Allah, më fal mëkatin!

عن أبي هريرة رضي الله عنه
عَنِ النَّبِيِّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ، فِيمَا يَحْكِي عَنْ رَبِّهِ عَزَّ وَجَلَّ، قَالَ: «أَذْنَبَ عَبْدٌ ذَنْبًا، فَقَالَ: اللَّهُمَّ اغْفِرْ لِي ذَنْبِي، فَقَالَ تَبَارَكَ وَتَعَالَى: أَذْنَبَ عَبْدِي ذَنْبًا، فَعَلِمَ أَنَّ لَهُ رَبًّا يَغْفِرُ الذَّنْبَ، وَيَأْخُذُ بِالذَّنْبِ، ثُمَّ عَادَ فَأَذْنَبَ، فَقَالَ: أَيْ رَبِّ اغْفِرْ لِي ذَنْبِي، فَقَالَ تَبَارَكَ وَتَعَالَى: عَبْدِي أَذْنَبَ ذَنْبًا، فَعَلِمَ أَنَّ لَهُ رَبًّا يَغْفِرُ الذَّنْبَ، وَيَأْخُذُ بِالذَّنْبِ، ثُمَّ عَادَ فَأَذْنَبَ، فَقَالَ: أَيْ رَبِّ اغْفِرْ لِي ذَنْبِي، فَقَالَ تَبَارَكَ وَتَعَالَى: أَذْنَبَ عَبْدِي ذَنْبًا، فَعَلِمَ أَنَّ لَهُ رَبًّا يَغْفِرُ الذَّنْبَ، وَيَأْخُذُ بِالذَّنْبِ، اعْمَلْ مَا شِئْتَ فَقَدْ غَفَرْتُ لَكَ».

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se
Profeti ﷺ transmeton nga Zoti i vet i Lartmadhërishëm dhe thotë: “Një njeri bëri një mëkat dhe tha: “O Allah, më fal mëkatin!” Allahu i Lartmadhërishëm thotë: “Robi Im bëri mëkat, por e diti se ka një Zot që fal mëkatet dhe dënon për to.” Pastaj bëri mëkat sërish dhe tha: “O Zot, më fal mëkatin!” Allahu i Lartmadhërishëm thotë: “Robi Im bëri mëkat, por e diti se ka një Zot që fal mëkatet dhe dënon për to." Pastaj bëri mëkat sërish dhe tha: “O Zot, më fal mëkatin!” Allahu i Lartmadhërishëm thotë: “Robi Im bëri mëkat, por e diti se ka një Zot që fal mëkatet dhe dënon për to. Bëj ç'të duash (përderisa kërkon falje pas çdo mëkati), se ta kam falur.”

Sahih Muttefek alejhi Sahihu i Muslimit - 2758

Shpjegimi

Profeti ﷺ transmeton nga Zoti i tij se, nëse njeriu bën mëkat dhe pastaj thotë: "O Allah, më fal mëkatin!", Allahu i Lartmadhërishëm thotë: “Robi Im bëri mëkat, por e diti se ka një Zot që fal mëkatet, i mbulon, i tejkalon ose dënon për to, e Unë e kam falur atë." Pastaj njeriu bëri mëkat përsëri dhe tha: "O Zot, më fal mëkatin!" Allahu i Lartmadhërishëm thotë: “Robi Im bëri mëkat, por e diti se ka një Zot që i fal mëkatet, i mbulon, i tejkalon ose dënon për to, e Unë e kam falur robin Tim." Sërish ky njeri bën mëkat dhe thotë: "O Zot, më fal mëkatin!" Allahu i Lartmadhërishëm thotë: “Robi Im bëri mëkat, por e diti se ka një Zot që i fal mëkatet, i mbulon, i tejkalon ose dënon për to, e Unë e kam falur robin Tim. Le të bëjë çfarë të dojë, përderisa sa herë që bën një mëkat, e braktis mëkatin dhe pendohet e vendos që të mos kthehet në të, por ja që atë e pushton vetja e kësisoj bie përsëri në mëkat, kështu që përderisa e bën këtë: mëkaton dhe pendohet, Unë do ta fal, sepse pendimi e shkatërron atë që ka ndodhur më herët."

Mësime nga hadithi

  1. Mëshira e gjerë e Allahut ndaj robërve të Tij dhe se çfarëdo mëkati të bëjë njeriu dhe çfarëdo që të veprojë, nëse pendohet dhe kthehet tek Ai, Allahu ia pranon pendimin.
  2. Besimtari në Allahun e Lartësuar shpreson në faljen e Zotit të vet, i frikësohet dënimit të Tij, shpejton drejt pendimit dhe nuk vazhdon në mëkat.
  3. Kushtet e pendimit të sinqertë janë: heqja dorë nga mëkati, keqardhja për të dhe vendosmëria për të mos u kthyer në mëkat. E, nëse pendimi është prej padrejtësive që ua ka shkaktuar njerëzve, që ndërlidhen me pasuri, nder ose shpirt, këtu shtohet kushti i katërt, që është: kërkimi i hallallëkut nga pronari i së drejtës ose dhënia e së drejtës së tij.
  4. Rëndësia e njohjes së Allahut, gjë që e bën njeriun të vetëdijshëm për çështjet e fesë, kështu që pendohet sa herë që bën ndonjë mëkat, prandaj nuk dëshpërohet dhe nuk këmbëngul në gjynahe.

Shfaq përkthimet

68 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
UG ئۇيغۇرچە Ujgurisht
BN বাংলা Bangalisht
FR Français Frëngjisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
TA தமிழ் Tamilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
DE Deutsch Gjermanisht
JA 日本語 Japonisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
SV Svenska Suedisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
KY Кыргызча Kyrgyzisht
NE नेपाली Nepalisht
YO Yorùbá Jorubisht
LT Lietuvių Lituanisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
SO Soomaali Somalisht
TG тоҷикӣ Taxhikisht
RW Kinyarwanda Kinjaruandisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
CS Čeština Çekisht
MOS Moore الموري
MG Malagasy Malagasisht
FF Fulfulde Fulanisht
IT Italiano Italisht
OM Oromoo Oromisht
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
WO Wolof الولوف
BG Български البلغارية
AZ Azərbaycan Azerisht
EL Ελληνικά اليونانية
AK Akan الأكانية
UZ O‘zbek Uzbekisht
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
LN Lingala اللينجالا
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
BM Bambara البامبارية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية
RN Kirundi الكيروندي
YAO Yao الياو
KMR Kurmancî الكرمنجية