1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Vlerat dhe rregullat

Hadithi Le të jetë gjuha jote gjithnjë e njomë nga përmendja e Allahut

عَنْ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ بُسْرٍ رَضِيَ اللَّهِ عَنْهُ قَالَ: أَتَى النَّبِيَّ رَجُلٌ، فَقَالَ: يَا رَسُولَ اللَّهِ! إِنَّ شَرَائِعَ الإِسْلَامِ قَدْ كَثُرَتْ عَلَيْنَا، فَبَابٌ نَتَمَسَّكُ بِهِ جَامِعٌ؟ قَالَ:
«لاَ يَزَالُ لِسَانُكَ رَطْبًا مِنْ ذِكْرِ اللَّهِ». وفي رواية: مِنْ حَدِيثِ مُعَاذِ بْنِ جَبَلٍ رَضِيَ اللَّهُ عَنْهُ: آخِرُ مَا فَارَقْتُ عَلَيْهِ رَسُولَ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ أَنْ قُلْتُ: أَيُّ الأَعْمَالِ خَيْرٌ وَأَقْرَبُ إِلَى اللَّهِ؟ قَالَ: «أَنْ تَمُوتَ وَلِسَانُكَ رَطْبٌ مِنْ ذِكْرِ اللَّهِ عَزَّ وَجَلَّ».

Abdullah ibën Busri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një njeri vajti te Profeti ﷺ dhe i tha: "O i Dërguari i Allahut, ligjet e Islamit janë bërë shumë, ndaj na trego diçka përmbledhëse, që të kapemi pas saj!" Ai tha:
"Le të jetë gjuha jote gjithnjë e njomë nga përmendja e Allahut." Në një transmetim nga Muadh bin Xhebeli (Allahu qoftë i kënaqur me të!) thuhet: “Gjëja e fundit me të cilën u ndava nga i Dërguari i Allahut ﷺ ishte se e pyeta: "Cila është vepra më e mirë dhe që të afron më tepër me Allahun?" Ai tha: "Të vdesësh, ndërsa gjuha jote është e njomë nga përmendja e Allahut.”

Sahih رواه أحمد والترمذي وابن ماجه وابن حبان الأربعون النووية - 50

Shpjegimi

Një njeri iu ankua Profetit ﷺ se adhurimet vullnetare ishin shtuar aq shumë, saqë ai nuk mund t'i përballonte për shkak të dobësisë së tij. Pastaj e pyeti Profetin ﷺ që t’i tregonte një vepër të lehtë, e cila sjell shpërblim të madh dhe tek e cila ai mund të kapet fort.
Atëherë Profeti ﷺ e udhëzoi që gjuha e tij të jetë e freskët dhe në lëvizje të vazhdueshme në përkujtimin e Allahut të Lartësuar në çdo kohë dhe gjendje, qoftë me tesbih (duke thënë: subhanallah), tahmid (duke thënë: elhamdulilah), istigfar (duke thënë: estagfirullah), si dhe lutje dhe gjëra të tjera të ngjashme.

Mësime nga hadithi

  1. Vlera vazhdimësisë së përmendjes së Allahut të Lartësuar.
  2. Nga mirësia e madhe e Allahut është lehtësimi i shkaqeve për të fituar shpërblim.
  3. Njerëzit dallohen mes tyre në varësi të pjesës që kanë në çështjet e mirësisë dhe bamirësisë.
  4. Përmendja e shpeshtë e Allahut me gjuhë, si p.sh. me tesbih (duke thënë: subhanallah), tahmid (duke thënë: elhamdulilah), tehlil (duke thënë: la ilaha il-lallah), tekbir (duke thënë: Allahu ekber) etj, kur zemra është në harmoni me këtë, zë vendin e shumë adhurimeve vullnetare.
  5. Kujdesi i Profetit ﷺ ndaj pyetësve, duke u përgjigjur secilit në mënyrë që i përshtatet më së miri.

Shfaq përkthimet

56 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
BN বাংলা Bangalisht
FR Français Frëngjisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
TA தமிழ் Tamilisht
TH ไทย Tajlandisht
DE Deutsch Gjermanisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
KY Кыргызча Kyrgyzisht
NE नेपाली Nepalisht
LT Lietuvių Lituanisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
TG тоҷикӣ Taxhikisht
RW Kinyarwanda Kinjaruandisht
HU Magyar Hungarisht
CS Čeština Çekisht
MOS Moore الموري
MG Malagasy Malagasisht
OM Oromoo Oromisht
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
WO Wolof الولوف
AZ Azərbaycan Azerisht
UZ O‘zbek Uzbekisht
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
BM Bambara البامبارية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية
DA Dansk الدنماركية
RN Kirundi الكيروندي
KMR Kurmancî الكرمنجية
MS Bahasa Melayu الملايو