1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Daveti dhe këshillimi

Hadithi “Dëgjojini dhe bindjuni atyre, sepse ata e bartin përgjegjësinë për atë që janë të obliguar, sikundërqë ju e bartni përgjegjësinë për atë që jeni të obliguar.”

عَنْ وَائِلٍ الْحَضْرَمِيِّ قَالَ: سَأَلَ سَلَمَةُ بْنُ يَزِيدَ الْجُعْفِيُّ رضي الله عنه رَسُولَ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ، فَقَالَ:
يَا نَبِيَّ اللهِ، أَرَأَيْتَ إِنْ قَامَتْ عَلَيْنَا أُمَرَاءُ يَسْأَلُونَا حَقَّهُمْ وَيَمْنَعُونَا حَقَّنَا، فَمَا تَأْمُرُنَا؟ فَأَعْرَضَ عَنْهُ، ثُمَّ سَأَلَهُ، فَأَعْرَضَ عَنْهُ، ثُمَّ سَأَلَهُ فِي الثَّانِيَةِ أَوْ فِي الثَّالِثَةِ، فَجَذَبَهُ الْأَشْعَثُ بْنُ قَيْسٍ، وَقَالَ: «اسْمَعُوا وَأَطِيعُوا، فَإِنَّمَا عَلَيْهِمْ مَا حُمِّلُوا، وَعَلَيْكُمْ مَا حُمِّلْتُمْ».

Vail Hadramiu tregon: "Seleme ibn Jezid Xhufiu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) e pyeti të Dërguarin e Allahut ﷺ:
"O Profet i Allahut, sikur të na vijnë udhëheqës që na kërkojnë përmbushjen e obligimeve ndaj tyre, por ata nuk i përmbushin obligimet e tyre ndaj nesh, çfarë na urdhëron të bëjmë?" Profeti ﷺ nuk iu përgjigj, e ai pyeti përsëri. Prapë nuk iu përgjigj, e ai pyeti përsëri për të dytën herë, ose për të tretën. Ndërkohë, Eshath ibn Kajsi e tërhoqi atë nga vetja, e në atë rast Profeti ﷺ iu përgjigj: “Dëgjojini dhe bindjuni atyre, sepse ata e bartin përgjegjësinë për atë që janë të obliguar, sikundërqë ju e bartni përgjegjësinë për atë që jeni të obliguar.”

Sahih Transmeton Muslimi Sahihu i Muslimit - 1846

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith u pyet për udhëheqësit që kërkojnë të drejtën e tyre nga njerëzit, që t'i dëgjojnë dhe t'iu binden, ndërkohë që ata vetë nuk e kryejnë të drejtën që kanë ndaj popullit, siç është ofrimi i drejtësisë, shpërndarja e plaçkave të luftës, kthimi i padrejtësive dhe trajtimi i barabartë. Çfarë na urdhëron të bëjmë në raport me ta?
Profeti ﷺ iu shmang pyetjes së tij, sikur nuk i pëlqeu këto lloj çështjesh. Por pyetësi e përsëriti pyetjen e tij për herë të dytë dhe të tretë, derisa Eshath ibn Kajs (Allahu qoftë i kënaqur me të!) e tërhoqi pyetësin për ta ndalur.
Atëherë Profeti ﷺ u përgjigj dhe tha: "Dëgjoni fjalët e tyre dhe bindjuni urdhrave të tyre, sepse ata mbajnë përgjegjësinë që u është ngarkuar: për të qenë të drejtë dhe për t’u dhënë të drejtat popullit, sikundërqë ju mbani përgjegjësinë që u është ngarkuar për bindje, kryerjen e të drejtave dhe durimin ndaj sprovave.

Mësime nga hadithi

  1. Urdhri për t'i dëgjuar dhe për t’u bindur udhëheqësve (muslimanë) qëndron në çdo rrethanë, për aq sa është në pajtim me kënaqësinë e Allahut të Lartësuar, edhe nëse ata nuk e kryejnë si duhet detyrën ndaj popullit.
  2. Mospërmbushja e detyrimeve nga ana e udhëheqësve nuk e justifikon që njerëzit, nga ana e tyre, të mos i përmbushin detyrimet e tyre, sepse secili është përgjegjës për veprën e vet dhe do të japë llogari për mangësitë e tij.
  3. Feja nuk është e ndërtuar mbi parimin e këmbimit, por mbi përmbushjen e asaj që është detyrë, edhe nëse tjetri nuk e përmbush detyrën e tij në raport me tjetrin, ashtu siç përmendet në këtë hadith.

Shfaq përkthimet

51 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
UG ئۇيغۇرچە Ujgurisht
BN বাংলা Bangalisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
TA தமிழ் Tamilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
DE Deutsch Gjermanisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
SV Svenska Suedisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
KY Кыргызча Kyrgyzisht
NE नेपाली Nepalisht
LT Lietuvių Lituanisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
TG тоҷикӣ Taxhikisht
RW Kinyarwanda Kinjaruandisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
MOS Moore الموري
MG Malagasy Malagasisht
OM Oromoo Oromisht
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
WO Wolof الولوف
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية