1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Vlerat dhe rregullat

Hadithi “Allahu nuk do ta shikojë (në Ditën e Gjykimit), atë që e tërheq zvarrë rrobën e tij nga mendjemadhësia.”

عَنِ ابْنِ عُمَرَ رَضِيَ اللَّهُ عَنْهُمَا أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ قَالَ:
«لاَ يَنْظُرُ اللَّهُ إِلَى مَنْ جَرَّ ثَوْبَهُ خُيَلاَءَ».

Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Allahu nuk do ta shikojë (në Ditën e Gjykimit), atë që e tërheq zvarrë rrobën e tij nga mendjemadhësia.”

Sahih Muttefek alejhi Sahihu i Buhariut - 5783

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith ka paralajmëruar kundër zgjatjes së rrobës apo të pjesës së poshtme të veshjes nën kyçet e këmbëve për shkak të mendjemadhësisë dhe arrogancës, duke treguar se kush e bën këtë, do të meritojë një dënim të ashpër: Allahu nuk do ta shikojë me shikim mëshire Ditën e Gjykimit.

Mësime nga hadithi

  1. Veshja përfshin çdo gjë që mbulon pjesën e poshtme të trupit, si pantallonat, rroba, izari (veshje e poshtme) etj.
  2. Ndalimi i isbalit (zvarritjes së veshjes poshtë kyçit të këmbës) është i veçantë për burrat. Neveviu ka thënë: "Dijetarët janë në unanimitet për lejimin e isbalit për gratë. Është transmetuar në mënyrë të saktë nga Profeti ﷺ se ai ua lejoi grave të zgjasin fundin e rrobave të tyre deri në një parakrah."
  3. Ibn Bazi ka thënë: "Isbali është i ndaluar dhe haram për shkak të kuptimit të përgjithshëm të haditheve. Sa i përket ndëshkimit, ai ndryshon dhe nuk është i njëjtë për të gjithë; ai që e bën me qëllim mendjemadhësie nuk është si ai që nuk e bën me atë qëllim."
  4. Ibn Bazi gjithashtu ka thënë: "Gruaja është avret (duhet të mbulohet), prandaj nuk ka problem që ta zgjasë veshjen e saj një pëllëmbë më poshtë (kyçit), dhe nëse kjo nuk mjafton, ajo mund ta zgjasë deri në një parakrah duke filluar nga kyçi i këmbës."
  5. Kadi (Ijadi) ka thënë: "Dijetarët kanë thënë: Përmbledhtas, çdo gjë në veshje që e tejkalon nevojën dhe gjatësinë ose gjerësinë e zakonshme është e urryer, dhe Allahu e di më së miri."
  6. Neveviu ka thënë: "Gjatësia e preferuar e fundshpinës së këmishës ose veshjes së poshtme është deri në mesin e kërcinjve të këmbës (pjesës së poshtme të këmbës). Nuk ka problem nëse është mes asaj dhe kyçit të këmbës. Mirëpo, çdo gjë që është më poshtë se kyçi është në Zjarr. Prandaj, gjatësia e preferuar është deri në mesin e kërcinjve, e lejuara pa qenë mekruh (veprim i urryer) është poshtë saj deri te kyçi, dhe çdo gjë që shkon më poshtë se kyçi është e ndaluar."
  7. Ibn Uthejmini ka thënë për fjalën e Profetit: “Allahu nuk do ta shikojë”, domethënë: nuk do ta shikojë me mëshirë dhe dashamirësi, jo se nuk e sheh fare, sepse asgjë nuk i fshihet Allahut dhe asgjë nuk i shpëton vështrimit të Tij. Por, këtu nënkuptohet shikimi i mëshirës dhe i dashamirësisë."

Shfaq përkthimet

45 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
BN বাংলা Bangalisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
TA தமிழ் Tamilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
DE Deutsch Gjermanisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
SV Svenska Suedisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
NE नेपाली Nepalisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
MOS Moore الموري
MG Malagasy Malagasisht
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
WO Wolof الولوف
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية