1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Fikhu dhe bazat e fikhut

Hadithi Njëherë Profeti (paqja qoftë mbi të!) doli të fliste me ne dhe ne i thamë: 'O Profet i Allahut, e dimë si të lutemi për paqe për ty, por deshëm të dimë si të lutemi për bekime për ty?!'

عَنْ عَبْدِ الرَّحْمَنِ بْنِ أَبِي لَيْلَى قَالَ: لَقِيَنِي كَعْبُ بْنُ عُجْرَةَ، فَقَالَ: أَلاَ أُهْدِي لَكَ هَدِيَّةً؟
إِنَّ النَّبِيَّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ خَرَجَ عَلَيْنَا، فَقُلْنَا: يَا رَسُولَ اللَّهِ، قَدْ عَلِمْنَا كَيْفَ نُسَلِّمُ عَلَيْكَ، فَكَيْفَ نُصَلِّي عَلَيْكَ؟ قَالَ: «فَقُولُوا: اللَّهُمَّ صَلِّ عَلَى مُحَمَّدٍ وَعَلَى آلِ مُحَمَّدٍ، كَمَا صَلَّيْتَ عَلَى آلِ إِبْرَاهِيمَ، إِنَّكَ حَمِيدٌ مَجِيدٌ، اللَّهُمَّ بَارِكْ عَلَى مُحَمَّدٍ وَعَلَى آلِ مُحَمَّدٍ، كَمَا بَارَكْتَ عَلَى آلِ إِبْرَاهِيمَ، إِنَّكَ حَمِيدٌ مَجِيدٌ».

Abdurrahman ibn ebi Lejla ka treguar se Ka'b ibn Uxhrah e ka takuar dhe i ka thënë: "A të të jap një dhuratë?
Njëherë Profeti (paqja qoftë mbi të!) doli të fliste me ne dhe ne i thamë: 'O Profet i Allahut, e dimë si të lutemi për paqe për ty, por deshëm të dimë si të lutemi për bekime për ty?!' Ai tha: 'Thoni: 'Allãhumme ṣal-li ‘alã Muḥam-medin ue alã ãli Muḥammed kemã ṣal-lejte ‘alã Ibrãhĩme ue ‘alã ãli Ibrãhĩm, inneke ḥamĩdun Mexhĩd. All-llãhumme bãrik ‘alã Muḥammedin ue ‘alã ãli Muḥammed, kemã bãrakte alã Ibrãhĩme ue ‘alã ãli Ibrãhĩm, inneke Ḥamĩdun Mexhĩd.'" (O Allah, bekoje Muhamedin dhe familjen e Muhamedit, ashtu siç bekove Ibrahimin dhe familjen e Ibrahimit. Ti je i Përlëvduar dhe i Lartmadhëruar! O Allah, begatoje Muhamedin dhe familjen e tij, ashtu siç begatove Ibrahimin dhe familjen e tij. Ti je i Përlëvduar dhe i Lartmadhëruar).

Sahih Muttefek alejhi Sahihu i Buhariut - 6357

Shpjegimi

Sahabët e pyetën Profetin (paqja qoftë mbi të!) për mënyrën e dërgimit të salavateve mbi të në uljen e teshehudit, pasi mënyrën e dërgimit të selamit e kishin mësuar më parë; "Es-selamu alejke ejjuhen-nebijju ue rahmetullahi ue berakatuhu." Profeti (paqja qoftë mbi të!) u tregoi atyre mënyrën e dërgimit të salavateve, kuptimi i të cilave është: "Allãhumme ṣal-li ‘alã Muḥam-medin ue alã ãli Muḥammed" D.m.th: lavdëroje në praninë e kuvendit të lartë Muhamedin bashkë me pasuesit e tij dhe të afërmit e tij besimtarë. "kemã ṣal-lejte ‘alã Ibrãhĩme ue ‘alã ãli Ibrãhĩm." Begatoje Muhamedin (paqja qoftë mbi të!) ashtu siç begatove familjen e Ibrahimit, familja e të cilit përbëhej nga Ibrahimi, Ismaili, Is'haku, pasardhësit dhe pasuesit e tyre besimtarë. "Inneke Ḥamĩdun Mexhĩd." D.m.th: i Përlëvduar në qenien, cilësitë dhe veprimet e Tua dhe i Lartmadhëruar në madhështinë, sundimin dhe mirësinë Tënde. "Allãhumme bãrik ‘alã Muḥammedin ue ‘alã ãli Muḥammed, kemã bãrakte alã Ibrãhĩme ue ‘alã ãli Ibrãhĩm" d.m.th: jepi atij mirësinë dhe begatinë më të madhe, shtoje atë për të dhe bëj që ajo të jetë e pashterueshme!

Mësime nga hadithi

  1. Të parët e këtij umeti shkëmbenin me njëri-tjetrin dhurata nga çështjet e dijes.
  2. Obligueshmëria e dërgimit të salavateve mbi Pejgamberin (paqja qoftë mbi të!) në teshehudin e fundit të namazit.
  3. Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) i mësoi shokëve të tij mënyrën e dërgimit të selamit dhe të salavateve mbi të.
  4. Kjo është forma më e plotë e dërgimit të salavateve mbi Pejgamberin (paqja qoftë mbi të!).

Shfaq përkthimet

58 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
UG ئۇيغۇرچە Ujgurisht
BN বাংলা Bangalisht
FR Français Frëngjisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
DE Deutsch Gjermanisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
SV Svenska Suedisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
KY Кыргызча Kyrgyzisht
NE नेपाली Nepalisht
YO Yorùbá Jorubisht
LT Lietuvių Lituanisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
SO Soomaali Somalisht
TG тоҷикӣ Taxhikisht
RW Kinyarwanda Kinjaruandisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
CS Čeština Çekisht
MOS Moore الموري
MG Malagasy Malagasisht
IT Italiano Italisht
OM Oromoo Oromisht
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
WO Wolof الولوف
AZ Azərbaycan Azerisht
UZ O‘zbek Uzbekisht
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية
KMR Kurmancî الكرمنجية