1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Vlerat dhe rregullat

Hadithi Ruhuni nga padrejtësia, sepse padrejtësia është errësirë në Ditën e Gjykimit. Ruhuni nga koprracia, sepse koprracia i shkatërroi ata që ishin para jush

عَنْ جَابِرِ بْنِ عَبْدِ اللهِ رضي الله عنهما أَنَّ رَسُولَ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ قَالَ:
«اتَّقُوا الظُّلْمَ، فَإِنَّ الظُّلْمَ ظُلُمَاتٌ يَوْمَ الْقِيَامَةِ، وَاتَّقُوا الشُّحَّ، فَإِنَّ الشُّحَّ أَهْلَكَ مَنْ كَانَ قَبْلَكُمْ، حَمَلَهُمْ عَلَى أَنْ سَفَكُوا دِمَاءَهُمْ وَاسْتَحَلُّوا مَحَارِمَهُمْ».

Nga Xhabir ibën Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) përcillet se Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) ka thënë:
"Ruhuni nga padrejtësia, sepse padrejtësia është errësirë në Ditën e Gjykimit. Ruhuni nga koprracia, sepse koprracia i shkatërroi ata që ishin para jush. I shtyu që të derdhin gjakun e njëri-tjetrit dhe të përligjin uzurpimin e të drejtave të njëri-tjetrit."

Sahih Transmeton Muslimi Sahihu i Muslimit - 2578

Shpjegimi

Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) ka paralajmëruar nga padrejtësia. Ndër format e padrejtësisë janë: padrejtësia ndaj njerëzve, padrejtësia ndaj vetes dhe padrejtësia kundrejt detyrimeve që njeriu ka ndaj Allahut të Madhëruar. Përkufizimi i padrejtësisë është: të mos i japësh tjetrit të drejtën që i takon. Padrejtësia do të jetë errësirë në Ditën e Gjykimit ndaj atyre që kanë bërë padrejtësi, duke krijuar vështirësi dhe frikë për ta. Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) ndaloi gjithashtu nga koprracia, e cila do të thotë të jesh shumë dorështrënguar dhe lakmitar i madh. Pjesë e koprracisë është dhe shkujdesja ndaj detyrimeve monetare dhe lakmia e madhe për të mirat materiale. Pikërisht kjo formë e padrejtësisë i shkatërroi popujt që jetuan para nesh, duke i shtyrë ata të vrisnin njëri-tjetrin dhe të përligjnin gjërat që Allahu i pati ndaluar.

Mësime nga hadithi

  1. Ndihma monetare dhe solidarizimi janë pjesë e shkaqeve që krijojnë dashuri dhe marrëdhënie të mira midis vëllezërve.
  2. Dorështrëngimi dhe koprracia i tërheqin njerëzit drejt mëkateve, paturpësive dhe krimeve.
  3. Besimtarët duhet të marrin mësim nga popujt e mëparshëm.

Shfaq përkthimet

57 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
UG ئۇيغۇرچە Ujgurisht
BN বাংলা Bangalisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
DE Deutsch Gjermanisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
SV Svenska Suedisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
KY Кыргызча Kyrgyzisht
NE नेपाली Nepalisht
YO Yorùbá Jorubisht
LT Lietuvių Lituanisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
SO Soomaali Somalisht
TG тоҷикӣ Taxhikisht
RW Kinyarwanda Kinjaruandisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
CS Čeština Çekisht
MOS Moore الموري
MG Malagasy Malagasisht
IT Italiano Italisht
OM Oromoo Oromisht
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
WO Wolof الولوف
AZ Azərbaycan Azerisht
UZ O‘zbek Uzbekisht
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية
KMR Kurmancî الكرمنجية