1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Fikhu dhe bazat e fikhut

Hadithi ka thënë: ''O i Dërguar i Allahut, cila është e drejta e gruas ndaj burrit të saj?'' Ai tha: “Ta ushqesh kur ushqehesh vetë, ta veshësh kur vesh veten ose kur fiton të ardhura, mos ta godasësh në fytyrë, mos e fyej dhe mos e lër (në shpërfillje), përveçse brenda në shtëpi.”

عَنْ مُعَاوِيَةَ الْقُشَيْرِيِّ رضي الله عنه قَالَ:
قُلْتُ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، مَا حَقُّ زَوْجَةِ أَحَدِنَا عَلَيْهِ؟، قَالَ: «أَنْ تُطْعِمَهَا إِذَا طَعِمْتَ، وَتَكْسُوَهَا إِذَا اكْتَسَيْتَ، أَوِ اكْتَسَبْتَ، وَلَا تَضْرِبِ الْوَجْهَ، وَلَا تُقَبِّحْ، وَلَا تَهْجُرْ إِلَّا فِي الْبَيْتِ»

Muavi Kushejriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka transmetuar se
ka thënë: ''O i Dërguar i Allahut, cila është e drejta e gruas ndaj burrit të saj?'' Ai tha: “Ta ushqesh kur ushqehesh vetë, ta veshësh kur vesh veten ose kur fiton të ardhura, mos ta godasësh në fytyrë, mos e fyej dhe mos e lër (në shpërfillje), përveçse brenda në shtëpi.”

Hasen Transmetojnë Ebu Davudi, Ibn Maxhe dhe Ahmedi Suneni i Ebu Davudit - 2142

Shpjegimi

I Dërguari i Allahut ﷺ u pyet për të drejtën e gruas ndaj burrit të saj, dhe ai përmendi disa gjëra, ndër të cilat janë:
E para: Mos e veço veten me ushqim ndaj saj; përkundrazi, ushqeje atë kur ushqehesh vetë.
E dyta: Mos e veço veten me veshje; përkundrazi, vishu dhe vishe edhe atë kur ke mundësi dhe kur fiton pasuri.
E treta: Gruaja nuk duhet të rrihet, përveçse në rast nevoje dhe me arsye të vlefshme. Nëse ka nevojë për disiplinim, si për neglizhencë në obligimet e saj, goditja duhet të jetë e lehtë dhe jo e dëmshme. Për më tepër, nuk lejohet të goditet në fytyrë, sepse ajo është pjesa më e nderuar dhe më e dukshme e trupit, që përmban tiparet më të ndjeshme dhe fisnike.
E katërta: Mos e fyej dhe mos i thuaj: “Allahu ta poshtëroftë fytyrën!”, apo të lidhësh ndonjë pjesë të trupit të saj me shëmtim, që është e kundërta e bukurisë. Kjo, sepse Allahu i Lartësuar është Ai që e ka formësuar fytyrën dhe trupin e njeriut dhe Ai e ka përsosur krijimin e Tij. Kritika ndaj krijesës është një mënyrë e tërthortë për të kritikuar Krijuesin, e ne kërkojmë strehim tek Allahu prej një vepre të tillë.
E pesta: Mos e braktis përveçse në shtrat, dhe mos u largo fizikisht prej saj, as mos e nxirr nga shtëpia. Kjo vlen për rastet normale të braktisjes, që mund të ndodhin mes bashkëshortëve.

Mësime nga hadithi

  1. Përkushtimi i shokëve të Profetit, për të ditur të drejtat që u detyrohen të tjerëve dhe për të njohur të drejtat e tyre vetjake.
  2. Burri është i obliguar t’i sigurojë gruas së tij ushqim, veshje dhe strehim.
  3. Format konkrete dhe abstrakte të dhunës janë të ndaluara.
  4. Një shembull i dhunës së ndaluar është të thuash: “Ti vjen nga një fis i keq” ose “nga një familje e keqe” e të ngjashme.

Shfaq përkthimet

48 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ID Indonesia Indonezisht
BN বাংলা Bangalisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
TA தமிழ் Tamilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
DE Deutsch Gjermanisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
SV Svenska Suedisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
NE नेपाली Nepalisht
LT Lietuvių Lituanisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
TG тоҷикӣ Taxhikisht
RW Kinyarwanda Kinjaruandisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
MOS Moore الموري
MG Malagasy Malagasisht
OM Oromoo Oromisht
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
WO Wolof الولوف
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية