1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Akidja

Hadithi Betohem për Atë në dorën e të cilit është shpirti im, ju do të ndiqni zakonet e atyre që kanë jetuar para jush!

عَنْ أَبِي وَاقِدٍ اللَّيْثِيِّ رضي الله عنه:
أَنَّ رَسُولَ اللهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ لَمَّا خَرَجَ إِلَى حُنَيْنٍ مَرَّ بِشَجَرَةٍ لِلْمُشْرِكِينَ يُقَالُ لَهَا: ذَاتُ أَنْوَاطٍ يُعَلِّقُونَ عَلَيْهَا أَسْلِحَتَهُمْ، فَقَالُوا: يَا رَسُولَ اللهِ، اجْعَلْ لَنَا ذَاتَ أَنْوَاطٍ كَمَا لَهُمْ ذَاتُ أَنْوَاطٍ، فَقَالَ النَّبِيُّ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ: «سُبْحَانَ اللهِ! هَذَا كَمَا قَالَ قَوْمُ مُوسَى {اجْعَلْ لَنَا إِلَهًا كَمَا لَهُمْ آلِهَةٌ} [الأعراف: 138] وَالَّذِي نَفْسِي بِيَدِهِ لَتَرْكَبُنَّ سُنَّةَ مَنْ كَانَ قَبْلَكُمْ».

Nga Ebu Uakid el-Lejthi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përcillet se:
Kur Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) ishte rrugës për në Hunejn, kaloi pranë një peme të idhujtarëve, të cilën e quanin "Dhatu en'uat". Në këtë pemë idhujtarët varnin armët e tyre. Disa nga të pranishmit i thanë Pejgamberit (paqja qoftë mbi të!): "Na cakto dhe neve një Dhatu en'uat siç e kanë ata. Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) tha: "I patëmeta është Allahu! Kjo që sapo thatë është si ajo që tha populli i Musait: "Cakto një zot për ne siç kanë ata zota!" (A'raf: 138) "Betohem për Atë në dorën e të cilit është shpirti im, ju do të ndiqni zakonet e atyre që kanë jetuar para jush!".

Sahih Transmetojnë Tirmidhiu dhe Ahmedi Suneni i Tirmidhiut - 2180

Shpjegimi

Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) u nis drejt Hunejnit, që gjendej në një luginë midis Taifit dhe Mekës, ndërkohë me të ishin dhe disa nga sahabët që sapo kishin hyrë në fenë islame. Ata kaluan pranë një peme, e cila njihej me emrin "Dhatu en'uat" që do të thotë "Pema ku varen gjërat". Idhujtarët e madhëronin këtë pemë dhe varnin në të armët e tyre dhe gjëra të tjera në kërkim të begatisë. Këta sahabë që ishin të rinj në Islam kërkuan nga Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) të caktonte për ta një pemë si ajo, ku të varnin armët e tyre, duke menduar se një gjë e tillë është e lejuar. Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) lëvdoi dhe madhëroi Allahun në formë refuzimi ndaj asaj që ata thanë. Ai i njoftoi se këto fjalë ishin të ngjashme me fjalët që populli i Musait i tha Musait: "Cakto për ne një zot siç kanë ata zota!" Populli i Musait e bënë këtë kërkesë kur panë një popull që adhuronin idhujt. Kështu, ata kërkuan nga ai që të kishin dhe ata idhuj siç kishin idhujtarët. Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) i njoftoi këta sahabë që kjo gjë është imitim i rrugës së popullit të Musait. Mandej Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) njoftoi se ky umet do të ndjekë rrugën e hebrenjve dhe të krishterëve dhe do të bëjë atë që ata kanë bërë. Ai e tha këtë në formë paralajmërimi.

Mësime nga hadithi

  1. Nganjëherë njeriut i pëlqen diçka dhe ai pandeh se ajo e afron atë tek Allahu i Madhëruar, por, në të vërtetë,ajo e largon atë prej Tij.
  2. Është e udhës që muslimani të lartësojë e të madhërojë Allahun kur të dëgjojë diçka që nuk duhet thënë në lidhje me fenë dhe gjithashtu kur çuditet.
  3. Prej formave të shirkut është dhe kërkimi i begatisë nga pemët, gurët dhe sende të tjera. Kjo sepse begatia kërkohet vetëm nga Allahu i Madhëruar.
  4. Arsyeja e adhurimit të idhujve është madhërimi, qëndrimi pranë tyre dhe kërkimi i begatisë prej tyre.
  5. Është detyrë të mbyllen dyert dhe rrugët që të shpiejnë në shirk.
  6. Kritika që ceket në tekstet fetare në raport me hebrenjtë dhe të krishterët shërben si një paralajmërim për ne.
  7. Nuk lejohet përngjasimi me njerëzit e periudhës së injorancës ose me hebrenjtë dhe të krishterët, me përjashtim të atyre çështjeve që vërtetohet me argument se janë pjesë e fesë sonë.

Shfaq përkthimet

58 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
UG ئۇيغۇرچە Ujgurisht
BN বাংলা Bangalisht
FR Français Frëngjisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
DE Deutsch Gjermanisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
SV Svenska Suedisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
KY Кыргызча Kyrgyzisht
NE नेपाली Nepalisht
YO Yorùbá Jorubisht
LT Lietuvių Lituanisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
SO Soomaali Somalisht
TG тоҷикӣ Taxhikisht
RW Kinyarwanda Kinjaruandisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
CS Čeština Çekisht
MOS Moore الموري
MG Malagasy Malagasisht
IT Italiano Italisht
OM Oromoo Oromisht
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
WO Wolof الولوف
AZ Azərbaycan Azerisht
UZ O‘zbek Uzbekisht
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية
KMR Kurmancî الكرمنجية