1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Fikhu dhe bazat e fikhut

Hadithi I Dërguari i Allahut ﷺ e madhëronte Allahun me këto fjalë pas çdo namazi (farz)

عَنْ ‌أَبِي الزُّبَيْرِ قَالَ:
كَانَ ‌ابْنُ الزُّبَيْرِ يَقُولُ فِي دُبُرِ كُلِّ صَلَاةٍ حِينَ يُسَلِّمُ: «لَا إِلَهَ إِلَّا اللهُ وَحْدَهُ لَا شَرِيكَ لَهُ، لَهُ الْمُلْكُ وَلَهُ الْحَمْدُ وَهُوَ عَلَى كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ، لَا حَوْلَ وَلَا قُوَّةَ إِلَّا بِاللهِ، لَا إِلَهَ إِلَّا اللهُ، ‌وَلَا ‌نَعْبُدُ ‌إِلَّا إِيَّاهُ، لَهُ النِّعْمَةُ وَلَهُ الْفَضْلُ وَلَهُ الثَّنَاءُ الْحَسَنُ، لَا إِلَهَ إِلَّا اللهُ مُخْلِصِينَ لَهُ الدِّينَ وَلَوْ كَرِهَ الْكَافِرُونَ» وَقَالَ: «كَانَ رَسُولُ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ يُهَلِّلُ بِهِنَّ دُبُرَ كُلِّ صَلَاةٍ».

Ebu Zubejri tregon:
Ibn Zubejri (Allahu qoftë i kënaqur me të!), pas çdo namazi (farz), pasi jepte selam, thoshte: "S’ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut, që është Një dhe i Pashoq. Atij i takon sundimi e lavdia dhe Ai është i Plotfuqishëm për çdo gjë! S’mund të bëhet asnjë lëvizje dhe nuk ka fuqi për asgjë pa ndihmën e Allahut! S’ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut dhe nuk adhurojmë asnjë tjetër përveç Tij! Dhuntitë dhe mirësitë janë prej Tij dhe vetëm Atij i takon lavdi më i bukur! S’ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut! Adhurimin e kryejmë me sinqeritet vetëm për Të, edhe pse këtë e urrejnë jobesimtarët!" Abdullah ibn Zubejri thoshte: "I Dërguari i Allahut ﷺ e madhëronte Allahun me këto fjalë pas çdo namazi (farz)."

Sahih Transmeton Muslimi Sahihu i Muslimit - 594

Shpjegimi

I Dërguari i Allahut ﷺ e madhëronte (Allahun me) këtë dhikër madhështor pas selamit të çdo namazi farz dhe kuptimi i tij është:
"S’ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut", respektivisht nuk ka zot që meriton të adhurohet pos Allahut.
"që është Një dhe i Pashoq", respektivisht Ai nuk ka ortakë në adhurimin, zotërimin dhe emrat e cilësitë e Tij.
"Atij i takon sundimi", respektivisht Atij i takon sundimi absolut, i përgjithshëm e gjithëpërfshirës, sundimi i qiejve e i Tokës dhe i gjithçkaje që gjendet ndërmjet tyre.
"dhe lavdia", respektivisht Ai përshkruhet me përsosuri absolute, i lavdëruar me përsosuri nga dashuria dhe madhërimi në të gjitha rrethanat, në mirëqenie dhe në gjendje të vështirë.
"Dhe Ai është i Plotfuqishëm për çdo gjë!", pra fuqia e Tij është e përkryer dhe e plotë në çdo aspekt, asgjë nuk mund t'i shpëtojë Atij dhe asgjë nuk është e pamundur për Të.
"S’mund të bëhet asnjë lëvizje dhe nuk ka fuqi për asgjë pa ndihmën e Allahut!" Pra, nuk ka ndryshim nga një gjendje në tjetrën, ose nga mosbindja ndaj Allahut në bindje ndaj Tij, e as fuqi, përveçse me Allahun, sepse Ai është Ndihmësi dhe tek Ai mbështetemi.
"S’ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut dhe nuk adhurojmë asnjë tjetër përveç Tij!", vërtetim i kuptimit se Ai është i denjë për adhurim dhe vërtetim i mohimit të idhujtarisë, dhe se askush nuk meriton të adhurohet përveç Tij.
"Dhuntitë dhe mirësitë janë prej Tij", Ai është që i krijon dhe i posedon dhuntitë dhe ia dhuron kujt të dojë nga robërit e Vet.
"dhe vetëm Atij i takon lavdi më i bukur!", për Qenien, cilësitë, veprat dhe dhuntitë e Tij, si dhe për çdo gjendje.
"S’ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut! Adhurimin e kryejmë me sinqeritet vetëm për Të", pra, duke e veçuar Atë me adhurim, e jo për syefaqësi e prestigj.
"edhe pse këtë e urrejnë jobesimtarët!", pra, jemi të qëndrueshëm në veçimin e Allahut në adhurim, edhe pse këtë e urrejnë jobesimtarët.

Mësime nga hadithi

  1. Është i rekomanduar që ky dhikër të bëhet në vazhdimësi pas çdo namazi farz.
  2. Muslimani është krenar me fenë e tij dhe i shfaq simbolet e fesë, edhe nëse jobesimtarët e urrejnë këtë gjë.
  3. Nëse shprehja “dubur es sal-lah” (pas namazit) vjen në hadith, dhe ajo që përmendet në hadith është dhikër, atëherë në parim ai thuhet pas selamit (përfundimit të namazit), e, nëse është lutje, atëherë thuhet para selamit, para se të përfundojë namazi.

Shfaq përkthimet

64 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
UG ئۇيغۇرچە Ujgurisht
BN বাংলা Bangalisht
FR Français Frëngjisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
TA தமிழ் Tamilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
DE Deutsch Gjermanisht
JA 日本語 Japonisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
SV Svenska Suedisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
KY Кыргызча Kyrgyzisht
NE नेपाली Nepalisht
YO Yorùbá Jorubisht
LT Lietuvių Lituanisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
SO Soomaali Somalisht
TG тоҷикӣ Taxhikisht
RW Kinyarwanda Kinjaruandisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
CS Čeština Çekisht
MOS Moore الموري
MG Malagasy Malagasisht
FF Fulfulde Fulanisht
IT Italiano Italisht
OM Oromoo Oromisht
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
WO Wolof الولوف
BG Български البلغارية
AZ Azərbaycan Azerisht
UZ O‘zbek Uzbekisht
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
BM Bambara البامبارية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية
YAO Yao الياو
KMR Kurmancî الكرمنجية