1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Kueani fisnik dhe shkencat e Kuranit

Hadithi “Nëse një njeri do të synonte të bënte devijim në të, ndërsa ndodhet në Aden të Ebjenit (qytet në Jemen), Allahu do ta bënte të shijonte një dënim të dhembshëm.”

عَنْ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ مَسْعُودٍ رَضِيَ اللَّهُ عَنْهُ رَفَعَهُ:
فِي قَوْلِ اللَّهِ عَزَّ وَجَلَّ: {وَمَنْ يُرِدْ فِيهِ بِإِلْحَادٍ بِظُلْمٍ نُذِقْهُ مِنْ عَذَابٍ أَلِيمٍ} [الحج: 25] قَالَ: «لَوْ أَنَّ رَجُلًا هَمَّ فِيهِ بِإِلْحَادٍ وَهُوَ بِعَدَنِ أَبْيَنَ لَأَذَاقَهُ اللَّهُ عَذَابًا أَلِيمًا».

Nga Abdullah ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmetohet se
lidhur me fjalën e Allahut të Lartmadhëruar: "Dhe kush synon në të devijim me padrejtësi, Ne do ta bëjmë të shijojë një dënim të dhembshëm." (El Haxh, 25), ka thënë: “Nëse një njeri do të synonte të bënte devijim në të, ndërsa ndodhet në Aden të Ebjenit (qytet në Jemen), Allahu do ta bënte të shijonte një dënim të dhembshëm.”

Sahih رواه أحمد والحاكم Mustedreku i Sahihajnit - 3461

Shpjegimi

Abdullah ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) lidhur me fjalën e Allahut të Lartmadhëruar: "Dhe kush synon në të devijim me padrejtësi, Ne do ta bëjmë të shijojë një dënim të dhembshëm." (El Haxh, 25), ka thënë: "Nëse dikush synon dhe vendos të kryejë një vepër të keqe në Haremin e shenjtë të Mekës: duke cenuar shenjtërinë e tij me fjalë ose me vrasje të qëllimshme, që Allahu e ka ndaluar, kjo konsiderohet padrejtësi. Edhe nëse ky qëllim dhe vendosmëri ndodh ndërsa ai gjendet në qytetin Aden të Jemenit, ai meriton dënimin e dhembshëm të Allahut për këtë, edhe nëse nuk e zbaton atë. Mjafton që e ka vendosur në zemër.

Mësime nga hadithi

  1. Në hadith theksohet statusi i veçantë i Haremit dhe detyrimi për ta nderuar atë.
  2. Sidiu ka thënë: "Ky ajet fisnik thekson detyrimin për të respektuar Haremin e shenjtë, domosdoshmërinë e madhërimit të tij të thellë dhe paralajmërimin kundër synimit ose kryerjes së mëkateve në të."
  3. Dahaku ka thënë: "Një njeri mund të synojë të bëjë mëkat në Mekë, ndërsa ndodhet në një vend tjetër, dhe kjo do t’i regjistrohet kundër tij (si mëkat), edhe nëse nuk e kryen."

Shfaq përkthimet

35 Gjuha
EN English Anglisht
ID Indonesia Indonezisht
BN বাংলা Bangalisht
TR Türkçe Turqisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
MOS Moore الموري
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية