1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Kueani fisnik dhe shkencat e Kuranit

Hadithi “Pasha Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti im, ajo vlen sa një e treta e Kuranit.”

عَنْ أَبِي سَعِيدٍ الخُدْرِيِّ رَضيَ اللهُ عنهُ:
أَنَّ رَجُلًا سَمِعَ رَجُلًا يَقْرَأُ: {قُلْ هُوَ اللَّهُ أَحَدٌ} يُرَدِّدُهَا، فَلَمَّا أَصْبَحَ جَاءَ إِلَى رَسُولِ اللَّهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ فَذَكَرَ ذَلِكَ لَهُ، وَكَأَنَّ الرَّجُلَ يَتَقَالُّهَا، فَقَالَ رَسُولُ اللَّهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ: «وَالَّذِي نَفْسِي بِيَدِهِ إِنَّهَا لَتَعْدِلُ ثُلُثَ القُرْآنِ».

Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon
se një burrë dëgjoi një person duke e përsëritur disa herë leximin e sures Ihlas (në namaz). Në mëngjes, vajti tek i Dërguari i Allahut ﷺ dhe i tregoi, duke aluduar në shkurtësinë e saj. I Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Pasha Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti im, ajo vlen sa një e treta e Kuranit.”

Sahih Transmeton Buhariu Sahihu i Buhariut - 5013

Shpjegimi

Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përmendi se një njeri dëgjoi një tjetër duke e lexuar suren Ihlas vazhdimisht gjatë gjithë natës, pa shtuar asgjë tjetër. Të nesërmen, ai shkoi tek i Dërguari i Allahut ﷺ dhe ia përmendi këtë. Pyetësi, sikur e konsideronte se nuk ishte mjaftueshëm. Atëherë, Profeti ﷺ u betua për të konfirmuar: “Pasha Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti im, ajo vlen sa një e treta e Kuranit.”

Mësime nga hadithi

  1. Vlera e sures Ihlas, dhe se ajo është e barabartë me një të tretën e Kuranit.
  2. Lejohet të lexosh një numër të vogël ajetesh gjatë namazit të natës dhe t’i përsëritësh ato, pa i ulur vlerën.
  3. Maziriu ka thënë: "Është thënë: Kurani përbëhet nga tri kategori: tregime, vendime fetare dhe cilësi të Allahut të Lartësuar. Kështu që surja Ihlas: "Thuaj: “Ai është Allahu, Një dhe i Vetëm", i përket vetëm cilësive të Allahut, duke e bërë atë një të tretën - një pjesë nga tri kategoritë. Gjithashtu është thënë: Kjo do të thotë se shpërblimi për leximin e saj shumëzohet dhe është i barabartë me shpërblimin e leximit të një të tretës së Kuranit, pa ndonjë shumëzim shtesë."

Shfaq përkthimet

35 Gjuha
EN English Anglisht
ID Indonesia Indonezisht
BN বাংলা Bangalisht
TR Türkçe Turqisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
MOS Moore الموري
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية