1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Akidja

Hadithi kur Profeti ﷺ hynte në xhami, thoshte: “Eudhu bilahil adhim, ve bivexhhihil kerim, ve sultanihil kadim, minesh shejtani err rraxhim (I kërkoj mbrojtje Allahut të Madhërishëm me Fytyrën e Tij Fisnike dhe pushtetin e Tij të lashtë nga shejtani i mallkuar!)”

عن عبد الله بن عمرو بن العاص رضي الله عنهما:
عن النبي صلى الله عليه وسلم أنه كان إذا دخل المسجد قال: «أعوذ بالله العظيم، وبوجهه الكريم، وسلطانه القديم، من الشيطان الرَّجِيم»، قال: أَقَطُّ؟ قلت: نعم، قال: فإذا قال ذلك قال الشيطان: حُفِظَ منِّي سائر اليوم.

Abdullah ibn Amër ibn Asi (Allahu qoftë i kënqur me të!) tregon
se kur Profeti ﷺ hynte në xhami, thoshte: “Eudhu bilahil adhim, ve bivexhhihil kerim, ve sultanihil kadim, minesh shejtani err rraxhim (I kërkoj mbrojtje Allahut të Madhërishëm me Fytyrën e Tij Fisnike dhe pushtetin e Tij të lashtë nga shejtani i mallkuar!)” Më tha: “Vetëm kaq?” - Po, - i thashë. Më tha (se Profeti ﷺ ka thënë): “Kur ta thotë këtë, shejtani thotë: “U mbrojt nga unë për tërë ditën.”

Hasen Transmeton Ebu Davudi Suneni i Ebu Davudit - 466

Shpjegimi

Kur Profeti ﷺ hynte në xhami, thoshte: “Eudhu bilahil adhim", respektivisht: mbrohem dhe strehohem tek Allahu. "ve bivexhhihil kerim", respektivisht: mbrohem tek Allahu me Fytyrën e Tij fisnike dhe bujare. "ve sultanihi", pra, dominimi, fuqia dhe pushteti i Tij mbi këdo që Ai dëshiron nga krijesat e Tij. "el kadim", pra, i pafillimtë dhe i përhershëm. "mine shejtani rraxhim", pra, shejtani i larguar dhe i dëbuar nga mëshira e Allahut. Pra: "O Allah, më ruaj nga cytja, mashtrimi, hapat, mendimet, joshja dhe lajthitja e tij, sepse ai është shkaktar i devijimit dhe nxitës i humbjes dhe injorancës!" Abdullah ibn Amrit iu tha: "Vetëm kaq?" Pra, a vetëm kaq ka thënë Profeti ﷺ? - Po, - tha ai.
Kur ta thotë këtë lutje ai që futet në xhami, atëherë shejtani do të thotë: "Ky që hyri e ka mbrojtur veten nga unë gjatë tërë kohës: gjatë ditës dhe natës."

Mësime nga hadithi

  1. Vlera e lutjes përmes këtij dhikri gjatë hyrjes në xhami, meqë e ruan nga shejtani atë që e thotë pjesën e mbetur të ditës.
  2. Tërheqja e vërejtjes nga shejtani, sepse ai i zë pritë muslimanit për ta lajthitur dhe për ta mashtruar.
  3. Njeriu (besimtar) do të mbrohet nga devijimi dhe mashtrimi i shejtanit në atë masë që zemra e tij i beson Allahut, e jetëson këtë lutje dhe i beson premtimit të Allahut, që rrjedh si shkak i thënies së këtij dhikri.

Shfaq përkthimet

53 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
UG ئۇيغۇرچە Ujgurisht
BN বাংলা Bangalisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
TA தமிழ் Tamilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
DE Deutsch Gjermanisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
SV Svenska Suedisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
KY Кыргызча Kyrgyzisht
NE नेपाली Nepalisht
LT Lietuvių Lituanisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
TG тоҷикӣ Taxhikisht
RW Kinyarwanda Kinjaruandisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
CS Čeština Çekisht
MOS Moore الموري
MG Malagasy Malagasisht
OM Oromoo Oromisht
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
WO Wolof الولوف
AZ Azərbaycan Azerisht
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية