1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Fikhu dhe bazat e fikhut

Hadithi se një burrë mori abdes dhe e la një pjesë në këmbën e tij sa një thua pa e larë. Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) e pa dhe i tha: "Kthehu dhe merr abdes mirë!" Ai e përmirësoi abdesin dhe pastaj u fal

عَنْ جَابِرٍ رضي الله عنه قال: أَخْبَرَنِي عُمَرُ بْنُ الْخَطَّابِ:
أَنَّ رَجُلًا تَوَضَّأَ فَتَرَكَ مَوْضِعَ ظُفُرٍ عَلَى قَدَمِهِ فَأَبْصَرَهُ النَّبِيُّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ فَقَالَ: «ارْجِعْ فَأَحْسِنْ وُضُوءَكَ» فَرَجَعَ، ثُمَّ صَلَّى.

Nga Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përcillet se ka thënë që Omer ibën Hatabi i ka treguar
se një burrë mori abdes dhe e la një pjesë në këmbën e tij sa një thua pa e larë. Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) e pa dhe i tha: "Kthehu dhe merr abdes mirë!" Ai e përmirësoi abdesin dhe pastaj u fal.

Sahih bi shevahidi Transmeton Muslimi Sahihu i Muslimit - 243

Shpjegimi

Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka treguar se Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) pa një burrë, i cili e kishte mbaruar marrjen e abdesit, por kishte lënë një pjesë në këmbën e tij sa një thua pa e larë gjatë abdesit. Ai i tha atij duke ia bërë me shenjë nga pjesa e palarë: "Kthehu dhe merr abdes mirë, duke e plotësuar atë dhe duke i dhënë çdo gjymtyre hisen e ujit që i takon." Burri u kthye, e plotësoi abdesin, pastaj u fal.

Mësime nga hadithi

  1. Obligimi i nxitimit në urdhërimin për mirë dhe këshillimin e të paditurit dhe të pavëmendshmit, sidomos kur mangësia e tij bëhet shkak për prishjen e adhurimit.
  2. Obligimi i larjes me ujë të të gjitha gjymtyrëve të abdesit dhe se nëse dikush lë një pjesë të një gjymtyre pa e larë, qoftë dhe pak, abdesi i tij nuk është i saktë dhe ai duhet ta përsërisë atë nga fillimi, nëse distanca kohore është e gjatë.
  3. Ligjshmëria e përsosjes së abdesit, duke e plotësuar dhe përkryer atë sipas mënyrës së urdhëruar nga sheriati.
  4. Këmbët janë pjesë e gjymtyrëve të abdesit dhe nuk mjafton fërkimi i tyre me dorë të lagur, por duhet të lahen patjetër.
  5. Gjymtyrët e abdesit duhet të lahen njëra pas tjetrës, duke mos u vonuar aq sa të thahet gjymtyra paraprake.
  6. Padija dhe harresa nuk e shfuqizojnë obligimin. Ato shfuqizojnë vetëm mëkatin. Ngase Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) nuk e shfuqizoi obligimin nga ky burrë, i cili nuk e kishte përkryer abdesin e tij për shkak të padijes, por e urdhëroi ta përsëriste atë.

Shfaq përkthimet

58 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
UG ئۇيغۇرچە Ujgurisht
BN বাংলা Bangalisht
FR Français Frëngjisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
DE Deutsch Gjermanisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
SV Svenska Suedisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
KY Кыргызча Kyrgyzisht
NE नेपाली Nepalisht
YO Yorùbá Jorubisht
LT Lietuvių Lituanisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
SO Soomaali Somalisht
TG тоҷикӣ Taxhikisht
RW Kinyarwanda Kinjaruandisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
CS Čeština Çekisht
MOS Moore الموري
MG Malagasy Malagasisht
IT Italiano Italisht
OM Oromoo Oromisht
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
WO Wolof الولوف
AZ Azərbaycan Azerisht
UZ O‘zbek Uzbekisht
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية
KMR Kurmancî الكرمنجية