1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Fikhu dhe bazat e fikhut

Hadithi “Çdo musliman që merr abdes me përsosuri, pastaj ngrihet dhe i fal dy rekate, i përqendruar në të me zemër dhe trup, e meriton hyrjen në Xhenet.”

عَنْ عُقْبَةَ بْنِ عَامِرٍ رضي الله عنه قَالَ: كَانَتْ عَلَيْنَا رِعَايَةُ الْإِبِلِ فَجَاءَتْ نَوْبَتِي فَرَوَّحْتُهَا بِعَشِيٍّ فَأَدْرَكْتُ رَسُولَ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ قَائِمًا يُحَدِّثُ النَّاسَ فَأَدْرَكْتُ مِنْ قَوْلِهِ:
«مَا مِنْ مُسْلِمٍ يَتَوَضَّأُ فَيُحْسِنُ وُضُوءَهُ، ثُمَّ يَقُومُ فَيُصَلِّي رَكْعَتَيْنِ، مُقْبِلٌ عَلَيْهِمَا بِقَلْبِهِ وَوَجْهِهِ، إِلَّا وَجَبَتْ لَهُ الْجَنَّةُ» قَالَ فَقُلْتُ: مَا أَجْوَدَ هَذِهِ، فَإِذَا قَائِلٌ بَيْنَ يَدَيَّ يَقُولُ: الَّتِي قَبْلَهَا أَجْوَدُ، فَنَظَرْتُ فَإِذَا عُمَرُ قَالَ: إِنِّي قَدْ رَأَيْتُكَ جِئْتَ آنِفًا، قَالَ: «مَا مِنْكُمْ مِنْ أَحَدٍ يَتَوَضَّأُ فَيُبْلِغُ - أَوْ فَيُسْبِغُ - الْوَضُوءَ ثُمَّ يَقُولُ: أَشْهَدُ أَنْ لَا إِلَهَ إِلَّا اللهُ وَأَنَّ مُحَمَّدًا عَبْدُ اللهِ وَرَسُولُهُ إِلَّا فُتِحَتْ لَهُ أَبْوَابُ الْجَنَّةِ الثَّمَانِيَةُ يَدْخُلُ مِنْ أَيِّهَا شَاءَ».

Ukbe ibn Amiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ne i ruanim devetë dhe, kur erdhi radha ime, i ktheva devetë në shtëpi në mbrëmje. Të Dërguarin e Allahut ﷺ e gjeta duke u ligjëruar njerëzve dhe i zura fjalët:
“Çdo musliman që merr abdes me përsosuri, pastaj ngrihet dhe i fal dy rekate, i përqendruar në të me zemër dhe trup, e meriton hyrjen në Xhenet.” Thashë: “Sa e bukur kjo!” Sakaq dikush nga mbrapa më tha: “Para kësaj ishte një edhe më e mirë.” Kur shikova, pashë Omerin. Ai më tha: “Të pashë se erdhe tash vonë." Pejgamberi ﷺ tha: “Secili që merr abdes me përsosuri, pastaj thotë: "Eshhedu en la ilahe il-lallah ve enne Muhameden abduhu ve resuluhu (Dëshmoj se s'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut dhe se Muhamedi është rob dhe i Dërguari i Tij)", i hapen tetë dyert e Xhenetit, që të hyjë nga cila të dojë.”

Sahih Transmeton Muslimi Sahihu i Muslimit - 234

Shpjegimi

Profeti ﷺ, teksa ligjëronte, i sqaroi dy virtyte madhështore:
I pari: ai që merr abdes me përsosuri, e plotëson dhe e përkryen sipas metodës profetike e i jep çdo gjymtyre sasinë e duhur të ujit, e pastaj thotë: "Eshhedu en la ilahe il-lallah ve enne Muhameden abduhu ve resuluhu (Dëshmoj se s'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut dhe se Muhamedi është rob dhe i Dërguari i Tij)", i hapen tetë dyert e Xhenetit, të hyjë nga cila të dojë.”
I dyti: ai që e merr këtë abdes të plotë dhe të përkryer, pastaj ngrihet pas këtij abdesi dhe i fal dy rekate, i përqëndruar në të me zemrën e tij me sinqeritet dhe përkushtim, duke ia dorëzuar fytyrën dhe të gjitha gjymtyrët e tij Allahut, Xheneti do t'i bëhet obligim.

Mësime nga hadithi

  1. Mirësia e Allahut të Lartësuar është e madhe, meqë Ai shpërblen shumë për një vepër të vogël.
  2. Përligjja e marrjes së abdesit në formë të plotë dhe të përsosur, falja e dy rekateve me përulje pas tij dhe shpërblimi madhështor që arrihet me këtë vepër.
  3. Marrja abdes në mënyrë të përsosur dhe thënia e këtij dhikri pas tij është prej shkaqeve për të hyrë në Xhenet.
  4. Ky dhikër po ashtu është i rekomanduar të thuhet nga ai që merr gusël.
  5. Sahabët ishin të prirë për të bërë të mira, si mësimi dhe përhapja e diturisë, si dhe bashkëpunonin për të bërë këtë dhe për çështje të tjera të kësaj bote.
  6. Dhikri pas abdesit e kristalizon dhe e pastron zemrën nga shirku (idhujtaria), ashtu siç e pastron abdesi trupin nga papastërtia.

Shfaq përkthimet

52 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
BN বাংলা Bangalisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
TA தமிழ் Tamilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
DE Deutsch Gjermanisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
SV Svenska Suedisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
KY Кыргызча Kyrgyzisht
NE नेपाली Nepalisht
LT Lietuvių Lituanisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
TG тоҷикӣ Taxhikisht
RW Kinyarwanda Kinjaruandisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
CS Čeština Çekisht
MOS Moore الموري
MG Malagasy Malagasisht
OM Oromoo Oromisht
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
WO Wolof الولوف
AZ Azərbaycan Azerisht
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية