1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Akidja

Hadithi “Nuk ndodh që dikush ta etiketojë tjetrin si mëkatar e as ta etiketojë me kufër, e kjo të mos i kthehet vetë atij, nëse i etiketuari nuk është i tillë.”

عَنْ أَبِي ذَرٍّ رَضِيَ اللَّهُ عَنْهُ أَنَّهُ سَمِعَ النَّبِيَّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ يَقُولُ:
«لاَ يَرْمِي رَجُلٌ رَجُلًا بِالفُسُوقِ، وَلاَ يَرْمِيهِ بِالكُفْرِ، إِلَّا ارْتَدَّتْ عَلَيْهِ، إِنْ لَمْ يَكُنْ صَاحِبُهُ كَذَلِكَ».

Ebu Dherri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka dëgjuar Profetin ﷺ duke thënë:
“Nuk ndodh që dikush ta etiketojë tjetrin si mëkatar e as ta etiketojë me kufër, e kjo të mos i kthehet vetë atij, nëse i etiketuari nuk është i tillë.”

Sahih Muttefek alejhi Sahihu i Buhariut - 6045

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith ka paralajmëruar se kush i thotë një personi tjetër: "Ti je mëkatar (ar. fasik)." Ose: "Ti je jobesimtar." Nëse ky person nuk është ashtu siç tha ai, atëherë ky përshkrim i kthehet atij që e tha. Mirëpo, nëse ai person është ashtu siç u tha, atëherë nuk ka gjynah mbi atë që e tha, sepse ka folur të vërtetën.

Mësime nga hadithi

  1. Është e ndaluar ta etiketosh një musliman për mosbesim apo mëkat pa arsye të lejuar nga feja.
  2. Verifikimi është i detyrueshëm para se të jepen gjykime për njerëzit (muslimanët).
  3. Ibën Dekik Idi thënë: “Ky është një kërcënim i rëndë për atë që e akuzon padrejtësisht një musliman për mosbesim (duke e bërë tekfir), gjë që është një rrezik i madh.”
  4. Ibën Haxher Askalaniu ka thënë: “Fakti që ai nuk bëhet automatikisht mëkatar apo jobesimtar (kur ta etiketojë padrejtësisht), nuk do të thotë se nuk është mëkatar, kur i thotë tjetrit: "Ti je mëkatar"; përkundrazi, kjo çështje kërkon sqarim të hollësishëm. Nëse ai e ka për qëllim këshillimin e tij apo të të tjerëve duke sqaruar gjendjen e tij, atëherë kjo është e lejuar. Por nëse e ka për qëllim fyerjen, turpërimin dhe ofendimin e tij, atëherë kjo është e ndaluar, sepse ai është i urdhëruar t'i fshehë mangësitë e tij dhe ta mësojë e ta këshillojë në mënyrën më të bukur. Prandaj, kurdo që mund ta realizojë këtë në mënyrë të butë, nuk i lejohet ta bëjë në mënyrë të ashpër, sepse mund të bëhet shkak që ai të sprovohet dhe të këmbëngulë në atë vepër, sepse shumë njerëz natyrshëm veprojnë kështu me ata që janë të ashpër. E sidomos e refuzojnë urdhrin kur ai vjen nga dikush që është më poshtë se ata në pozitë.”

Shfaq përkthimet

49 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
BN বাংলা Bangalisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
TA தமிழ் Tamilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
DE Deutsch Gjermanisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
SV Svenska Suedisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
NE नेपाली Nepalisht
LT Lietuvių Lituanisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
TG тоҷикӣ Taxhikisht
RW Kinyarwanda Kinjaruandisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
MOS Moore الموري
MG Malagasy Malagasisht
OM Oromoo Oromisht
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
WO Wolof الولوف
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية