عَنْ عَائِشَةَ أُمِّ المُؤْمِنينَ رَضي الله عنها أَنَّهَا قَالَتْ:
إِنَّ أُمَّ حَبِيبَةَ بِنْتَ جَحْشٍ الَّتِي كَانَتْ تَحْتَ عَبْدِ الرَّحْمَنِ بْنِ عَوْفٍ شَكَتْ إِلَى رَسُولِ اللهِ صلى الله عليه وسلم الدَّمَ، فَقَالَ لَهَا: «امْكُثِي قَدْرَ مَا كَانَتْ تَحْبِسُكِ حَيْضَتُكِ، ثُمَّ اغْتَسِلِي». فَكَانَتْ تَغْتَسِلُ عِنْدَ كُلِّ صَلَاةٍ.

Nga Aishja nëna e besimtarëve (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përcillet se ka thënë:
"Umu Habibja, e bija e Xhahshit, e cila ishte në kurorën e Abdurrahman ibn Aufit, iu ankua Pejgamberit (paqja qoftë mbi të!) për rrjedhjen e gjakut. Ai i tha:"Rri aq kohë sa të mbanin menstruacionet dhe pastaj lahu!"

Sahih Transmeton Muslimi Sahihu i Muslimit - 334

Shpjegimi

Një sahabije iu ankua Pejgamberit (paqja qoftë mbi të!) për rrjedhjen e vazhdueshme të gjakut dhe ai e urdhëroi të mos falej për aq kohë sa zgjasnin menstruacionet e saj para se të shfaqej kjo situatë e re dhe më pas të lahej dhe të falej. Ajo lahej në mënyrë vullnetare për çdo namaz.

Mësime nga hadithi

  1. Istihada quhet gjaku që rrjedh nga organi gjenital i gruas pas periudhës së ciklit të zakonshëm menstrual.
  2. Gruaja e cila vuan nga istihada duhet ta konsiderojë veten e saj me menstruacione në ditët që i vinin menstruacionet, para se të shfaqej gjaku i istihadas.
  3. Pasi të mbarojnë ditët e ciklit të saj të vërtetë, ajo konsiderohet e pastruar nga menstruacionet edhe pse rrjedhja e gjakut të istihadas vazhdon. Kësisoj ajo duhet të lahet me mbarimin e ditëve të menstruacioneve.
  4. Gruaja që vuan nga istihada nuk e ka për detyrë të lahet për çdo namaz. Sahabija e cekur në këtë hadith lahej me dëshirën e saj dhe jo me tekst nga sheriati. Nëse një gjë e tillë do të ishte e detyrueshme, atëherë Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) do t'i kishte treguar asaj.
  5. Gruaja që vuan nga istihada duhet të marrë abdes për çdo namaz, sepse papastërtia e saj është e vazhdueshme dhe e pandërprerë. Njësoj si ajo duhet të veprojnë edhe ata që kanë papastërti të tjera të përhershme, si ai që vuan nga rrjedhja e vazhdueshme e urinës apo nga dalja e vazhdueshme e gazrave.
  6. Duhet pyetur njerëzit e ditur për çështjet e paqarta të fesë, ashtu siç u ankua kjo grua dhe e pyeti Pejgamberin (paqja qoftë mbi të!) për gjakun e shpeshtë që i rridhte.

Shfaq përkthimet

58 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
UG ئۇيغۇرچە Ujgurisht
BN বাংলা Bangalisht
FR Français Frëngjisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
DE Deutsch Gjermanisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
SV Svenska Suedisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
KY Кыргызча Kyrgyzisht
NE नेपाली Nepalisht
YO Yorùbá Jorubisht
LT Lietuvių Lituanisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
SO Soomaali Somalisht
TG тоҷикӣ Taxhikisht
RW Kinyarwanda Kinjaruandisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
CS Čeština Çekisht
MOS Moore الموري
MG Malagasy Malagasisht
IT Italiano Italisht
OM Oromoo Oromisht
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
WO Wolof الولوف
AZ Azərbaycan Azerisht
UZ O‘zbek Uzbekisht
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية
KMR Kurmancî الكرمنجية