1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Akidja

Hadithi “Atij që vdes, i shfaqet vendqëndrimi (i botës tjetër), mëngjes e mbrëmje

عَنْ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ عُمَرَ رَضِيَ اللَّهُ عَنْهُمَا: أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ قَالَ:
«إِنَّ أَحَدَكُمْ إِذَا مَاتَ عُرِضَ عَلَيْهِ مَقْعَدُهُ بِالْغَدَاةِ وَالعَشِيِّ، إِنْ كَانَ مِنْ أَهْلِ الجَنَّةِ فَمِنْ أَهْلِ الجَنَّةِ، وَإِنْ كَانَ مِنْ أَهْلِ النَّارِ فَمِنْ أَهْلِ النَّارِ، فَيُقَالُ: هَذَا مَقْعَدُكَ حَتَّى يَبْعَثَكَ اللَّهُ يَوْمَ القِيَامَةِ».

Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Atij që vdes, i shfaqet vendqëndrimi (i botës tjetër), mëngjes e mbrëmje. Nëse është banor i Xhenetit, vendi i banorëve të Xhenetit, e, nëse është banor i Zjarrit, vendi i banorëve të Zjarrit. Pastaj, i thuhet: “Ky është vendi yt, derisa Allahu të të ringjallë në Ditën e Kiametit.”

Sahih Muttefek alejhi Sahihu i Buhariut - 1379

Shpjegimi

Profeti ﷺ njoftoi se kur një rob vdes, atij i tregohet banesa e tij dhe vendi i tij i caktuar në Xhenet ose në Zjarr, në fillim dhe në fund të çdo dite. Vendi i tij në Xhenet, nëse është prej banorëve të Xhenetit, dhe vendi i tij në Zjarr, nëse është prej banorëve të Zjarrit. Atij do t’i thuhet: "Ky është vendi yt, në të cilin do të ringjallesh në Ditën e Kiametit.'' Kjo është një mjet ngushëllimi dhe kënaqësie për besimtarin dhe një ndëshkim për jobesimtarin.

Mësime nga hadithi

  1. Ndëshkimi dhe begatia në varr janë të vërteta.
  2. Ibn Haxheri ka thënë: "Kjo paraqitje është e qartë për besimtarin e devotshëm dhe për jobesimtarin. Sa i përket besimtarit mëkatar, është gjithashtu e mundur që atij t’i tregohet vendi i tij në Xhenet, tek i cili do të përfundojë."

Shfaq përkthimet

40 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
UG ئۇيغۇرچە Ujgurisht
BN বাংলা Bangalisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
MOS Moore الموري
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية